Skip to main content

Posts

Showing posts from April, 2016

Më kujto të të harroj!

Më kujto të lutem që më duhet të takoj dikë sot… Më kujto që më vonë më duhet të shkoj në bankë dhe më pas më kujto që duhet të shkoj të vizitohem… Kujtomë dhe njëherë se sa e hidhur është të të mbajnë larg dhe të jua ndjesh në fytyrë mungesën, sa e trishtë është t’i përtypësh një pas një dëshirat, sa e vrenjtur bëhet dhe koha kur qiellin ma prishin retë e tua! Por mos harro dicka: Kur të më kesh vendosur në kutizën e të voglave të shkuara, do të të kthehem me fuqinë më të madhe që më mbart shpirti, aty ku askush sdo të mundet të të kuptojë, aty ku të tjerët asnjëherë nuk të kanë goditur, ku njerëzit nuk të kanë njohur. Më lër të të shfajësoj sepse të mbaj në atë pjesë të harruar të mëndjes ku ndoshta edhe pluhuri të ka zënë. Kujtomë të të liroj nga ndërgjegja sepse je një peshë e panevojshme aty. Më jep mundësinë të të heq nga duart ato pak të mira që ti dhurova prej zemre.  Ka kohë që nuk më dhëmb asnjë pjesë e asaj që mbeti, ndaj më kujto të bëj një vizitë për të hequr

Është vonë për të qënë të lumtur!

Ka kaluar mesnata dhe vec  gotës që mbaj në dorë dhe e lëkund në harmoni me tingujt, mbaj në mënd edhe peshën e kujtimeve. Gëzuar për to! Dollitë ngrihen disa herë gjatë natës, e zakonisht të ftojnë ti pish me fund! U bë vonë! E unë nuk kam kohë të të dëgjoj. Veshin ma zuri muzika dhe ajrin ma mbushi atmosfera. Si nëpër tym më vjen ndërmënd dicka që shquaja përherë si vlerë timen: kam mjaftueshëm shpirt për  dy, ndaj smë është dashur ndonjëherë ta kërkoj gjetkë! Është vonë se unë tashmë e dhashë krejt shpirtin aty, po hapësira ishte bosh e s’e ngopa dot. Është vonë se u desh të nxitoja unë, ndryshe sdo të mund të rigjeja dot veten. Është vonë se as kohët nuk na deshën! Është vonë se ishte darkë kur më gjete, e tani është mëngjes kur unë nuk dua të më kërkosh më… Ka një formulë të cuditshme në fakt të gjërave. Kur ti ikën prej tyre, ato nxitojnë për tek ti, por ndërkohë ty të janë ngacmuar “qelizat” më tutje, e nuk i lë të të afrohen. Mos më shih ashtu, nuk jam zb

Dëgjo këtu!

Se në fakt shumë nën guackë ju kam lënë ju llojin tuaj të specieve që shumoheni pa qënë nevoja! Jo cdo njeri i hapur është i drejtë e jo cdo shaka është sarkazëm, se fundja shtrenjtë e shesim fjalën të gjithë, po si i shpenzojmë paratë e marra, tregon shumë…e kur dëgjoj ndonjëherë që në përgjithësi meshkujt janë më të drejpërdrejtë më vjen për të qeshur dhe u them: Në fakt quheni thjesht njerëz pa takt, jo të drejpërdrejtë! E nëse kjo të ofendon po të them “mirëseerdhe në realitet”! Kur tregohesh shumë e hapur ndonjëherë (si femër), e gjen veten në dilemën: kjo modestia si e ka formatin e përdorimit se spo dimë nga ta rrotullojmë, packa se lloji juaj e merr si provokim edhe situatën më të thjeshtë të mundshme duke u kthyer në kundërshtar të tipit: pse e merr personale, është thjesht një opinion! Dëgjo këtu, kafet kërkohen, opinionet e tua, JO! Kështu që uluni pak të gjithë në tryezë të rrumbullakët dhe mbani shënim, se në mënd nuk e mbani dot! Ka një cmim që pagu

Të kam falur!

Është ditë e njëjtë si javën e kaluar dhe po njësoj ngjan edhe kjo kafja që po gëlltis vetëm! Është një nga ato ditë ku shkëlqen dielli po kafja pihet pa sheqer, ku qielli është blu por ska biskotë në pjatën e filxhanit, ku zhytem në lexime e syri më stakohet në atë thonjëzën e shprehjes “ti ke ngjyrat e shijes time”… Të kam falur, Sepse ti meriton të të duash në një formë tjetër, Të kam falur, Se aty ku më puthet mëndja me zemrën jam në luhatjen më të fortë e kaq mundem. Të kam falur sepse unë nuk kam kohë më vonë, jam shumë e zënë duke jetuar të tashmen, Sepse gjeta mënyrën për të qënë shumë afër e për më larg shkoja. Të kam falur se sot nuk paska as fëmijë që ngrenë balona, ka vetëm të rritur që një pas një ankohen. Se gjejmë forma për të qënë të ndryshëm e gjëmojmë pas asaj që na bën të jemi të njëjtë. Kontrovers i veshur keqaz sot. Të kam falur se edhe dimrit ja dhashë duart, e i thashë shihemi herës tjetër. Të kam falur se dua të liroj mëndjen nga pikë

"Shes mënd."

Përherë kam qënë e keqe në përllogaritje të njerëzve të vegjël. Në atë hapësirën time, nuk kanë bërë asnjëherë diferencë grimcat negative në shumëllojshmërinë e ajrit të pastër e plot jetë. Edhe kot bëj sikur kam zënë mënd, me të dyja këmbët do ulesha prap në tavolina të tilla, me bindjen e plotë se nuk më afektojnë aspak këto gjëra për aq kohë sa cdo gjë ndërtohet në mëndjen time e atë nuk ma transformon e nuk ma blen dot njeri. Po në fakt, ajo shprehja “Jepi Cezarit atë që i takon Cezarit”, nuk qënka krejt e veshur vetëm për meritat e mira të Cezarit, po është përllogaritje edhe për dëmet e të vobektat e njeriut. Politikat e kuotimit, rrallë herë kanë zënë vënd ndër njerëz me karakter, vlera, virtyte, se duam s’duam, do bëhemi pjesë e përzierjes së ndotur mes llojit tonë, qënies njerëzore. Sa rëndë po i bie! Sa mënd duhen për mos me pas mënd, se më mundon kjo pyetje? Madje po du me i shit mëndt,  po do thoni ju: “hall tjetër mos pac”, se këtu po na vlon e keqja ndër ne