Skip to main content

Posts

Showing posts from 2016

Njëmijë e një nyje të dhimbshme!

Më ka dërrmuar kjo histori, më kap si fëmijë që tërheq nënën prej këmbe me ngulmimin për pak vëmëndje! Bie në mendime, më ngjajnë aq të buta si jastëk ku përnatë vë kryet! Heshtja fitoi, më mundi në këtë raund dhe e lashë të hapur mbi tavolinë zemërimin që më mbante shpirti. Sa e sa herë i kisha përsëritur vetes se trishtimi është i keq kur shfaqet në publik, është armik i imi... Fillova të mendohesha përsëri, ndonëse e shqetësuar nuk e sulmova më veten si fajtore, fundja ishe ti që zotëroje aftësinë t'i ktheje gabimet në mister! Se si ma gërryjnë kraharorin ato pikëpyetje vetëm unë e di... Nuk bëra më asnjë shenjë për t'u dhënë kënaqësi syve të atyre që më rrethonin, se ende në sipërfaqe nuk kishte dalë e vërteta jote e përbërë nga njëmijë e një nyje të dhimbshme që m'a kishin këputur mëndjen! Tek unë, ende jetonin të gjitha thurjet e një kohe të lumtur. U ngrita prej aty e ndesha shikimin në ty, nuk fola, mbyta në det dhe njëherë vërshimin që nuk trembej

Lamtumirën dot s'e mbaj...

Ti hyre aty ku nuk guxoi askush ta bënte, gjete rrugën më të thjeshtë të mundshme dhe zbute cdo hendek ndërmjet, ti e zhveshe botën nga kotësirat e një maske që mbulon fytyrën e vërtetë, ti i veshur me një guxim që rëndom thuhej "prej të cmenduri", erdhe në shpirtin tim... Ashtu sic ti dije, me zë të lartë e me zhurmë, me të vërteta, të zhveshurat që i trembin sot të gjallët, vetëm ti munde, ti nuk do dështoje kurrë, ti i veshuri në zemër e shpirt me njëmijë ndjesi! Ti erdhe... Erdhe për të mos ikur asnjëherë! Nuk solle me vete asnjë shabllon të sfilitur prej premtimeve boshe, nuk u zotove për të ndryshuar, ti erdhe i tillë sic je edhe tani, me një vrull të pashoq për jetën, emocionin, të bukurën, në një kohë të shkurtër por që shpirtin të mban plot për gjithë jetën! Do të lexosh tek unë gjithë jetën, veten! Do të gjesh pak nga pak në cdo rresht të fshehur diku një pulsim që të përket, do të gjesh edhe njëherë në rrugët që dikur bëje, një kujtim të mbetur peng.

Mjerisht, misteret u zhdukën bashkë me ty...

Vështirë e kam ta pranoj në sytë e botës, por vetes ja fsheh si një lodër që fëmijës ja heq sysh! Nuk isha asnjëherë në kërkim të përgjigjeve, mendja fliste në emrin tënd cdo justifikim. Të kujtoj dhe njëherë sa premtime mbetën aty të shkreta si një libër i vjetër botuar herët... Të të rikujtoj dhe njëherë si fjalët kishin kuptim, e si u tret domethënia e tyre me heshtjen e pashoq. Mbetën rrugët pa një kujtim, ato të shkreta vende ku ishin veshur me kurorën "në strehën tonë", i lanë dhe të tjerët gojë-mbyllur, si një kuti pa një fije shkrepse mbetur sa për të ndezur një qiri në emër të së shkuarës, varrosur pa lule mbi krye... Ditëve të lumtura nuk kam kohë të të kujtoj, por në orën boshe, me kryet mbështetur e syte ngulur në akrepat e orës, më vjen ndërmend dhe njëherë aroma e ditëve plot, ku edhe syve të botës u vishej një mantel lumturie, si drita që lëshonte shpirti ynë i bërë bashkë! Se di a na deshën apo nga dashuria e tepërt u velën e na braktisën dhe ata...

Je e bekuar, je femër!

Ishte një vajzë në cepin e rrugës tjetër, veshur thjeshtë, nxitonte me frymën që lëshonte avull dhe këpucët e sheshta që as zhurmë nuk lëshonin, ishte një vajzë e thjeshtë, me siguri një bijë, ende jo një bashkëshorte, ndoshta e dashura e zemrës së dikujt! Nxitonte... në mëngjes herët! Ishte një zonjë që lëshonte siguri në hapa jo të shpejtë, palltoja e zezë dhe shalli lidhur mbi të, jepnin siluetën e një force të butë si femra e plotësuar dhe e qetë! Me siguri bashkëshorte, nënë, madje mund të mendosh se ishte edhe gjyshe e re... Lëshontë qeliza lumturie në ajër! Ishte një femër!Femër, në ecje, shikim, veshje. Ishte një femër me trokitjen e takës mbi trotuar që zhurmonte edhe veshin më të shurdhët, në krah mbante gjithë cantën me vlerat që ja njihte vetes më së miri. Në kurorë i ndizej krenaria. Ishte një femër tek të 30-tat, një kornizë ndjellëse e një njeriu të plotësuar... Ishte një vajzë, ngazëllehej në të qeshura, më ngjante se ajo nuk ndjente ftohtë, se shkëndija të

Dritat shuhen kur zemrat ndizen!

Ndoqëm cdo  trishtim, heshtje e dhimbje, në cdo hap u tretëm ngadalë! I lamë pas të gjitha, mirëkuptimin, dashamirësinë. Rendëm turr e vrap të urrehemi e pak nga pak t'ja helmojmë ditët vitit! Sa shpejt u venit dëshira! Si një zemër e mjerë u tulat për të fundit herë në gjurmët tona... Sa ftohtë bën në ëndrrat e mia. Sa pak gjumë për lodhje të shkuara! Si u dogj kështu  një qiri i kuq, ende pa ardhur një trokitje në derë për një përqafim… Shuaj  të gjitha dritat, e stolisjet prej peme hiqi një nga një, mësomë në të njëjtën formë si ta zhbëj dashurinë. Mi fshij ditët e më zhduk kujtimet e digj bashkë me to cdo frymëmarrje të marrë bashkë. Provo të jetosh edhe njëherë emocionet e ëmbla të një historie krahë-këputur, vetëm, pa mua aty! Sa i shkretë ngjan sirtari bosh pa të voglat e tua! Një laps mbetur braktisur pa lënë shenjë në ditë me zgjim e me zgjime ndjesish të reja. Një shtëpi pa zemër mbeti! Një zemër lodhur në cepin e një dhome veshur me zbrazëtirën tonë! Rrëzuam c

Bëje botën ende një vend të banueshëm!

Përtej vetes, të duash dikë fort, ti japësh  zemër prej zemrës e me përqafim ti thuash,  je botë! Përtej kohës, të qëndrosh aty, në ditët e ngrohta të verës e në trishtimin e ditëve gri e në përvjetore të cdo viti plot gojë të shquash, ti ishe aty, je edhe tani! Pas një fluturimi, të zbresësh me zemrën plot ankth, të ndjesh se dikush aty jashtë të pret, e duke derdhur një lot ta puthësh e në sy ti thuash, larg nuk të jetoj dot! Përtej dhimbjes që dikush të ka shkaktuar, fale, jepi mundesinë të ndjejë peshën e fajit, jepi dhe një dorë për ti thënë, unë nuk jam si ti! Unë jam e përbërë me molekula të një ajri me dashuri, nuk jetoj dot në hapësira si e jotja... Përtej një bisede me një fëmijë tre vjecar,nga ato të sinqertat, me pyetjet më naive në botë, me përqafimet më të ngrohta, ndjej se sa vlerë ka një shpirt i lumtur, i derdhur në globin e mëndjes së tij... Pas një dite të lodhshme, ruaj një kujtim të mirë, jo të gjitha frymët janë kundër erës tënde, mendo se është vlerë

Qyteti ynë, i vetmi i mbetur i përbashkët!

Në prag krishtlindjesh, kur aroma e ngrohtë e festës të ketë rrafshuar vendin, kur në cepin e një rruge të shohësh një cift të përqafuar, kur të njohësh fytyrën e vogël të një fëmijë duke soditur ëmbëlsira prej vitrine, kur të dëgjosh tavolinave plot miq duke brohoritur gëzuar, atëherë më kujto mua! Më kujto dhe trishtohu, e pak nga pak le të ndjesh dhimbjen dhe ti njësoj si unë dikur... Në natën e vonë e të ngrohtë kur të gjithë kanë dikë për të përqafuar, ndjej se sa bosh është të të mungoj... Në udhëtimet e të tjerëvë, në ngazëllimin e të qënurit në shtëpi, nën ritme të buta kitare e në netët verë-kuqe pranë oxhakut, më kujto dhe ndjej dhe njëherë atë që dikur vuaja unë... Në netët e fundit të vitit, në bilancet e vetes dhe ato të jetës, në ato numra të papërfillshëm në dukje por që në fund të ditës na bënin të ishim një. Në shpërthimin e cdo fishekzjarreje, në zhurmë, në ndjesinë e dickaje të re, më kujto! Më kujto dhe trishtohu, njësoj ashtu sic unë bëja pa ty...

Duaj, formo një zemër!

Edhe kur ti më jep të gjitha arsyet e botës për të ikur, mos më lësho dorën, shtrëngomë e rrotullomë aty ku dritat mbulojnë qytetin, aty ku bën ftohtë dhe avuj lëshojmë kur flasim, aty ku bën më shumë dhjetor se në zemrën tënde! Duaj dhe sytë do të marrin formën e yjeve, në të gjitha netët e zhurmshme ku mbi një fotografi të vjetër do të derdh lot të rinj... E pranoj, jam një udhëtare pa biletë, por jam një skllave e dëshirave të mia, më këputen këmbët kur në heshtje gërmat renditen vetvetiu në kokë e formojnë adresën tënde! Gjithmonë një dhe i  vetëm më mbeti një premtim i pa-mbajtur, në sytë e njëri-tjetrit të flisnim jetë, të gjallë, nga ajo shpërthyesja që ndodh një herë dhe aq… kjo rrugë vrazhdësie që prek shpirtrat tanë nuk ka më buzëqeshje, i janë tretur të gjitha molekulat e lumturisë, vec unë përpiqem t’i jap jetë edhe njëherë! Zëri im ngjan lutës, sikur thotë, duro edhe pak, koha është dorë për dore me mua dhe ty, ajo na do, qëndroji afër dhe mos e lër të ikë pa

...u përpoqa të bëhesha një njeri më i mirë!

Nuk erdha deri në këtë ditë për t'i treguar të tjerëve se jam një njeri i pamposhtur  dhe se nuk bëj kompromise, mos i dëgjo, jam këtu, vetëm sepse e dija që një ditë, gjërat e mira do të bëhen rrugëtare me mua! Zgjodha të njihja veten, të pranoja gabimet, veset, të metat, madje edhe të sprovoja veten nëse mundesha të ndryshoja... E tani jam e lumtur që përpos të gjithave, u përpoqa të bëhesha një njeri më i mirë! Kam rënë në paqe me idenë se asgjë nuk është e pandreqshme në jetë dhe se cdo ditë në zgjim, mund ti bëj gjërat ndryshe! Ndaj të lutem, mos ki frikë nga unë!Jam e butë, jam e drejtë, jam e thyeshme, jam lunatike, kam një muzikë në mendje, bëj zhurmë atëherë kur duhet, por mbi të gjitha, në cdo grimcë të asaj që përbëhem , jam një përqafim i ngrohtë në orën e vonë të natës, ku ndoshta askush sdo dijë të jetë aty. Mua më bën më të fortë ti, më bën më të fortë koha jote! Me tjetrin merr formë dhe jeton gjithë qënia ime, ndaj mos u druaj të më qëndrosh pranë. Me

...gjithcka që unë s'kisha menduar kurrë!

Ti pohoje se nuk do ndryshoje kurrë por ti ndryshove tërësisht jetën time! Ti i dhe emër cmendurive të mia të fjetura diku, ti më zgjon vonë, si ditë e dielë me shi... Ti je i vetmi pritës në aeroportin e mbërritjes time, sepse ti nuk je nisja, je destinacioni im final, je përqafimi përlotës, je një mall që shuhet në këtë moment... Me ty rrezohen dhe bien poshtë të gjitha ligjet e natyrës, me ty shemben të gjithë mendimet ngatërrestare në pyllin e mëndjen time, me ty në agim e deri në muzg... Nuk e di si e njohin të tjerët lumturinë, se disa thonë që është një cast, një minutë a një përqafim, kurse unë, mëndje mbrapshta e njoh në kohë atë, se fundja cvlerë ka po zgjati aq pak, jam shpirt pangopur e në thelb venat më rrahin vetëm impulse të forta prej zemrës, do të vdisja po të mos ishte në këtë formë e gjithë qënia jote tek unë, do isha larguar pa mbërritur ende... Kanë shkruar e kanë folur kaq shumë, sa ndihem e pafrymë për ti dhënë emër tjetër ... Por njoh një zotim, që me

...erdha, për herë të fundit!

Ndezur gjithë dritat e rrugës dhe heshtja ka kapluar qytetin...Vetëm hapat e mi prishnin harmoninë e pamjes si prej pikture në trotuare londineze. Cdo ecje e bëj mekanike, sepse edhe symbyllur e njoh rrugën për tek ti! Është dimër dhe bën aq ftohtë sa jam mbledhur grusht në pallton time, duart shtrënguar dhe mendja fluturimthi, këmbët tuten të bëjnë hapa pas, se për dreq të jetë për mua, nuk do guxoja të vija për tek ti! Me një rrugë, nuk do të gjendesha drejt e në shpirtin tënd, as me një të lutur vetëm nuk do arrija të të bindja, ti më kishe thënë dikur, me një të gjuajtur nuk prihet druri... Ndaj dhe unë u nisa prap rrugës së pakrye, asaj që nuk njeh triumfe, asaj dështakës që ma bren shpirtin pak nga pak... Atë që natyra e kishte veshur si humbje, unë e ktheva si forcë të dëshirës time për tju bindur asaj që fort doja.Sigurisht, po të duash me bindje, e gjithë natyra kthehet në funksionin tënd, besomë! Në rrugicën pranë shtëpisë tënde, dritat ishin shuar, vetëm një mac

Mëngjes herët...

Prisja nj ë betej ë, po ende nuk e dija se c'pamje kishte. M ë ngjante se ishte vendi m ë i friksh ëm ku mund t ë shkoja ndonj ëher ë... Më ngjante se aty do të të humbisja prap, për mos të të gjetur më askund, se do të mbaronte njëherë e mirë vrulli i një të kaluare! Arrita të mbyll sytë, po krejt e zgjuar isha, një verbim lëshonte dritë nën qepallat e mia. Vetëm ti mund të ishe i veshur në kaq forcë, të mundje mendimin dhe shikimin njëkohësisht!  Nuk mora dot guximin të dëgjoja asnjë tingull muzikë, ja kisha frikën, megjithatë ndjeva se jo cdo gjë e kisha humbur në mënyrë të pandreqshme, se përshëmbull mund ta rigjeja edhe njëherë të qeshurën në një shikim tëndin, për të kuptuar se jeta nuk është vetëm një fasadë... Pata dëshirë vetvetiu të trazohesha me ngjarjet e jetës, mjeshtërisht gjej përherë të duhurit njerëz për ta bërë këtë.  Takimi ynë e solli dhe njëherë botën sërisht në vend, sikur cdo objekt e cdo ndërtesë ra aty ku ishte! Më pëlqeu fort prirja jonë për nga

...të ruaj në kohë, në atë të dobtën zemër!

Zor se do të ketë njeri që do të dijë për ty! Të kam fshehur thellë në vend të sigurtë... Dreqi e di sa me kthetra e mbroj hapësirën tënde, dreqi e di pse ende të ruaj kaq shumë! Ishte koha kur njerëzit ende dinin të duheshin, kohë kur ende jetonte fjala, ishte kohë e gabuar thanë, për njerëzit e duhur... Thuhej se rreth nesh kishte një shkëndijë që përfshinte këdo, ndoshta na gënjenin, jetëshkurtër qëlloi dhe magjia jonë. Po unë i ruaj edhe ata që na urryen, edhe ata që kurrë nuk thanë, të ngremë një dolli, i ruajta më fort ata, i ruajta edhe kur shpinën ua ktheve ti, sepse e dija që në një ditë si kjo, në rrugë do t'i shihja përsëri, e me krahët shtrënguar në të miat do t'jua zbusja dhe njëherë zemrën me dashuri, atë që u mungon, atë që mua edhe ty thellë brenda vetes, ua gërmonte shpirtin me zili. Asnjë herë më shumë se sot, nuk të kisha ndjerë teksa bëje ecejake mëndjes sime, në cdo hap m'a trullos qënien, mi jep një dimension tjetër botës së gjallëve, më

Në dimrin tim bën ende verë!

Gjatë kam menduar se mund të lexoja deri diku shpirtrat e njerëzve që më rrethojnë, po ja që paskam gabuar. Njeriu bart brenda vetes gjithë misteret e botës, po ku për dreq fiks këto thesare gjejnë të fshihen në thellësinë e njerëzve të mi. Akullnajat dhe masat e ngurta të ftohtit i kam pasur frikë gjithnjë, njësoj më ka ndodhur edhe me njerëzit, atyre që kurrë nuk u qesh buza, i kam ikur me heshtjen olimpike të një zonjushe nordike bjonde... Ja kam frikën njerëzve pa emocione, atyre hijeve dykëmbëshe që ekzistojnë dhe kaq, dhe për kaq pak bëjnë dëm... Atyre që në sy u flet e ulëret zilia, atyre të ligëve, të vegjëlve, që më mbledhin në grykë edhe ditën më të mirë! Sa kushton t'u clirosh ju? Sa ditë me diell ju duhen për të shkrirë zemrën, sa zemra duhet të thyeni për të ndalur krisjen e fytyrës? Edhe sa herë të tjera me shpirtin tënd karbon do të ngjyesh gishta njerëzish, më thuaj a të vjen keq për veten? Thellë ndjej ndonjëherë se jam e keqe, se ju gjykoj, e në f

Do të flas për ty në kohën e shkuar!

Kridhem e tëra në atë të voglin kopësht të mendjes time. Është mëngjes dhe i përsëris vetes se duhet vetëm te ec pak për të jetuar më gjatë nën vështrimin tënd. Ja pëlqej heshtjen dimrit, krejt ashtu të thatë, si një plak i mocëm e fjalë-pak, e po në rrugë të tij të gjej fjalë që as celjes se një pranvere nuk ja lidhja dot dy gërma lulesh bashkë! Koha e pamjaftueshme për të zbrazur edhe njëherë grushtë hidhërimesh më mbajti peng prej këmbe! Koha, kjo vrapuese e denjë, edhe sot më mundi... Dhembja shpesh herë vjen fshehurazi... Të zë në cast, të mbërthen! E imja është e bindur, e stërvitur mirë, më dëgjon edhe atëherë kur më së paku m'a ka ngenë! Jam endur shpesh në fushën e saj, si një kafshë e zbutur, marrë në dorëzim nga një pronar... Fytyra ime shpreh lumturi të shkuar, vetëm ajo ka forcën të më mbajë në botë! Kapem shpesh pas gjërave të bukura, fundja unë ja kam gjetur vetes skutën e shpëtimit, rreze plot dritë më lëshon shpirti kur në foto gjej edhe njëherë pamj

Do të ngrihem përsëri...

Do të rrëzohem e do më bjerë zemra në tokë, do zvarritem e koka do të më varet në dysheme, do të thërras ty! Do të cirrem e me dhimbjen e zërit të gërvishtur do të kërkoj! Nuk do të heq dorë... Edhe kur vetja të më braktisë dhe gjumi të arratiset, kur të arrij fundin e fuqitë të më lënë, nuk do të heq dorë, do të ngrihem më fort, do të thërras ty! Mua më godet e shkuara, më përplas në mure të vjetra e m'a shkund zemrën. Në atë moment krisje, nga thyerja e xhamave, ti gjen rrugën e del në sipërfaqe, ti je plagë që dhemb. Nuk do të heq dorë, do të rigjej rrugën për t'u kthyer nën catinë e mëndjes tënde, do të ngrihem në këmbë, me shpirtin këputur për të ardhur dhe njëherë në shtëpi. Të kam falur, ose ndoshta stë kam mbajtur inat kurrë, nuk di të të urrej, nuk di si urrehet një shpirt. Ti je ai që më thyen, ti je plagë që dhemb... Nuk kam mësuar të shërohem prej teje, ti bëhesh më i pranishëm kur unë tentoj të kurohem... Ti erdhe prap mbrëmë, m'a gërvishte

Po të isha tjetër njeri...

Nëse do të zgjohesha në një vend tjetër, në një epokë të shkuar, në trup e shpirt të një njeriu tjetër që nuk do të ishte unë, do të mishërohesha prap në ty. Po të mundja të ktheja kohën pas, do t'i kisha bërë të gjitha gjërat ndryshe, vetëm dicka nuk do e ndryshoja kurrë, do të të doja prap, njësoj! Do kisha festuar ndryshe, duke jetuar cdo minutë e cdo ditë në vrullin e një shpejtësie marramendëse, do të isha një njeri më i mirë e do ndiqja nga pas këmba këmbës cdo dëshirë që do më lindte aty për aty. Po prap do të të doja ty, njësoj! Do t'i zgjidhja një nga një njerëzit të cilëve do t'u falja më të shtrenjtën time kohë, do shtyja larg vetes cdo grimë sado të vogël negative duke zbutur hapësirën time me copëza lumturie, të gjitha do t'i bëja ndryshe, ty do të të zgjidhja prap, njësoj! Do të doja më pak, si për të shuar me gllënjka etjen e një shpirti si i yti, do të të kisha mësuar të doje më gjatë, për të njohur edhe dhomat dyer mbyllur të një zemre si e

Më quaj të cmendur!

Nuk do pikturoja një të qeshur tjetër për të bërë hijshëm pamjen që ke përballë. Nuk mbaj mënd se cdo të thotë të mbash mëri as të shtrihesh natën vonë më shpirtin helm, nuk do thoja më shumë fjalë që në dëgjimin e dikujt të vijnë aq të vogla sa t'i shuaj një piklimë shiu! Nuk do bëhesha e verbër para një buqete të kuqe që duarve hark u rri aq bukur, nuk do prisja të zbardhte për të ikur larg asaj që natën nuk m'a lë gjumin të vijë, do të shkoja larg, larg asaj që përbën ti! Unë jam e përqafimeve të forta, jam e mallit, jam e zemrës si njeri! Jam e fjalëve të mëdha, atyre të vërtetave që kam fuqi ti shquaj e t'i mbaj, e ndjesive, atyre që ua njoh vendin ku i përket të rrijë! Po, më quaj edhe të cmendur, sepse i bëj gjërat ashtu sic ti i ke frikë, ashtu sic ti më kërkon në cdo jetë tjetër! Nuk më vjen keq për ty, vetëm urrej faktin që kërkon të dish cdo gjë e si pak nga pak vdes ti prej lumturisë time, ajo e madhja që qesh me ty! Nuk na i shpëtojnë puthj

Mezi prita të vij...

... ka dicka në pamjen tënde sot, ka dicka në heshtjen tënde që flet e ulëret, ka zhurmë e një ndjesi lëshon në ajër! Erdha të të vesh në besimin se unë nuk di të shkoj, kam ardhur për ty e do të qëndroj.  Kam mbërritur në pragun tënd e nuk dua të iki larg, jam lodhur nga dëshira për të t'i zbrazur prej cante gjithë këto gërma! Mezi prita të vij... E tani nuk do të shkoj më! Nuk dua t'i qëndroj larg ndjesisë tënde, ti m'a boshatis shpirtin në një ikje, më ngjall mornica të ftohti e më gulcon trupi ankth. Nuk dua të ndjesh ndonjëherë se më ke humbur! Ti nuk përbën një plagë të shkuar, ti je përherë fluturat  në stomak, ajo lloj prekje që ngjan me shkëputjen e stinëve, ai lloj dimri që than deri në palcë! Bëra rrugën deri tek ti për të mos ikur më larg! Në gjithë këto kilometra, ti ishe destinacioni i fundit i cdo tabele, ti je mbërritja ime. Erdha të të vesh me besimin se të duash është ende një gjë e bukur në botën e të gjallëve, të duash është forcë, të të rik

Zemra plot!

I kam zbritur të gjitha fjalët në tokë, që të munden të gjejnë rrugën drejt e tek ti! Kam shkulur cdo yll prej qielli në dorën tënde, ti shuash e t'i groposësh në aq dëshira sa të dojë shpirti! Himn i jetës sime, kur më pyesin se cila është fjala më e bukur që kam thënë  ndonjëherë, ngre kryet dhe pohoj: Faleminderit zot. A do t'a përsërisja?! Po, në cdo moment! I kam celur ëndrrat prej sirtareve, jam bërë mish e shpirt, gjak e zemër, jam bërë e pasur! Kam kuptuar se të lumtur më bën edhe fjala, edhe një kohë e bukur, edhe një kafe e mirë, zemrën e kam plot, nuk më zbrazet kurrë nëse të jap edhe ty nga vetja, kam kuptuar se në thelb jam e përbërë vetëm prej dashurie, dhe atë kam më të shtrenjtën! Lumturia është në ajër! Shpesh herë e kam gjëmuar si një fëmijë që i shkon pas një fluture, herë të tjera e kam kërkuar të bëhet e imja doemos, por në formën më të bukur në botë, kam mësuar se nëse doza e buzëqeshjes bëhesh vetë si pikënisje, atëherë cdo gjë përreth do

M'a deh shpirtin!

Ti je alkool për venat e mia! Të shoh dhe tundohem! Vështirë të të rezistoj, je aq i lakuar në qelqin që përfaqëson sa natyrshëm ndjej etje. Je gotë e parë, si ftesë për një natë të gjatë... Këmbë zbathur, dorë për dore dhe një puthje fund shëtitje! Ti je dehja ime e orës së vonë të natës, kur je në gjëndje kllapie, midis gjumi e zgjimi, midis nate, midis heshtje, ti bëhesh gllënjka ime në fundin e shishes! Dua të di a përbëj lumturi njësoj si ti je për mua, të di a dehesh ti në krahun tim njësoj si bie unë në shikimin tënd. Ti ma trullos qënien, më bën të të dua prap, njësoj si cikël i akrepave të orës, që përsëritën e nuk lodhen me njëra tjetrën, si  cdo e hënë që rikthehet, si cdo e shtunë ekzaltimi, ti më rikthen cdo ditë në një botë ku më pushon shpirti në re të bardha pambuku... Nuk e di ku është fundi  e kur do të ndaloj, di vetëm që ti ma elektrizon mëndjen. Ke provuar ndonjëherë të të prekin në pikën tënde më të dobët dhe aty të thuash e ulërasësh në djall të gj

...bën mirë të shkosh!

Më trego pak pse je rikthyer? Ku u ndeshe dhe njëherë me kujtimin tim? Në fakt të kisha harruar... Nuk mbaj mënd si dukem me ty, por kur jam vetëm e di fare mirë si jam! Tjetri m'a dobëson përherë qënien, jam si në të ftohtë nëse e rikthej dhe njëherë mendimin tek ty! Bën ngrohtë në unin tim. Në ato të vogla detaje të padukshme për ty, esenciale për gjithcka jam unë! Është bukur kur në dukje më shfaqesh krejt indiferent por të bren pak nga pak ai i vogli detaj që ti hiqesh se është një grimë për syrin tënd! Ku ndodhi dhe njëherë shkëndija e rikthimit tënd? Ti e di mirë se si të gërryhet shpirti kur unë vij rreth e qark teje si zjarr i ndezur, ti e di si përvëlon e hidhura ime kur në ftyrë të përplaset një e qeshur e stisur duke të pohuar "të pata thënë..."! Të pata thënë, unë e di, ti do të duash të rikthehesh dhe njëherë aty ku të bën dëm, aty ku ty të shkrihet shpirti copash, aty ku ti ndizesh nervash, aty ku qënia ime t'i shemb të gjitha! Nuk t&#

Unë të kam jetuar ty!

Po qeshja duke i treguar mikeshës sime se si  në mëngjes ti më sillje një filxhan të madh kafe duke e emëruar si thesin tim të magjive! Ajo heshti, mjaft më, ngele duke bëlbëzuar emrin e tij, mu hakërrye prerazi, mjaft më balonave, ule mendjen dhe merre përdore e tregoi nga lind dielli, mos u kthe më... Dhe nuk më la kohë të përgjigjesha, më dha një shuplakë tjetër ajo, atë që kish kohë që ma ruante si të fundit! Lotë nuk kisha por arrita të cirrja një fjalë të dobët, unë të kisha jetuar ty! Ti kishe qënë ajo botë ku isha arratisur pa një biletë, pa nje fluturim e pakohë! Unë të kam jetuar ty, dhembje e imja sot, dje ishim dashuria e një shpirti të palodhur, sot ende kërkohemi në një kujtim e në fjalë të fashitura mureve të kohës! Sa më mungon kur të kujtoj, ende të pathëna mbeten edhe njëherë premtimet e një dere lënë hapur... Unë të kam jetuar ty, e shkuar ende e pafshirë e lipsur të më përndjekësh në cdo fjalë që zemra djeg kur e thotë, në cdo mungesë netëve të ftoh

Dorëzohuni sy, atje jashtë bën errësirë...

Shuaj të gjitha dritat, ka mjaftueshëm shkëlqim në sytë e tu, është burim i pasosur për të parë shpirtin! Fik gjithcka lëshon dritë, asgjë ska verbimin tënd! Fike ëndrrën, fik zemrën, ndal edhe rrahjet e saj, ti je gjithë shpirt... Si hapje mbyllje e shpejtë qepallash më rreh pulsi... U bë kohë pa u ndjerë kështu! T'a dija se ti përbën gjithë këtë turbullim në stomak, do isha gostitur më herët me emocionin tënd. Ti je shpejtësia deri në djegie në asfaltin e netëve të mia, me ty rrezikoj deri në thepisjen më të mprehtë, der aty ku pandeh  se fryma bëhet mbytëse! Ti nuk bën romancë, nuk shkruan bukur, nuk flet për yje, as ëndrrat nuk i shquan netëve të vona, por je magjepsës der në dehje! Nuk do të lija asnjëherë të shkoje ose do të rikthehesha dhjetra herë prap tek ti, ti më ndez shpirtin edhe 100 ëndrra, kështu që shuaj të gjitha dritat, jashtë le të jetë errësirë...   Në muret përreth më ngjante se cdo hapësirë ish zënë me gërma dhe ditë të gdhendura, ndërsa ti, m

Në jetë do të vinte dashuria...

Në c'ëndërr m'u veshën sytë kaq keq në ty që as vetes nuk po ja ndjej më dhimbjet? I kisha lënë mbi shtrat kujtimet e me këmbët tërhequr me përtesë ndala pranë dritares. Filxhani i cajit lëshonte avull e me bulëzën e gishtit tregues formova një zemër! Në jetë do të vinte dashuria... Ti rrotullove celësin e me duar plot dhe i veshur në buzëqeshje më pe me një mimikë lozonjare. Nuk të lashë të shkoje më tej, u spërdrodha si një mace rrëzë dielli dhe u struka në përqafimin tënd. Unë gati sa nuk shpërtheja prej gëzimi, ndërsa ti, ti ishe po njësoj, ende nuk e dije se frymë prej frymës do merrja shumë shpejt! E lexova në fytyrën tënde sesi dukesha unë në atë moment. Isha e veshur në lumturi! Më duhej vetëm të të thoja se ti nuk do ishe i vetmi, se zemrës i erdhi një zemër tjetër, se ritmet e saj tani janë muzika ime, të të thoja se në jetë do të vinte dashuria... Ishte aq e madhe për ty sa do të shtohej tek një ëngjëll... Ne nuk ditëm të duhemi  e as zotit nuk mundemi t

Koha është besnikja ime!

E di cfarë kam mësuar me kohën?! Se cdo gjë shkon në vendin e vet... Ka një fije të fortë shpjegimi për atë që ne presim e atë që jeta na ofron, është arsyeja! Gjithcka ndodh për një arsye! Ndodh që njerëz të ikin e furishëm të tjerë të vijnë në rrugëtimin që zgjedhim të bëjmë, ka dhe nga ata që janë gjithnjë aty, ata që t'i do zemra, ata të përhershmit, që në shtrëngim të një përqafimi prej malli harrojmë tjua themi zemër për zemër sa i duam! Jam e veshur në të lumturën e zotimit të fjalës: ti do të jesh gjithmonë! Në cdo ditë e në cdo vit do t'i qendroja besnike vetes duke dashur ata që në fund të ditës do gjejnë kohën për të më thënë, më ka marrë malli, si je?! Koha është besnikja ime! Më ka dhënë aq shumë orë të rënda leksionesh e më ka paqëtuar nën shprehjen, koha do ta tregojë. E në fakt ajo m'i ka treguar të gjitha, më ka thënë në heshtje pse ti ike, pse dikush tjetër zgjodhi të qëndrojë, pse të tjerë nuk janë më ata që ishin e pse unë do të mbetem

Je një cmenduri e ëmbël!

Më numëro gjithë gjërat që dashuron në jetë, të gjitha ato që të bëjnë të zgjohesh cdo ditë me një motiv... Mos harro të numërosh veten në fillim, ti je të gjitha! Ti je një stinë e hidhët, je vjeshtë, je i artë, je qiell i mprehtë gri gati ne shkrepëtimë! T'i dua detajet, ato të voglat e mëdha që vec ti ke aftësinë të mi shquash. Ti je i grithët me një copëz të vogël qiell e det në sy, ti të përpin në gjithësinë tënde. Bota nuk na përket, as nuk është e jona, as ne nuk jemi të saj, por unë e di se cfarë bote ka një zemër brenda! E di se po të mos ishe pjesë e saj, gjysëm e vrarë do të jetoja në heshtje. Nuk e di nëse do të zgjohemi nesër në shtretër të tjerë e fytyra të tjera do të duam, di vetëm që sot, në këtë moment, dua të të dua! Le të ketë dallgë e stuhi, do të notoja tek ty edhe sikur t'a di se do të jem notare e vetme. Ti m'a cliron shpirtin, si e dlirë zhvishem në ajrin tënd, nuk jam ajo që kam qënë para se të të njihja ty! T'i dua detajet, at

Një biletë për udhëtim hark!

Ka aq shumë shkëlqime dritash e zhurmë të qeshurash këtu sa edhe sytë më ndizen dritë prej gëzimi! Në karosel të kuajve rrotullohen gjithë ngjyrat e zemrës, e gjithë bota rreth dashurisë! I mbaj sytë tek një kolovarëse që bën ecejake para e pas, më afrohet fytyra e një vajze të vogël flokë artë veshur në të kaltër, buzëqesh pas saj, ja fiks këtë pamje ka lumturia! Me frikë shoh trenin me ulje ngritje si thepisje në zemër, një djalosh i vogël qerpikë gjatë shtrënguar duart fort në mbajtëse, njësoj kështu e ka pamjen siguria... Me kokën ulur bëj hedhje hapash për të mos u penguar ndër lodra fëmijësh e në cast rrethohem me flluska sapuni të mëdha... Një zonjushë e veshur në borëbardhë fryn prej saj tullumbacë që në sekondë shpërbëhen në ajër, diku vetë e diku nga gishtat e vegjël të fëmijëve, e në cast më ngjan njësoj si frika e largimit, aq duhet, vec një fragment sekondi... Kapem pas cdo lodre të vogël e rrotullohem nën ajrin e një melodie të ëmbël në sfond. Fytyrë-qeshurit