Skip to main content

Posts

Showing posts from October, 2022

Mblidhet bota krejt në dy!

Nuk e di se si bota u zvogëlua aq shumë por di që do të të gjeja kudo në botë! Mes qindra udhëtimesh do zgjidhja këtë stacion për të ekspozuar zemrën. Nuk kam frikë nga vetmia, nuk kam frikë nga ëndrrat, zhurmat, thyerjet, unë nuk kam frikë të dua! Do të trokisja e bindur edhe qindra herë të tjera edhe nëse do ta dija se asnjë vesh nuk do të ishte i aftë të dëgjonte, do të shembja dyer e do të godisja pa asnjë frikë cdo mur të ngritur për të më thënë se nuk mundem. Kam jetuar gjatë me dëshirën për të qënë pikërisht këtu ndaj si asnjëherë me gjithë rendjen e kohën dhënë vrullshëm zemrës, ndala hapin dhe sytë u fanepsën drejt e tek vendi i duhur. Nga drita që depërton prej pluhurit të dritares, mendimet e mia tulaten me dëshirën për të kundërshtuar heshtjen, e kthehen të gjitha në fjalë që duket se mbërrijnë tek ty të pandara, pa kontakte stimulese me mjedisin që zhvendoset herë pas herë. Unë dhe ti mbetemi të pandryshueshëm. Fjalët po ashtu. Ndryshon vetëm horizonti, herë përshfaqen f