Skip to main content

Dëgjo këtu!

Se në fakt shumë nën guackë ju kam lënë ju llojin tuaj të specieve që shumoheni pa qënë nevoja!

Jo cdo njeri i hapur është i drejtë e jo cdo shaka është sarkazëm, se fundja shtrenjtë e shesim fjalën të gjithë, po si i shpenzojmë paratë e marra, tregon shumë…e kur dëgjoj ndonjëherë që në përgjithësi meshkujt janë më të drejpërdrejtë më vjen për të qeshur dhe u them: Në fakt quheni thjesht njerëz pa takt, jo të drejpërdrejtë! E nëse kjo të ofendon po të them “mirëseerdhe në realitet”!

Kur tregohesh shumë e hapur ndonjëherë (si femër), e gjen veten në dilemën: kjo modestia si e ka formatin e përdorimit se spo dimë nga ta rrotullojmë, packa se lloji juaj e merr si provokim edhe situatën më të thjeshtë të mundshme duke u kthyer në kundërshtar të tipit: pse e merr personale, është thjesht një opinion!

Dëgjo këtu, kafet kërkohen, opinionet e tua, JO!



Kështu që uluni pak të gjithë në tryezë të rrumbullakët dhe mbani shënim, se në mënd nuk e mbani dot! Ka një cmim që paguhet në këtë jetë për të qënë vetvetja. Fillimisht të veshësh maskë të kushton aq lirë dhe në llogari të thjeshtë, ngjan si biznes me leverdi, te shtiresh, të fitosh popullaritet, të adhurohesh, të të shohin nga jashtë se sa bukur të rrinë të gjitha këto.
Kthehemi tek cmimi real i mallit!
Sa të kushton lëkura, po po ajo e zhveshura fare, ajo që ti i njeh vetes, e ndërgjegjshmja ctë thotë! Pyete njëherë?! Me siguri kur dilni me një femër mendimi i parë që ju vjen në mëndje nuk është: Sa e artikuluar kjo vajzë, do të jetë një partnere e shkëlqyer për një platformë biznesi ose studio ligjore, do jetë një menaxhuese e aftë për të gjithë stafin…pppffff, asnjë nga këto nuk e mendoni, edhe kur e mendoni ju bie automati, se është cështje kapaciteti personal, sa më mban peshorja dhe sa kilogram më duhen të arrij barazpeshën!

Meshkujt duan nga femrat atë që nuk arrijnë dot në biznes: ngrohtësi, mbështetje, dashuri, edukatë, bla bla bla!

Nëse e gjejnë veten gjithë kohës duke dëgjuar propozime për të ndryshuar dicka që skanë këllqe ta bëjnë, janë shoqërues të gabuar për të ndërmarrë përsipër sfida, nëse sje mëndjelehtë, për ta nuk vlen fare! (dhe kjo ska lidhje me bjondet, sinqerisht ;-))

Kam lexuar shumë për femra që i admiroj intelektualisht, e në fakt unë nuk jam si ato e as nuk aspiroj të bëhem kopje e ndonjërës prej tyre, por ka dicka në formën që i bën ato “pre” të syrit tim: Mënyra se si duke sfiduar veten, kanë lënë pas cdo pengesë parazitare të lënë në rrugë vetëm për ti zgjatur procesin në kohë të vendimarrjes! Jo karakteri luftarak, sepse vetë femra është zbutësi më i mirë në botë i cdo situate të gërvishtur, por mënyra se si e lejojnë veten të jenë femra në kuptimin e plotë të fjalës, duke i dhënë mashkullit mundësine për të qënë të tillë.
Është shumë e hidhur të gëlltisësh që dikush për fat të keq (për ty) përpiqet të qëndrojë i suksesshëm pa gëlltitur asgjë të cilën i ofrohet rëndom, ashtu sikurse pa “lëpirë” asnjë dorë e pa kërkuar “lëmoshën e tërheqjes” tek askush!


Një femër ja del vetëm… Ajo thjesht nuk do…

Desantila

Comments

Popular posts from this blog

Dashuria të ngrihet në këmbë!

Po venitet dashuria. Jo ajo që përmendet në vargje të zhurmshme, por ajo që merr frymë mes njerëzve, që dridhet në heshtje kur sheh dikë të lënduar, që rri e përulur në qoshe shpirtrash të ndrojtur. Ajo dashuri e thjeshtë, e ndjerë, që nuk ka nevojë për fjalë të mëdha, po tretet si një aromë e vjetër që askush nuk e ndien më. Po shndërrohet në kujtim, në një ndjesi që njerëzit përmendin me mall, por nuk e përjetojnë më. Njerëzit janë bërë të ngurtë, sikur cdo ndjenjë t’i rëndojë. Flasin për dashurinë, por pak kush e njeh. Shumë duan të duken të dashuruar, pak duan vërtet. Zemrat janë kthyer në mjegull, të lodhura nga pritjet, nga zhgënjimet, nga mungesa e butësisë. Dhe kështu dita-ditës ndjeshmëria zbehet ndërsa shpirtrat mbeten bosh, si shtëpi pa dritë. Njerëzit nuk besojnë më në përqafime të sinqerta, sepse janë mësuar me duar që prekin, por nuk ndiejnë. Nuk besojnë më në fjalë, sepse janë lodhur nga ato që tingëllojnë bukur, por peshojnë pak. E kemi harruar gjuhën e syve, përkëd...

Ne pa ty!

Unë them e bardhë! Ti thua e zezë! Unë them po vij. Ti thua unë po iki! Dhe kështu jeta ime ka gjithmonë ngjyra ndërsa e jotja bardh e zi. Sa më shumë të kërkoj aq më larg shkon ti, dhe kështu ditët e mia mbeten peng i dëshirave, ndërsa ti një njeri që ende nuk di vlerën e një dhurate të shtrenjtë, jetës! Unë them ndjej, ti thua harro. Unë zgjas dorën, ti mbyll grushtin. Dhe kështu hapësira mes nesh bëhet mur, një mur që më mban larg teje, por jo larg ëndrrave të mia. Ti jeton në hije, unë jetoj në dritë, ti zgjedh të ikësh, unë zgjedh të mbetem. Unë shikoj qiellin dhe shpresoj për një moment se gjërat nuk do të jenë gjithmonë kështu, ti shikon rrugën dhe ikën nga çdo pritje. Netët e mia janë të mbushura me heshtjen e dritave të vogla të yjeve ndërsa ditët e tua kalojnë pa e kuptuar bukurinë që të rrethon. Ndjej tingujt e shpresës, ti ndjen zhurmën e boshllëkut. Sa më shumë përpiqem të të afroj, aq më shumë largohesh, dhe ndonjëherë mendoj se ndoshta kjo është mënyra jote të jesh, të ...

Një herë e një jetë

Thuhet se diku, në një vend që nuk gjendet në asnjë hartë, ka njerëz që jetojnë ndryshe. Ata nuk ecin me ngut, nuk rendin pas kohës, nuk mbajnë në zemër pesha që nuk janë të tyret. Ata zgjedhin të jetojnë si në përralla, jo për të shpëtuar nga realiteti, por për ta ndriçuar atë nga brenda. Në atë botë, mëngjeset nuk nisin me alarm, por me një rreze që përkëdhel qepallat. Çdo ditë është një faqe e bardhë ku nuk shkruhen detyra, por ngjyra dhe sytë e njerëzve nuk janë për të gjykuar, por për të parë thellë, atje ku fillon drita. Në këtë përrallë që duket si ëndërr apo ëndërr që duket si jetë nuk ka udhë të qarta, por ka një ndjesi që të çon gjithmonë aty ku duhet. Është zëri i butë i zemrës që të thotë “ndalu këtu, këtu je mirë”. Dhe kur ndalesh, gjithçka merr kuptim edhe gjethet që bien kanë histori, edhe erërat që fryjnë mbajnë fjalë që askush nuk i ka thënë ende. Njerëzit atje nuk janë të përkryer, por janë të vërtetë. Ata dinë të qeshin me lot, dhe të qajnë pa turp. E dinë që jeta...