Skip to main content

Posts

Showing posts from January, 2022

Për të gjithë burrat që në jetë bëjnë diferencën!

  Ti je një njeri i rrallë dhe i çmuar, ndaj të vlerësoj më shumë sesa mund të ta them me fjalë. Je përkufizimi se si duhet të jetë një mashkull. Je i guximshëm, zemërmirë, i përulur, i dhembshur dhe të gjitha këto më kanë bërë edhe mua më të mirë. Ti më ke mësuar shumë për gjithcka në jetë dhe ndoshta unë sdo mundem kurrë të të falenderoj mjaftueshëm apo aq shpesh sa duhet! Për cdo shembull të keq që jeta na ka dhënë, ju detyrohemi një faleminderit që bëni diferencën! Faleminderit që më mbajte dorën kur jam rrëzuar dhe që më dhe kurajo të ngrihem prap duke ma thjeshtuar edhe gabimin në një fjali “gjëra që ndodhin”. Faleminderit që më fshive lotët dhe më kujtove se sa e rëndësishme jam. Faleminderit që më ke shtyrë të jem gjithmonë versioni më i mirë i vetes duke më vendosur egon në piedestal. Përqafimet, dashuria dhe mirësia vijnë gjithmonë në momentet më të përshtatshme dhe ti ke qënë njeriu i duhur për të më rikthyer edhe njëherë besimin se unë mund tja dal. Faleminderit që

Takova veten ndryshe...

Takova dikë tjetër në pasqyrë, dikë që rrezatonte, nuk buzëqeshte ajo por sytë. Nuk më foli asnjë fjalë po mi rrëfeu të gjitha sekretet me një ulje sysh. Takova dikë tjetër kur ngriti kryet për të më parë prap, takova veten ndryshe prej teje. Takova dikë me kurajo për jetën, me ngazëllim që i dukej i shpenguar në ecejake, me një melankoli të zbritur në dyshemenë e mendjes. Pashë një ecje të lirë, që deri dje i përkiste një njeriu të komplikuar. Takova një shpirt, një shpirt të butë që kishte zbritur zemrën në duar për të mbledhur fjalë të pashkruara ndonjëherë, për ty! Pashë dikë të bukur në pasqyrë, me fytyrën plot diell, me miliona yje në sy, pashë dikë kaq të lirë, pa kufinj   që ishte gati të zbulonte vendet më të fshehura e skutat më të thella të një gjeografie që vetëm ajo njihte. Gëzohem që të njoh, ta dua këtë formë të të qënurit ti e prap të jesh ndryshe! Mënyrën se si e ke mbledhur zemrën në një, se si ke krijuar një harmoni mes ëndrrës dhe realitetit. Ti je kaq njerë

Si një pikë në mes të zemrës!

U mësuam me njerëz të cuditshëm, me njerëz që humorin e kanë të ngjashëm me motin, me njerëz që ndryshojnë fytyrat si veshjet,   u mësuam me njerëz të zakonshëm, që një ditë të njihnim ata që nuk janë kështu! Ndonjëherë më vjen të të pyes, a je i lumtur si unë? Si një udhëtim ku dielli të shoqëron rrugën, si një melodi që e rikthen për ta dëgjuar disa herë, si aroma që të sjell në mendje ditë të bukura, si një ditë të gjatë të mbyllur me një puthje, me një përqafim, me disa gota dhe me shkëlqim sysh. Si një rrëfim ku zemrën zbret në duar dhe strukesh në atë prehër për një shpirt të ngrohtë, si një emocion të paemër që nuk do ta zhbësh dhe e tërheq më fort pas vetes, si një dëshirë që mban gjatë, që nuk venitet, me drita që reflektojnë, me disa ëndrra dhe me sytë mbyllur. Si një film që të mban pas vetes, me personazhë të vrullshëm, me njerëz që përplasin shpirtin për të mbërritur yjet si të prekshme, me duar shtrënguar, për tu hedhur në cdo mendim pa e ditur se cfarë i pret në

Një letër për ty.

  Ndoshta do të jetë një letër e zakonshme e në jetën tënde nuk do të përbëjë asnjë ndryshim por shpresoj që në një ditë të caktuar, kjo letër të mbërrijë tek ty në formë tjetër. Ndoshta nuk je në kohën tënde më të mirë por merri kohës më të mirën, jam e bindur që në një moment do ti kujtosh vetes për të gjitha ditët e lëna pas në harresë, pa një arsye. Ndonëse nuk të vjen në mendje asnjë gjë e bukur që të të kthejë buzëqeshjen, kujtoi vetes një ditë krejt të zakonshme që as nuk e kishe menduar që do të ishte aq e rëndësishme për ty, një ditë të rëndomtë që u kthye në një moment të lumtur për ty dhe përpiqu të kuptosh që ndonjëherë gjërat që lënë shenje tek ne, vijnë atëherë kur nuk e prisnim. Kur bie shi, kujto ditët me diell e se si rruga që ecën në këmbë të duket e ngjashme me një grimcë lumturie, zbriti dëshirat në tokë dhe udhëto pas tyre edhe kur vetes nuk ja gjen motivin e fortë për të vazhduar. Kur më së paku e ndjen, jep dicka nga vetja, jep një përqafim edhe aty ku nuk