Skip to main content

Posts

Showing posts from May, 2016

E dua verën vetëm!

Ndërkohë që koha ndizet e dielli nuk ta përton aspak, gjej rrugën e pashkelur ndonjëherë për të shkuar diku... A bën të mos më shkruash për ca ditë? Po iki me ndërgjegje... Lërmë ca ditë me detin! Ti ma njeh guackën e gaforres... Më pëlqen të dal prej saj e sapo kthehem i mbyll kapakët e marr formën time prap! Ti më thua mirëmëngjes, unë të kthehem me një mirupafshim! Ndjej se është koha ime…Mos më kërko për ca ditë, vera është më e bukur vetëm, madje ma ka qejfi që edhe ti të shkosh diku, po po, s'mund të bëhemi bashkë unë dhe koktejli për ty, jemi kimi e dëmshme! Unë po njëherë...Më lër të zgjohem vetëm, të dielën në mëngjes, me flokët shpurpuritur e dallgët që më gudulisin majat e gishtave! Ora 9! Paqja e bojëqielltë ma lyen shpirtin me qetësi. E dua verën vetëm!E dua verën pa ty! Si mund të burgoset një shpirt-lirë për aq kohë sa ekzistojnë stinët si kjo?! Në sfond lehtë ndjej një këngë, mbështes kryet në shezllon, mbuloj sytë dhe iki jashtë trupit tim në fluturim...

Më kthe kusurin e dashurisë!

Më gërvisht lëkurën me thonj kur përgjumësh më lëshon zë… Kam botën në pjatën e dorës time por preferoj të kthej kokën nga ti, ndjej se më ushqen prania jote! A të mjafton kaq? Sa fjalë duhen për të të ngopur shpirtin ty? Kur ti fal, sa zemra shuhen? Sa forcë duhet dreqin për të të qënë afër?... Ma shton adrenalinën kur m’i lë pyetjet pa përgjigje! Ndërkohë që ti ngrihesh prej shtratit, vjedhurazi dëgjoj që në buzë këndon gjysëm zëri këngën time, sa tërheqës je… E di që nuk peshojmë njësoj në atë cfarë i japim njëri-tjetrit po tek ti mjaftohem që jap, sepse e di që në formën e dhënies time, unë marr nga ty, të gjitha ato që dua, ato që më mungojnë, ti m’i vesh aq bukur copëzat bosh, si mëndafsh i kuq mbi sup më qëndron edhe puthja jote! Ti më zhvesh prej dëshirave, ma vjedh vëmëndjen keqaz, më bën të të kem në mëndje edhe kur të kam afër. Është bukur të jesh rreth teje, ti ke përherë dëshirën të më japësh hapësirën për t’i vizatuar ditët në telajon tim, më duket se

...duhej të më thoje qëndro!

Duhet të të kisha thënë shumë gjëra para se të largohesha me një lamtumirë! Kur të kisha përballë për herë të fundit, e vendosur për të mbyllur një libër historie, kur me gjakftohtësi të të thoja kaq ishte, mbaroi, në atë hezitimin tënd për të folur, duhej të të kisha thënë se të kam dashur, se nuk të hedh poshtë asnjë ditë, se ti ishe një njeri i mrekullueshëm, edhe unë isha… Duhej të të thoja mos më lër të të lë unë, qëndro, rezisto, më mbaj… Duhej të të thoja më përqafo si dikur, ndoshta do më zbutej zemra… Ku i kishe fshehur gjithë fjalët që duhej të m'i përplasje fytyrës? Të më thoje qëndro, ashtu sic qëndrova unë me ty, kur askush nuk ishte, kur të mohoja qënien tënde me mospërfillje e të thoja shko… të më përplasje fytyrës gjithë dëshirat e tua, mënyrën se si më bërë të të dua, formën që i dhe ditëve të mia, të ulërisje me forcë se unë dikur të kam thënë se pa ty nuk mundem, kurse sot jam ajo që dua të të zhvesh përgjithmonë nga ajo jetë që e quaj vetëm timen, a

Dua vetëm qiellin dëshmitar!

Dua që të shkojmë larg këto ditë... Në një vend ku të panjohurve do ti japim pamjen e një cifti që janë dy prej kohësh, t'i dukemi të lumtur e të mos i fshihemi shikimeve të tyre! Të shkojmë larg, në një vend si Teksas! Ti të mbash një kapele sherifi, ndërsa unë xhinseve të shkurtra ti vesh një këmishë, ku të jetë nxehtë e të digjet rruga nga udhëtimi ynë i pakrye... Kur era të fryjë e të më vjedhë frymën, kur flokët të jenë ngatërruar në fytyrën time, kur ti të jesh duke dëgjuar këngën tënde të preferuar, do psherëtij: kjo është lumturia! Unë nuk besoj në ëndrrat e lëna në dorë të një ylli lart në qiell, dua ti jetoj të gjitha një nga një... Unë besoj në gjërat që dua... Sonte, dua t’ja besoj të nesërmen asaj që dje e hodha në tokë, të shkëmbej dy të djeshme për një të sotme, të ndez një cigare në stacionin e benzinës, të shkel me këmbë bishtin e saj pasi ta mbaroj e të fik me të cdo pendim… Kur të bjerë nata e jashtë shtëpizës prej druri të ndezim një z

Ti je një prej tyre...

Ka një moment, kur dua të të përqafoj për të gjitha ditët që më ke qëndruar pranë, e të të them se pa ty do të isha një njeri tjetër...  Do më thuash se për një shoqëri, të thuash "faleminderit" është e kotë, ne qëndrojmë se duam e nuk po i bëjmë "nder" askujt, por sot ndjej të të them: Faleminderit që nuk më ke lënë vetëm në ditët e mia më të trishta, është kaq e thjeshtë të jesh me mua në kinema, në club, në teatër apo në restorant, por duhet një shpirt i madh që të të mbajë afër në dështime e në gabime... Faleminderit që më ke lënë të jem unë kur jam me ty, që më ke besuar të gjitha sekretet e vogla dhe që gjithmonë më kë thënë të vërtetën! Duke u rritur kam kuptuar se sa e thjeshtë është të humbasësh njerëz, sa shpejt largohet një njeri e se cfare shije të lë ikja e dikujt, ndaj dua të të them faleminderit që më ke dëshmuar se bashkë jemi një unitet! Me ty merr formë tjetër miqësia. Faleminderit që i jep shkëlqim tjetër ngjyrave

Meritoj botën, atë tënden në duart e mia!

Sa shpesh biem...Biem në gabime të tjera, në lot të rinj, në ëndrra të tjera që si ato tonat do të thyhen! Në biem! Biem nga pesha që na mban në këmbë, shkëpusim fijen e fundit të litarit lidhur në breg… na bie shpirti copash… e copat perpiqemi ti mbledhim me shpirt! Kam zvarritur sa e sa hapa për të mos lënë gishtërinjtë të më shkëputeshin nga duart e tua, por nuk munda më, rashë! Dje më mbeti një fjali bosh! Zgjata dorën për të prekur mbi tavolinë, por vetëm xham të akullt ndjeva, tërhoqa një tavull, të shkundja kujtimet e fundit! Më ngarkohet emocioni aq shumë sa në cdo moment ndjej se jam e dehur… një alkool të fortë, trullosës, dehës, ndjellës. Tërheq një shishe për një gllënkë të fundit, shtrëngoj sytë e kapërdij duke lënë cepave të buzës të derdhet shija jote! Ende nuk kam hequr këmishën e natës e ndërsa ndez një cigare, shpërndaj sytë nën mjegullën përtej dritares. Më kujtohet kur thashë se për një si unë, kombinimi fatal është aroma e parfumit tënd, një cigare dhe pa

Kam rënë disa herë, e të gjitha herët për ty!

Të kam xhan, mos më lodh, nuk të ndjek dot nëpër rrugë të vështira, nuk ja dal dot të vishem dhe njëherë me ndodhi të vjetra. Të kam xhan, mos u përpiq të më bësh lojra se të kam zgjedhur pikërisht për këtë arsye, që je i zhveshur nga të shëmtuarat skema.  Mos më lodh të lutem, je mjaftueshëm tërheqës pa bërë asgjë! Të kam shpirt! Mos më trego për ish të dashurën tënde, as për këngë e rrugë që të rikujtojnë atë, mos më bëj të hap gojën për historinë time që edhe piktorit më të madh do t’i kish shpëtuar një rresht e sdo ta konkuronte dot asnjë pikturë! Kot e ke zemër. Je shumë tërheqës që tani… Je shumë tërheqës pa bërë asgjë, në indiferencën tënde, në gjërat që heq dorë të bësh, të kam gjetur e nuk dua të lodhem duke të të humbur!Dhe nuk dua të bësh asnjë përpjekje për të më bërë për vete. Unë tashmë jam e tërhequr nga ti. Nuk është risk që marr përsipër, është shans që e kam zgjedhur… dhe prap do ta zgjidhja, ndaj mos më lodh të lutem... Je mjaftueshëm tërheqës pa bë

Sa më kishe munguar para se të të njihja...

Betohem mbi 1000 vite se në një jetë tjetër jemi takuar. Ti je mishërim i zbrazëtirave të mia. Je i sigurtë që nuk jemi njohur më përpara? Ti je kaq i afërt sa më ngjan se dje u ktheve nga një udhëtim dhe u ritakuam pas tre ditësh po aty ku e kishim lënë… Ti më rikthen në një moment gjithë të qeshurat e të shtunës, kur kujtimet e natës së parë që të kam takuar janë fshirë sepse thellë ndjeja se përherë ke qënë me mua… Sa e cuditshme! Zëri yt kur qesh është adrenalina ime! Se di a të kam dashur më përpara, se kam bindjen që do jem cmëndur pas teje… Po pse u njohëm tani?! Pse erdhe kaq vonë?! Kisha kohë pa u ndjerë kështu, sikur kam kërkuar mjaftueshëm e tani ndjej se më e mira ndaloi në këmbët e mia pa gjurmuar unë, sikur kam bërë mjaftueshëm gabime e tani do të pres një shirit ëndrrash të dashura, sikur kam jetuar keq pa ty e tani më pret një rruge e  re, sikur cdo gjë merr kuptim me ty…  Prandaj gjithnjë besoja se kjo nuk ishte më e mira e mundshme për gjithcka bëja. Më duket

Kam veshur shpirtin tënd...

Më thuaj cfarë t’i marr? Një gjë të dukshme… Merri shpirtin më tha… Edhe shpirti i prekshëm është! Më këputi krahët! Krahët e dëshirës që sapo e kisha bërë gati për një fluturim, afër, aty afër për në shpirtin tënd! Të mora një këmishë, për t’i mbështjellë kujtimet kur të kem ftohtë nga mungesa që do më lësh ti… Mora një laps, ti dikur vizatoje me kokën mbështetur në timen, duke më folur për gjërat që sot nuk mundemi t’i shkruajmë! Mora një muzikë, një shikim, një lutje, dy ëndrra dhe i heshta në një gllënjkë të tretur me ngjyrën e të shkuarës! E piva me një frymë! Mora dhe atë shikimin tënd të vrenjtur prej diellit, kur fryn, kur bën ftohtë, kur qielli dhe ngjyra e papërcaktimtë e detit, janë njëjtë me sytë e tu! Shpirt, të mora mëndjen, ti e di, prej në fillim ta kam thënë, aq më duhet nga ti. Unë të kam thyer zemrën e kam hyrë aty përtej xhamave të mbetur, gjeta rrugën për në shpirtin tënd! Është kaq bukur këtu, sytë nuk më ngopen prej qiellit që ke si cati. Unë

Mua më duhet një si ti, që dikujt si ty, i duhem unë!

Dua të më duash ashtu sic dua të të dua unë ty! Të më japësh nga vetja atë që vetes ja kam hequr për të ta dhënë ty. Dua të frymoj atë të paprekur ndjenjë që me duar bëhet e prekshme. Dua të të mungoj ashtu sic më mungon ti mua kur nuk të kam, të ma thuash se pa mua ditët janë bosh, se ajo hapësirë nuk ka kuptim po nuk ma the se emrin tim mbajnë orët që afër nuk më ke! Dua të më mbash inat ashtu sic inatosem unë me ty e mbaj inatin si cantë hedhur krahëve. Dua të njohësh difektet e mia. Ato që unë ja njoh vetes si perfekte! Dua të mos më shkruash me ditë të tëra, sepse shumë ditë nuk do të të shkruaj as unë ty! Dua të të dua në formën tënde e formën time të marrë dashuria jote! Dua të kesh besim te unë, që të më lejosh të të dua mjaftueshëm! Më duaj dhe do të zgjosh tek unë atë që fle në ëndrrat e tua! Nuk dua atë që ti nuk do për veten tënde, ajo që është e dëmshme për ty, ma dëmton shpirtin mua! Nuk më duhet ajo që ty të trishton, do trishtohem nëse ti nu

A të kujtohem unë?

Përshëndetje! Më mban mënd?! Dikur isha mendimi yt! Dikur dëgjonim të njëjtat këngë, u mësuam të ndjekim hapat e njëri-tjetrit në vallëzime prekjesh! Mësuam se kemi shije të ndryshme për muzikën, për pijet, për filmat, për pikturat, përfunduam dhe në shije të ndryshme për njerëzit. Në kapituj të vegjël shkruam histori të gjata, në fjali të shkurtra zgjatëm jetën! As vetë nuk e dinim që do të duheshim kaq fort për t’u zhdukur aq lehtë prej njëri-tjetrit! Nuk hezitoja të hiqja dorë nga një ditë pune vetëm për të qënë aty ku mendoja se koha më e mirë ishte pranë teje, dhe duke e zhveshur xhaketën e pendimit, të humbisja në rrugën tënde duke pëshpëritur: se di a ka mjaftueshëm nesër për gjërat që i dua me ty! Fragmentet e jetës që zgjodhëm t’i rrugëtojmë të dy, më cuan në një botë ku pafundësia do ma kish zili frymën! Përqafova fort atë cfarë ishe ti në atë moment, veten fillova ta dua më shumë, gjurmët nuk m’u fshinë se smbajti më vënd kujtimi, por cdo histori jepte më sh

Më jep një buzëqeshje!

Një nga këto të rastësishmet, vjedhurazi në rrugë, që të shpëton teksa sheh një fytyrë të njohur! Një nga ato të vjetrat, sipërfaqësore, që të më bësh të mendoj se mes nesh vazhdon të ketë një hendek të madh. Në mëngjes, kur të shkëmbehemi shkallëve, më jep një buzëqeshje! Vetëm aq, m’i ke thënë të gjitha. Në lokal, në orën tetë, kur dielli sapo është ulur mbi pjatën e filxhanit të kafes, kur unë të kaloj, më jep një buzëqeshje. Kur të jesh duke shpjeguar kolegeve një cështje dhe të ndeshesh me sytë e mi, më buzëqesh. Në cepin e asaj bordurës ku shet një grua trëndafila, më jep një buzëqeshje. Kur të jesh në makinë, duke lejuar kalimtarët të ecin e të kthesh kokën, më jep një buzëqeshje. Ndoshta ti nuk e di, sepse unë nuk t’a kam thënë, ilac i shpirtit tim, ndjesi deri në palcë, forcë për t’u rikthyer, një dorë e zgjatur, ti nuk e di si u ndërtuan të gjitha ne skeletin e një buzëqeshjeje. Ti ndoshta nuk e di se sa e sa fjalë ka prekur një shikim, e sa prekje ka përqafuar

As unë nuk të dua ty!

Shprehja “ti nuk e do veten mjaftueshëm”, ka filluar më tingëllon si “xhaketë pranvere” kur të mendoj ty, që  e vë krahëve, po andej nga mesdita që ngrohet pak, e heq prap! Në fakt, tani që e mendoj mirë, me vërte ti nuk e do veten mjaftueshëm, të ishte se e doje, nuk i ndiqje të zezat një nga një. Atë energji që harxhon t’u shkosh pas fijes dështimeve të tua të sugjeroj  përdorësh në një formë tjetër, ose mos e përdor hic, ruaje! Më thuaj pak sa herë e ke gjetur veten duke gjykuar në heshtje të tjerët! Aty në atë momentin e poshtër që goja të lidh cdo fije-keqe për gjëra që po t’i vishje ti, ty do të dukeshin aq normale, ose më keq akoma, ty do të fliste subkoshienca se ke bërë gjënë më perfekte në botë! S’të vjen mirë që po të flas si ai djalli mistrec i vogël që të ulet në cep të shpatullës me pirunin tre-dhëmbësh në dorë. Prit se ende stë kam pickuar, sot kam marrë vetëm fjalët me vete… Ti ke frikë nga refuzimi! Po po, këtë e di mirë! Ndaj për të mbajtur veten larg nga k

Kur ti të zgjohesh, unë do të kem ikur!

Ashtu sic më pe tek vija, do më shohësh që do kem ikur. Ndërkohë që më bërë kryefjalë të ditëve të tua, do më shohësh që do kem humbur nëpër gërmat e një libri. Do të kem ikur kur ti të zgjohesh nga ëndrrat ku po më shihje… do të jetë bërë natë ndërkohe që më kërkoje mëngjeseve. Ashtu sic më ke parë të vrapoja për tek ty, do më shohësh që do kem ikur…Në heshtjen e paqtë sapo të zgjohesh, kur të hapësh sytë, unë do të kem ikur! Do të të trishtoj për aq herë sa të kam bërë të lumtur. Thellë nuk e kisha kuptuar që po ndahesha copash e asnjë grimcë nuk po bëhej me tjetrën, po ndjeja nga pak se përkulja e fundit ishte e fortë për t’u ringritur, se fryma që psherëtiva prej shpirti, ishte e fundit në ajrin tënd. Dua që sonte të flesh i qetë, unë nuk do të bëj zhurmë, në majën e gishtave do të largohem prej aty ku dikur bëntë ngrohtë, por ti nuk do të zgjohesh, as sytë nuk do të ndjejnë që përreth një siluetë po lëviz. Më vjen keq! Më vjen keq që të dhashë kaq shumë, por tani do i

A mjaftoj unë?

A ta kam thënë ndonjëherë se sa vlej unë? Unë jam mjaftueshëm, pavarësisht standartit të vendosur nga bota, pavarësisht pritshmërive të të gjithëve, unë jam mjaftueshëm! Jam e lumtur, jam e sinqertë, jam mjaftueshëm! Jam e qeshur dhe bëj për të qeshur, jam e fortë dhe jam shumë e dobët, di të dua aq fort sa nuk kam fuqi të urrej, bëhem një “bjonde” e vërtetë kur dua e në thelb mbaj brunen me gjithë forcë, jam e cmendur, jam qelq, jam plastelinë, të gjitha këto jam! Jam e besueshme dhe më beso, punoj shumë për veten, e nëse nuk të rezulton kështu, të siguroj që jam duke u përpjekur fort, por ama kështu jam mjaftueshëm për njerëzit e mi, për shoqet e mia, për miqtë e mi, për botën! Nuk jam perfekte, nuk jam gjëkundi afër për të qënë ajo e lavdërueshmja prej të gjithëve, por po të jepja gjithë qënien time për gjërat që nuk i bëj mirë, do të isha e frikshme! Unë nuk mbaj mënd të gjithë datat historike, nuk mbaj mënd as formula as teorema, nuk mbaj mënd ligje dhe bëj sh