Skip to main content

Posts

Showing posts from March, 2017

Të mbaj!

U enda gjatë rrugëve të tua, ti më thoje se jam gjithcka që ti ke dashur, ti me gjithë qënien tënde më shtrëngoje në një premtim, të dua, të mbaj! Për ty, mijëra vargje në cdo aeroport, do mbajnë emrin tënd. Për ty që je agimi dhe perëndimi i jetës time, do të zgjohem në njëqind ditëlindje me qirinjtë të shuar që në ajër formojnë emrin tënd. Qyteti im, ska jetë pa ty! Muzgu im i ëmbël, më thuaj, a t'i merr malli duart për një përqafim...të lutem, sonte më lër të qaj, më lër të mbështes kryet në jastëk e të formoj hartë lotësh...hartën e zemrës! Veten skam fuqi ta kundërshtoj, vetja më tradhëton në ty, aty le të jem një kokë mbështetur në krahun tënd, bashkë jemi të fortë... Sa rëndë po të peshon shpirti? Lëre të trishtë edhe sot, nesër është një ditë e re, nesër është një ditë më e mirë. Nesër është prap unë edhe ti, sepse në atë botë të vogël tonën, i mbyllëm dyert e djeshme, morëm një rrugë bashkë, duke parë njëri tjetrin në sy, kycëm edhe njëherë premtime të hekur

N’ajr!

Si momenti i shkëputjes së avionit me tokën, si boshllëku në stomak kur makina bën një zbritje të papritur, si hapat e shpejtë frymë-marrës, të doja, ajër! Njëmijë aroma ka me ty dashuria! Si një parfum që të rikthen kujtime e të vjedh buzëqeshje, si një diell në të kaltër qielli, si avulli që lëshon kafja e orës 7 të mëngjesit, si ndjesi që të vjedh padashje gjithë shpirtin... N'ajrin tim, jepet vetëm një këngë, n'ajrin tim kërkoj alkol dhe pak adrenalinë, ti je lartësia ku gjatë kam ecur për të mbërritur! Më zgjatën në duar një revistë dhe shfletova menjëherësh pa ndaluar askund. Faqet vetëm zhdukeshin një nga një, në fundin e saj gjeta hartën e botës, atë formë ka zemra! Në cdo cep të saj, e gjallë frymon etja ime për të njohur shkrimet në hyrjen e cdo qyteti, në cdo rrugë merr jetë edhe njëherë historia e kujtdo. Dikush do e dikush duhet, janë edhe ata që duhen, ata të paktët mbetur kopshteve të pallateve mbretërore... janë ata të paktë zemër kardinalë që njohi

Dje, u shkëmbyem në rrugë...

Me dorën futur në xhep shtrëngoja një 20 lekësh monedhë, në dorën tjetër timonin e makinës, kaq zotëroja për ti dhënë drejtim jetës, 20 lek dhe  një timon. As një gllënjkë kafe hidhur nuk e gjerbja dot për të mbledhur atë pak forcë mbetur shtigjeve të kockave në trup. Rrëzimi im kishte mbërritur! Rrëzimi im u kthye në vendin që ishte i yti... Rrënqethje e trupit më shtrëngoi në lot, më vinte si vagull zëri yt kur më kokën ulur pohove: po, kam njohur dikë tjetër, më vjen keq, unë thjesht… e dua! Mbaj mënd vetëm dicka,  unë ika dhe ti nuk më kërkove kurrë më. Asnjë zë lutës nuk u dëgjua të bërtiste kur prej shtëpisë tonë, unë mbylla derën vetëm me rrobat e trupit, për të mos u kthyer më kurrë aty. As atë ditë e asnjë ditë tjetër... Në pesë vitet e martesës asnjëherë nuk e kisha menduar se kështjella e zemrës do të shembej në këtë formë, unë asnjëherë nuk e kisha menduar se thyerja e zemrës qënka e tillë...Preka fundin... atë lloj fundi që as në mjerimin më të madh nuk e kish

Ti m'a bën diell!

Sa është ora? Është saktësisht një orë për t'u dashur, një orë për të thënë të dua, një orë me përqafimin e diellit përballë, me padurimin për të të parë, me dëshirën që kjo orë të zgjasë pafund, është një orë si cdo ditë, ku nuk do të heq dorë nga kafja e mëngjesit me ty në krah, një orë për t'u dashur... Me ty, më ndalon ora! Vec ora! Cdo gjë lëviz, lulet marrin jetë, ëndrrat zgjohen, njerëzit ecin, lugët kërcasin filxhanit të kafes, vec unë e ti jemi të veshur me minutin e ngecur të zemrës.  Akrepat puthen... sa zemra heshtin bashkë me të... sa gërma mbeten jetime, sa pak duhen fjalët në atë puthje! Cfarë më pëlqen te ty është se si flet kur je i lumtur, se si të qeshin sytë, në atë cast asgjë tjetër e gjallë nuk ka jetë, sa bukur vdes rrethimi yt e ti je gjithë jeta aty. Më hipnotizon gjithë frikërat e mendimet që më mbajnë larg teje, m'i shuan pak nga pak edhe retë mbi krye që vijnë paftuar, ti m'a bën diell! Është orë për t'u dashur, për t