Skip to main content

Duaj, formo një zemër!

Edhe kur ti më jep të gjitha arsyet e botës për të ikur, mos më lësho dorën, shtrëngomë e rrotullomë aty ku dritat mbulojnë qytetin, aty ku bën ftohtë dhe avuj lëshojmë kur flasim, aty ku bën më shumë dhjetor se në zemrën tënde!
Duaj dhe sytë do të marrin formën e yjeve, në të gjitha netët e zhurmshme ku mbi një fotografi të vjetër do të derdh lot të rinj...

E pranoj, jam një udhëtare pa biletë, por jam një skllave e dëshirave të mia, më këputen këmbët kur në heshtje gërmat renditen vetvetiu në kokë e formojnë adresën tënde! Gjithmonë një dhe i  vetëm më mbeti një premtim i pa-mbajtur, në sytë e njëri-tjetrit të flisnim jetë, të gjallë, nga ajo shpërthyesja që ndodh një herë dhe aq… kjo rrugë vrazhdësie që prek shpirtrat tanë nuk ka më buzëqeshje, i janë tretur të gjitha molekulat e lumturisë, vec unë përpiqem t’i jap jetë edhe njëherë!

Zëri im ngjan lutës, sikur thotë, duro edhe pak, koha është dorë për dore me mua dhe ty, ajo na do, qëndroji afër dhe mos e lër të ikë pa një dozë të qeshurash! Duaj dhe gishtat do të formojnë një zemër në avullin e formuar në xham! Më thuaj pak cfarë vogëlsie ta ka pushtuar shpirtin që nuk të lë t’i japësh një emër gjithësisë që na ka rrethuar si aureloë e qielltë? Besoj fort se në jetën tënde e në jetën time ka lënë shenjë boshësia e largimit, si njollë e pafshirë, lënë cepit të dhomës, që sa herë e sheh, thua me vete, më duhet ta heq…


Por nuk e bën kurrë, ashtu si ne bëjmë me jetët tona, edhe kur kemi gjithë arsyet e botës për të ikur, nuk ja lëshojmë dorën njëri tjetrit, më shumë afrohemi në vallëzim, më shumë dashuri nën dritat e qytetit, aty ku bën dhjetor në ajër e bën verë në shpirt!
Një violinë rrugicës plot zbukurime, flet tinguj të padëgjuar asnjëherë, fytyrës time i vishet një buzëqeshje melankolike, ti dominon rrugën time, të dy bëjmë një hije të madhe që në ecje nuk e mbërrijmë kurrë, ky fragment më ngjan si deja-vu, më trullos, më jep shijen e një fotografie të vjetër…Si në një kujtim mbi të cilin derdh lot të rinj…

Comments

Popular posts from this blog

Dashuria të ngrihet në këmbë!

Po venitet dashuria. Jo ajo që përmendet në vargje të zhurmshme, por ajo që merr frymë mes njerëzve, që dridhet në heshtje kur sheh dikë të lënduar, që rri e përulur në qoshe shpirtrash të ndrojtur. Ajo dashuri e thjeshtë, e ndjerë, që nuk ka nevojë për fjalë të mëdha, po tretet si një aromë e vjetër që askush nuk e ndien më. Po shndërrohet në kujtim, në një ndjesi që njerëzit përmendin me mall, por nuk e përjetojnë më. Njerëzit janë bërë të ngurtë, sikur cdo ndjenjë t’i rëndojë. Flasin për dashurinë, por pak kush e njeh. Shumë duan të duken të dashuruar, pak duan vërtet. Zemrat janë kthyer në mjegull, të lodhura nga pritjet, nga zhgënjimet, nga mungesa e butësisë. Dhe kështu dita-ditës ndjeshmëria zbehet ndërsa shpirtrat mbeten bosh, si shtëpi pa dritë. Njerëzit nuk besojnë më në përqafime të sinqerta, sepse janë mësuar me duar që prekin, por nuk ndiejnë. Nuk besojnë më në fjalë, sepse janë lodhur nga ato që tingëllojnë bukur, por peshojnë pak. E kemi harruar gjuhën e syve, përkëd...

Ne pa ty!

Unë them e bardhë! Ti thua e zezë! Unë them po vij. Ti thua unë po iki! Dhe kështu jeta ime ka gjithmonë ngjyra ndërsa e jotja bardh e zi. Sa më shumë të kërkoj aq më larg shkon ti, dhe kështu ditët e mia mbeten peng i dëshirave, ndërsa ti një njeri që ende nuk di vlerën e një dhurate të shtrenjtë, jetës! Unë them ndjej, ti thua harro. Unë zgjas dorën, ti mbyll grushtin. Dhe kështu hapësira mes nesh bëhet mur, një mur që më mban larg teje, por jo larg ëndrrave të mia. Ti jeton në hije, unë jetoj në dritë, ti zgjedh të ikësh, unë zgjedh të mbetem. Unë shikoj qiellin dhe shpresoj për një moment se gjërat nuk do të jenë gjithmonë kështu, ti shikon rrugën dhe ikën nga çdo pritje. Netët e mia janë të mbushura me heshtjen e dritave të vogla të yjeve ndërsa ditët e tua kalojnë pa e kuptuar bukurinë që të rrethon. Ndjej tingujt e shpresës, ti ndjen zhurmën e boshllëkut. Sa më shumë përpiqem të të afroj, aq më shumë largohesh, dhe ndonjëherë mendoj se ndoshta kjo është mënyra jote të jesh, të ...

Edhe një herë

Ka caste kur njeriu dëshiron vetëm edhe një herë. Jo një jetë tjetër, jo një mrekulli të madhe, por një herë të vetme, një sekondë më shumë, një mundësi të vogël që duket e parëndësishme në dukje, por që për të është gjithcka. Edhe një herë të zgjohesh në mëngjes pa ngut, duke dëgjuar zhurmën e qetë të një dite që ende nuk ka filluar. Ajri i parë që mbush mushkëritë s’është thjesht frymë, por kujtim i gjallë i gjithë asaj që ka humbur dhe i gjithçkaje që ende pret të ndodhë. Edhe një herë të shohë dikë në sy, pa maska, pa fjalë të tepërta, pa frikë se koha do t’ia marrë. Një shikim që nuk ka nevojë për shpjegime, sepse kuptohet në heshtje. Edhe një herë të ndjejë aromën e kafes së freskët, ose erën e shiut në rrugët bosh. Këto gjëra të vogla, që në ngut e lodhje harrohen, janë ato që kthehen në pasuri të pamatshme kur njeriu kupton se koha nuk i jep pafund. Edhe një herë të qeshë me shpirt, ashtu sic qeshin fëmijët, pa menduar për çfarë do të thotë bota, pa ndjerë peshën e barr...