Skip to main content

Posts

Showing posts from February, 2017

Do të shkruaj për ty...

Do t'i shkruaj për ty, fjalët që prej të tjerëve thura histori, fjalët e të tjerëve që sot i mora në duar dhe u zotova t'i bëja të miat e në rruaza të stolisja një gjerdan fjalësh për ty... Të të them faleminderit që hyre në jetën time si një udhëtar në një rrugë të vetme, si një pasagjer në krahun tim të djathtë në avion, si një dorë shtrënguar në boshllëkun e gishtërinjve të mi, erdhe ti, dhe si copëz e munguar, plotësove atë hapësirë që unë nuk e dija  se ekzistonte... Të të them, duamë aq sa mundesh, se një zemër si e jotja, di të dojë përtej cdo ndjesie... Të të them më në fund, fjalët që të tjerët i thanë njëri tjetrit kur duheshin...  Të mos kem frikë nga ecja zbathur në rrugët qe do të ec me ty, të bindem se jeta është një kuti surprizash që luan ecejake e shpesh herë të hapet duarsh në një ditë të zakonshme si kjo, duke ardhur krejt ashtu pa asnjë festë të vecantë, pa një datë, pa asgjë të zhurmshme, drejt e në shpirt... Të të dërgoj këngët që të tjer

Në komedinën përbri krevatit!

Në një ditar të vogël shfletova para syve një jetë që dikur kish qënë e jona. Sa vogëli të ëmbël shihja në cdo fletë ku një copëz letre i drejtohesha në emër: i dashur ditar, sot u takuam prap. Sa mall më dogji në kraharor. Në mjekër m'u mblodhën lotët që dikur nuk munda t'i qaj, lotët që dikur u trazuan në shpirt e heshtje mbollën në fytyrë. Cfarë më bënte të isha për ty bota? Cfarë e bënte atë zemër të më donte në atë formë sa sot të më rrënqethë trupin? Doja të mbyllja sytë e të jetoja edhe njëherë emocionin e një mesazhi të dërguar vonë, të netëve ku premtimet ngjanin të përjetshme, të netëve ku flinim me mëndjen tek njëri tjetri...ku mëngjesi do të na bënte bashkë po prap në cepin e rrugës së shtëpisë, ku do të shkëmbenim ato përshëndetje që zor se i mbajmë mënd se cthuhej në ato fjalë. Doja të isha dhe njëherë e dobët, vec dhembja e zemra e provon një shpirt... Të merrja pas kalendarin e 1 Janarit të atij viti, të vizatoja një zemër mbi të e të shkruaja, ti nu

Para së gjithash, mbi gjithcka!

U thyen copash xhamat nën këmbët e mia. Ankthi m'u mblodh grusht ne kraharor. Ti e lëshove përtokë më të shtrenjtën time zemër... Do të më dhëmbë, do më shkatërrojë, dhe kudo që të ec, do të kujtoj ty, do të kujtoj atë ditë historinë e një lumturie që do të më duhet ta zhvesh nga vetja si një fustan të grisur... Do të më lodhë shpirtin, do më dergjë në shtrat me kokën rënduar e do të më vjedhë lot. Do më duhet të të kujtoj si largimin më të bukur... Do më duhet të harroj sa fort ma zgjon peshë zemrën... Kthemë dhe njëherë aty! Kthemë në dhomën ku dje gjumi na urreu, aty ku jetët grimca u bënë në fragment sekondi, në atë cast ku pa asnjë të folur më veshe me njëmijë fjalë të pashkruara, kthemë veten! Të merr malli? A ke zemër ti? Apo gjetkë t'a kanë thyer edhe ty... Si mësove t'i urresh ti njerëzit, c'mësomë dhe mua ti dua. Thuamë, sa herë thyhet një zemër, e lërmë aty prap, në zemra të tjera të lyp lëmoshë derisa të të harroj... A më sheh rrugës kur botë

T'i dua pak nga pak të fshehtat!

Dua të mos njoh shumë prej teje e të me shuhet njëherësh kurioziteti... Dua të mos jem një rutinë e vagullt që endem ashtu kotazi në mendjen tënde... Dua të të jem larg e në kthimin tënd të mos përbëj asgjë të jashtëzakonshme! Të voglat e vërteta janë krejt ashtu të përthithshme për gjithë cfarë përbën një histori si kjo. Janë si një asfalt i heshtur me vetëm dy kalimtarë, janë si zhurma e lehtë që lëmë pas... Do të nisesha menjëhere në rrugë të panjohura, me ty le të bënte dimër, do të njihja edhe ashtu, në brymin e ftohjes, në ethe të frymës, do të nisesha udhëve të reja, pa mburojën e fjalës "përgjithmonë", nuk na duhen premtimet, duhemi vetem unë edhe ti. Mjafton kaq pak në libër të jetës për të njohur më tej edhe veten në ty, mjafton, sinqerisht, disa gjëra le të mbeten pa thënë, ka ditë të jetës ku gjithë të voglat shuhen e në pëllëmbë të cdo ndodhie mbetemi vec unë edhe ti. Mbamë larg të fshehtave të tua, ruaji e duaji brenda vetes tënde, unë mund të ti