Skip to main content

Posts

Showing posts from August, 2016

Ulu, pije një kafe të shpejtë!

E shkuara dhe e ardhmja u takuan sot tek ne! Cudi se si u përplasën të dyja kohët në shikimin tonë! Edhe të kisha pritur aq gjatë po kurrsesi se do të vije tani, pikërisht tani që të kam harruar e nuk mbaj mënd ato detaje për të cilat dikur cmëndesha... Sa cudi në fakt, sot të shoh ftohtë, po prap më cmënd dreqin, je ndjellës ti! E nuk më zgjon asnjë ndjesi të vjetër, do ishte monotoni e do bija shpejt në këmbët e saj. Nuk ishte koha e duhur, as ne kurrsesi nuk ishim të duhurit po krijuam një mur të fortë bashkë... Të gjithë gurët binin drejt e në tokë thërrmuar copash pasi na godisnin, se të tillë e ndërtuam ne! Unë rebele, ti kokëfortë! Edhe plumbi mbeti një gëzhojë kur erdhi drejt e mesin e heshtjes time... Sepse isha nisur për  tek ti, ndihesha e pamposhtur!  E prap njësoj do vija... Do të vija me hap të qetë, të sigurtë, në një territor ku e di se ku janë fshehur minat nën dhe... Do vija e veshur hollë sepse kam mjaftueshëm mendime që më mbajnë ngrohtë për tek ti.

Ulur tek moli i vjetër!

Hedhur krahëve një pulovër, në duar shtrëngoja një filxhan me cokollatë të ngrohtë. Bëra një copë rrugë e strukur brënda vetes dhe përhumbur kuptova se nëntori kishte zbritur drejt e në këmbët e mia. Flokët krejt pakrehur bëheshin lëmsh me të gjitha mendimet. Sot është dita e njëjtë e vitit të shkuar kur në derë më mbërritën dy të panjohur duke më dhënë lajmin se ti nuk jetoje më... Si ëndërr e keqe ua kujtoj fytyrën të dyve, ashtu krejt të ftohtë, më thanë se me keqardhje duhej të ishin ata që të ma helmonin shpirtin... Ende nuk e di pse ua kam veshur atyre fajin! Fajin m'a ke marrë peng vetëm ti! Sot dot të ishte dita jonë... Si cdo ditë që ishte e jona! Por ne nuk mbetëm të ditëve, ne tradhëtuam kohën, premtimet, ëndrrat, njëri-tjetrin, e kjo dhembi më shumë! Do të ishin plot 5 vite bashkë por ti nxitoje... Nxitoje për në punë, nxitoje për të parë një ndeshje... Po kaq me nxitim ike... Të fundit fjalë kishe bëlbëzuar emrin tim!Edhe zemra djeg kur e kujtoj se si

Ku je?!

Ecejaket që më bëri truri arritën deri tek yjet, aq lart më fluturoi  mendimi për ty! Mbështetur bërrylët në pragun e ftohtë të dritares, përhumbur më kish kllapitur një gjumë, prej atyre që të zënë krejt pa mëndje e të mbërthejnë në nëj dimension tjetër! Më erdhe në ëndërr ashtu krejt i butë e i dashur sic je, më erdhe i veshur me një lumturi të pashoq, drejt e në shpirt më qëndroi shikimi yt. Nuk të duheshin fjalë për të më bërë dhe njëherë të lumtur. Isha dy hapa larg teje, zbathur, me një këmishe që më varej supit, por isha e veshur me cdo  grimcë shkëlqimi të zbritur prej qielli drejt e në fytyrën time! Të pashë dhe gjithë qënia heshti… Më erdhe në ëndërr për cdo ditë të munguar në realitet, për cdo rrugë të gjëmuar netëve pa ty, për cdo kërkim sysh në cepa të mbetur harruar, më erdhe në ëndërr për të ma trazuar dhe njëherë shpirtin! Në përqafim ndjeva gjithë botën shtrënguar në ato dy duar, të pashë dhe gjithë qënia ime heshti! Me duart mbledhur e shikimet si pas

Një herë nuk mjaftoi për t'u dashur!

Si ka mundësi që sa herë mëndja vjen drejt e tek ty duket sikur ma ngjall dhe njëherë atë që dikur kishim...ishte kaq e brishtë, e doja! A ndodh që brënda nesh të ketë qeliza të pavdekshme të zemrës së njëri tjetrit?!  Mua më ngjan se e imja përpëlitet keqaz kur ti bëhesh pjesë e saj! Është një ditë e zakonshme e në fakt më ngjan si dicka speciale, më duket se kështu justifikohen të gjitha herët kur je e dobët prej ndjesive! Si melodi e dëgjova prej larg një këngë që dikur ja ulërisja të gjithëve se "është e imja", sikur vargjet i kisha nxjerrë prej një nate pagjumë direkt e në vijën melodike. Me dëshirë do të të kisha parë edhe njëherë, të pranoja aty për aty se të paskam dashur me të drejtë! E të ta thoja dhe njëherë më fort se dikur: po, do të të doja prap edhe njëherë tjetër, aq plot ma ke lënë zemrën!  Dua të duhemi edhe njëherë, nuk jemi dashur sic duhet atëherë. Më duhet të ta them duke të të parë në sy: je fryma ime! Më duhen edhe njëherë ato pak minuta

Për herë të fundit...

Më zyri frymën heshtja. Përpiqeshim të mos shihnim njëri-tjetrin në sy e ti jepnim një kuptim cdo objekti që ndodhej përreth. Kafes time i erdhi fundi nga boshllëku i fjalëve. Sa ndjesi e cuditshme është lamtumira! Ti mban brënda vetes një thes me fjalë e në prani të tjetrit ti i lidh grykën shpirtit duke e mbytur në dy gërma, eh! Po prisja të ikja sa më shpejt, si dicka që do ta zhdukësh një orë e më parë, unë po përpiqesha të hidhja kujtimet diku larg meje, ku të mos i shihja më kurrë. Kërcitja e takës time plot stress lëshonte në ajër një nervozizëm të pashoq. Kështu pra… Shfryva si një balonë fjalët sa për të thënë se duhet të ngrihemi prej aty! Ti ngultas më shihje cdo veprim. Me sy sikur doje të më thoje, pse? Pse po ikën? E di kur një person të bëhet i urryer, ja vesh gjithë të këqijat, të duket sikur cdo minutë me të është tmerr për shpirtin, sikur ajri të ngushtohet e kërkon hapësirë gjetkë për të mbyllur sytë e të thuash me vete, më në fund! Brënda meje bëh

Jam e kuqja!

Kapiten i imi, të kam thënë edhe herë të tjera, nuk ma tundon shijen asnjë ngjyrë më shumë se e kuqja! I përkas, ashtu si ti anijes tënde, unë i ngjaj të kuqes! Jam e kuqja. Si gjaku, pulsim zemre i fortë sa herë të jam përbri, si ajo frika e humbjes së dickaje të shtrenjtë, si ndjesia e ëmbël e të pasurit në shtrat prag-gjumin e një dite të lodhur. Si zemra, që të vjedh duarsh edhe më të voglin passion, që me forcën e saj vështirë t’i ikësh prej shtrëngimi. Si emocioni që të kaplon qënien e drejt e në të kuq të vesh fytyrën, kur duart të dridhen e sytë të kërkojnë një cep të dergjin pasigurinë. Si mëndafsh i kuq, veshur netëve të gushtit nën dritë hijen e lëshuar prej hënës, këmbë-zbathur bregut të detit, në duar shtrënguar një gotë, një dolli për dashuri… Si vera, dehëse, ndjellëse, provokuese. Nuk mjaftohem me një, të vazhdueshme e kam shijen, të gjatë e kam prezencën… Si trëndafil i egër, aromë-plot, veshur me të gjitha gjuhët e botës me një fjalë që shkrin aku

Të cmendurit ata!

Gjëja që më pëlqen më shumë është kur të tjerët thonë fshehtas për ne, janë të cmëndur! Janë të cmëndur sepse zihen shpesh, sepse nuk dinë të fshehin inatin e zemërimin me njëri tjetrin, sepse preferojnë më shumë të qëndrojnë bashkë sesa me ne, të cmëndurit ata sa duhen! Sa e sa herë kam ardhur duke ulëritur poshtë dritares tënde, dhjetëra herë të kam urryer e kam hequr dorë prej teje. Kam pranuar se nuk do kthehesha më kurrë. Të kam thënë në fytyrë, dreq sa të dua, nga pafuqia për të të urryer, do ta thoja cdo  ditë, ti je cmënduria ime. Ti ma con shpirtin peshë. C'dreq fluturash në stomak, ti je rënia e lirë pa parashutë, kush më foli për romanca rrugëve të Romës, nuk ka njohur akoma ecjen zbathur në mëndjen tënde, as verbimin që lëshojnë sytë e tu, nuk e ka njohur se cdo të thotë të dehesh me ty! Të jesh e cmëndur me ty, të të duash aq fort sa të të dhëmbë, të qëndrosh një orë e të ngjajë me përjetësinë, t'i shpjegosh botës se pa njëri tjetrin, do të ishim t

Gëzuar ditëlindjen!

Një mesazh në shishe… Thonë se nëse e hedh në det e gjen ai që i përket! Unë prej kohësh e kam hedhur direkt e në shpirtin tënd, më thellë se aq skishte ku të shkonte! I dashur, Zgjodha të të vij pranë në ditën e lindjes tënde, si thesar i lënë në mëshirë të fatit, harruar e braktisur enkas për  t'u gjetur nga dikush.   Zgjodha të vij nëpërmjet cdo dallge që jeta na përplasi të dyve e tutje brigjeve të ndryshme na braktisi. Të vij tek ti në formën e lashtë të kujtimit... Nuk vij për të kërkuar ndihmë, as për të lënë të fundit kujtime në copëz letre, dua vetëm të ecësh përbri dallgëve të detit e të ndjesh sesi uji te prek këmbët, të ndjesh gurët e të buzëqeshësh vetëm për një moment! Dua që të lësh pas guacka që kanë të kërrusura brënda tyre kujtime, të ecësh në drejtim të kundërt me diellin, të duash jetën e të mos duash askënd më shumë se veten! E ke thyer shishen kur të erdh në duar, e di, ti ashtu je, ti nuk je i sipërfaqes, nuk ua do njerëzve vetëm të du

Jam vrarë!

Kur të ngopin me dashuri e kur të zaptojnë mëndjen, kur bëhen obsesioni yt e ti nuk njeh më as veten, kur e do më shumë se asnjë tjetër, atëherë zhduken... Ikin, veniten, ashtu pak nga pak, gjersa ti vritesh. Të dhëmb mungesa por asnjë rrugë nuk të con aty ku ti do. Të zihet fryma e ti mendon se zemra edhe pak do të dalë vendit, kur gjumi bëhet i huaj dhe të huajt të bëhen të urryer, atëherë kur ti më së shumti e kërkon pranë, të zhduken... U jep jetën, të marrin me vete derisa të lënë braktisur shpirtin diku thatësirave të mbetura mes rrugësh pa kalim. Sa dhemb kur të mungon dikush! Thua se po plas cdo venë e trupit por ti nuk di as kur do të vijë ky moment. Më lër të të dua, ishte fjala jote… Nuk të ndjente asnjë lodhje fytyra kur e thoje, as duart nuk të trëmbeshin kur fytyrës mi vishje një prekje për të më puthur. Sa pa zhurmë ike… si mprehtësi e një cepi xhami të thyer më preu mungesa jote! M'u shtrënguan fjalët në grykë e s'munda të nxjerr asnjë pik

Nuk jemi si dikur...

Sa herë kemi premtuar që do të shiheshim prapë e sa herë  të tjera nuk kemi mundur të mbajmë fjalën. Sa herë të tjera lëkundëm cdo hap për të provuar veten por nuk mundëm. Më thuaj pak, sa pyetje i ke mbytur brënda vetes e mua nuk m’i ke thënë kurrë… Njëmijë kujtime m’u ndezën padashur kur dëgjova emrin tënd. As kryet nuk e lëviza, ndjeva frikë prej vetes, a do mundesha të vrisja dhe njëherë zemrën duke të të parë sërisht! Emrin tënd e njoh si vënd, kam jetuar aty e për pak nuk dua të kthehem. Më bëjnë keq mendimet mbi ty! Është më mirë të mos shihemi! Kohës i është mbushur fronti plot e më tej ka vetëm një hapësirë të qielltë, ti dhe unë nuk i duhemi, ne e braktisëm si të mos ekzistonte, sot le t’i kthejmë një favor, të qëndrojmë larg… Larg asaj që na bënte të duheshim, larg kujtimeve, ato ma hanë shpirtin, akoma skam gjetur vendin e duhur që ti braktis e të mos i marr kurrë mbrapsht, larg vetes, edhe kjo ka filluar më tradhton mëndjen, larg teje, ti je padiskutim vëndi k

Ti je gabimi im i preferuar!

Mirëmëngjes shpirt! E di… Ta lexoj në sy mëndjen, je kaq pa fjalë sa më ngjan se nuk të njoh! Jemi të gabueshëm, e di, por me ty do gaboja gjithmonë… prap, qindra herë e në fund të ditës nuk do ndjeja peshën e ndërgjegjes të më lëkundej para syve! Më pyetën se c’bëhej me mua dhe unë buzëqesha. Me një shpirt plot pohova se asgjë nuk është në vendin e duhur e copat janë të tretura larg njëra tjetrës, se netët i kaloj edhe pa gjumë e ndoshta jam e dërrmuar kur vjen mëngjesi por në trishtimin e asaj që jepja në fjalë, fytyra qeshej…  Po, qeshej, sepse në mendje askush nuk më ndal të të mbaj ty! Ti je gabimi im i preferuar! Le të më thyhet zemra, prap do të zgjidhja ty! Sepse edhe pas vitesh, as unë as ti, nuk do kemi frikë të pranojmë një fjalë: u deshëm ne! Të mos ngremë ceremoni  heshtje e të venitemi në mëndjen e njëri-tjetrit si dy të huaj larguar kokëulur duke rendur pas atyre që nuk do të na njohin kurrë si jemi… Zemrën nuk ua njohim, as ata nuk na e njohin ne, e p

Dua të duhemi në të njëjtën kohë!

Dua të duhemi, jo të të dua vetëm unë, as të më duash vetëm ti! Jo të kem vrull e ti të mos nisesh, jo të duash ti e unë të zhdukem. E dua të jetë prej nesh, të më tërheqë, të më bëjë kurioze, të më lërë pa gjumë, të më trishtojë, t’ja ndjej të gjitha shijet! Po, po e dua me shije! Sepse ti je përbërja ime e preferuar! Si je i gatuar kështu? Me cpërzierje e ke shpirtin që e pëlqej kaq fort? Unë di që jam e shtrydhur prej limoni, të jap një vrenjtje fytyrës kur më provon, di që kam të fortë edhe prezencën, e të vështirë e ke kur nuk jam.  Ti je rreshti i parë vëzhgues i bëmave të mia, unë jam impakti i shikimit tënd. Ti nuk je kohë, je i pamatshëm. Nuk e paskam ditur që ti je kaq afër gjithckasë time konturuar me dëshira të herë pas hershme! Me ty harroj! Nuk di se cështë të mendosh kur të kam pranë. Nuk ndjej as mungesë as trishtim për të kërkuar më shumë, as për nesër nuk mendoj dot kur të kam ty. Ti më jep  një gjëndje paqeje, sic është deti i qetë e syri nuk ngopet në hesht

Ti ke qënë përherë ai!

Më fal nëse qindra herë të kam mohuar, më fal nëse nuk ta kam  thënë, më fal po aq herë sa larg vetes të kam mbajtur, më fal nëse të kam kërkuar në të tjerë, ti ke qënë përherë ai! Ti je ndjesia më e mirë kur mbyll sytë... Nuk më duhen fjalët kur kam një të qeshur përballë, nuk dua të më thuash me zë që kujdesesh për mua, më mjafton ky shtrëngimi yt i dorës… Nuk kam nevojë për fjalë, fjalët kanë nevojë për ne! E unë kam hequr dorë prej tyre, i kam braktisur sepse në prehërin e heshtjes, kam një shpirt të lumtur. Është më e fortë se ti, më e dobët se unë, është pa gjurmë, pa hapa, është unike! Të gjitha gabimet e mia, të shkrira në duar  si copëz akulli në ditë të nxehtë, më kanë mbajtur larg teje, sepse më duhej të isha pranë kur botës të mos i duheshin më fjalë, por t’i duhesha botës e heshtur me ty pranë!  Nuk kam kohë për pak, ndaj kam flakur tutje gjithë planet që shtrëngoja në duar, ti je skica ime e preferuar. Të gjithë gëzimet e vogla mi vesh ti në një! E k

Thërrmijash më bëhet shpirti!

Shikimet ndeshen dhe  njëmijë copash thyhen të gjitha përreth! Mbetemi të dy, përballë! Një gri e heshtur, pluhur, dhe e vetmja pamje e qartë, janë fytyrat tona që njëri tjetrit ja lexojnë gjuhën e shikimit. Asnjë melodi nuk merr formën e lëvizjes tënde, tingujt nuk gjejnë më as veten në vija pentagrami, mbeten pezull, të fikura, ndërkohe ti më njeh cdo qelizë të heshtjes time... Ti me heshtjen time ndërton e thur qindra jetë, te disa vdesim e biem e tek të tjera marrin formë të pathënat e një nate të gjatë korriku...! Molekulat e ajrit tim janë pasqyrimi yt! Aq herë sa ti hap e mbyll sytë kur je përballë meje, aq të shpeshta bëhen rrahjet e një zemre, derisa në një moment nuk e ndjej më pulsin. Ti je afruar dhe fryma ime ndalet! Nën lëkurë më dhëmb ajo që ishim, se jashtë e dua atë që jemi... Më mungon edhe kur kujtoj se ti do të ikësh për pak, edhe kur me ankth pres të kthehesh, edhe kur pas të gjithave ti shfaqesh, thërrmijash më bëhet shpirti. Më merr malli për f

Mos më prit...

Më thanë se të kishin parë dje, ashtu, të lodhur e të humbur në rrugën e orës tënde, që si lavjerrës bën para mbrapa, si për të të ngacmuar mëndjen duke kërkuar prej teje fjalën, mjaft, tani është koha të ecësh në ritëm minutash, mjaft u lëkunde! Bashkë nuk shihemi më, e kushedi në c’gjuhë flasim me të tjerët për atë që ishim, diku gënjejmë, diku tjetër themi ato gjëra që në heshtje ja pranojmë vetes, e këtu në cepin e syrit, mëndja na përkulet, në fundit e tij, vetëm unë e ti njohim pamjen e vërtetë të asaj që bashkë formonim. Nuk e di, në c’kthesë u ndanë gjithë rrugëtimet tona, e se si u bëmë palë me atë që papritur na ofroi një histori të trishtë, si për të thënë, këtu ndahen të gjitha, rrugët, historitë, e shkuara… ti përtej shikimit tim, kurse unë në krahun tjetër, aty ku fundi i detit dukej i prekshëm nga lartësia ku ndodhesha… Në ujëra të qiellta e gjeta sërisht veten, kur më thanë se të kishin parë dje. Zhyta kryet dhe njëherë, si për të të larguar prej mëndjes, po