Skip to main content

Posts

Showing posts from May, 2023

Bisedë këmbëzbathur…

Ulur në bregun e një gjiri që me siguri një emër duhet ta ketë, mbështillem me veten dhe mendoj se si koha e humbet reputacionin në një gjendje të tillë. Gjysëm diell, erë e lehtë, hije e rënë në shkëmb, një pullë e këmishës mbërthyer, këmbëzbathur! Rrëkëllej një gotë, bashkë me mendimet që më ngacmojnë me praninë e tepruar të tyre edhe pse përpiqem ti hutoj. Mendimet nuk i binden më urdhrave! Dorëzohem. Me dëshirën për të hequr qafe "gjërat" e panevojshme sa më shpejt të jetë e mundur, guxoj ti bëj dhuratë në xhepat e të tjerëve elementët e ndërgjegjes. Sa lehtë do ndihesha nëse nuk do të peshonin cdo ditë në mua. Jam në një botë që nuk sheh së jashtmi por është e brendshme, që merr formë nga mendimi i cili nuk kumbon, por përhapet si valë në vetvete. Qënia ime bart ankth si torbë e marrë në piknik. E lëshoj. Një moment paqeje që nuk luftoj me fjalët, një ritëm i heshtur i përkundur me zhurmën e valës së detit që më mbërriti deri tek gishtërinjtë. I vetmi film me ngjyra