Skip to main content

Dje, u shkëmbyem në rrugë...

Me dorën futur në xhep shtrëngoja një 20 lekësh monedhë, në dorën tjetër timonin e makinës, kaq zotëroja për ti dhënë drejtim jetës, 20 lek dhe  një timon. As një gllënjkë kafe hidhur nuk e gjerbja dot për të mbledhur atë pak forcë mbetur shtigjeve të kockave në trup.
Rrëzimi im kishte mbërritur! Rrëzimi im u kthye në vendin që ishte i yti...

Rrënqethje e trupit më shtrëngoi në lot, më vinte si vagull zëri yt kur më kokën ulur pohove: po, kam njohur dikë tjetër, më vjen keq, unë thjesht… e dua!
Mbaj mënd vetëm dicka,  unë ika dhe ti nuk më kërkove kurrë më. Asnjë zë lutës nuk u dëgjua të bërtiste kur prej shtëpisë tonë, unë mbylla derën vetëm me rrobat e trupit, për të mos u kthyer më kurrë aty. As atë ditë e asnjë ditë tjetër...

Në pesë vitet e martesës asnjëherë nuk e kisha menduar se kështjella e zemrës do të shembej në këtë formë, unë asnjëherë nuk e kisha menduar se thyerja e zemrës qënka e tillë...Preka fundin... atë lloj fundi që as në mjerimin më të madh nuk e kish njohur njerëzimi, u drodh para sysh gjithckaja ime lënë peng në jetën e dikurshme.
Zotëroja një timon dhe një monedhe 20-lekëshe për t'i dhënë drejtim jetës!

Por jeta më drejtoi udhës time të re... Jeta më zgjati një dorë kur unë zvarritesha, kur unë nuk kisha as lot për të vajtuar një gjurmë të ndërtuar vetë, kur mendoja se kisha zemër e në zemër kisha gjithë botën! Jeta më tregoi se lumturia nuk zgjat përgjithmonë, se rrëzimi nga maja e saj më e lartë qënka therës, se pas cdo shembje të mureve dhe endjes së pakrye, gjendet një cati, jeta më dha diellin si cati!


Në hapat e parë të saj kuptova se ngritja më e madhe e njeriut është përpjekja për të bërë hapa të vegjël, ato endjet që në fillim ngjajnë si pavend e pa asnjë zgjidhje, dita ditës u bënë formëzimi i puzzle-it të jetës time! Kisha prekur fundin dhe e dija se cdo të thoshte të ngriheshe. Fundi u kthye në forcën time.

Dje u shkëmbyem në rrugë, ti mbaje në krah një vajzë të vogël, atë që unë nuk munda të ta jepja kurrë, një vajzë të vogël, nëna e së cilës ishte ajo të cilën ti dikur kishe njohur...
Unë shtyja karrocën e tim biri, atij që do kishte sytë e tu, atij që do të ishte i yti, babai i të cilit, është bashkëshorti im!

Derdha lot për të dy ne! Derdha lot që as vetë nuk e dija se cfarë shije kishin…
Jam e lumtur për ty. Nuk të urreva dot kurrë sa të mos gëzohem për ty, nuk të mallkova dot asnjëherë sa të mos shihja dot në sy! Jetojmë ëndrrat që dikur i thurëm bashkë, jetojmë jetë që nuk janë më të njëjta. Unë preka fundin, rrëzimi im u bë forca ime më e madhe. Ti ishe mësimi më i fortë që universi më dha...


Në duar shtrëngoja karrocën e tim biri dhe në portofol kisha foton e familjes time të re, kaq zotëroja për t'i dhënë drejtim jetës...

Comments

Popular posts from this blog

Dashuria të ngrihet në këmbë!

Po venitet dashuria. Jo ajo që përmendet në vargje të zhurmshme, por ajo që merr frymë mes njerëzve, që dridhet në heshtje kur sheh dikë të lënduar, që rri e përulur në qoshe shpirtrash të ndrojtur. Ajo dashuri e thjeshtë, e ndjerë, që nuk ka nevojë për fjalë të mëdha, po tretet si një aromë e vjetër që askush nuk e ndien më. Po shndërrohet në kujtim, në një ndjesi që njerëzit përmendin me mall, por nuk e përjetojnë më. Njerëzit janë bërë të ngurtë, sikur cdo ndjenjë t’i rëndojë. Flasin për dashurinë, por pak kush e njeh. Shumë duan të duken të dashuruar, pak duan vërtet. Zemrat janë kthyer në mjegull, të lodhura nga pritjet, nga zhgënjimet, nga mungesa e butësisë. Dhe kështu dita-ditës ndjeshmëria zbehet ndërsa shpirtrat mbeten bosh, si shtëpi pa dritë. Njerëzit nuk besojnë më në përqafime të sinqerta, sepse janë mësuar me duar që prekin, por nuk ndiejnë. Nuk besojnë më në fjalë, sepse janë lodhur nga ato që tingëllojnë bukur, por peshojnë pak. E kemi harruar gjuhën e syve, përkëd...

Ne pa ty!

Unë them e bardhë! Ti thua e zezë! Unë them po vij. Ti thua unë po iki! Dhe kështu jeta ime ka gjithmonë ngjyra ndërsa e jotja bardh e zi. Sa më shumë të kërkoj aq më larg shkon ti, dhe kështu ditët e mia mbeten peng i dëshirave, ndërsa ti një njeri që ende nuk di vlerën e një dhurate të shtrenjtë, jetës! Unë them ndjej, ti thua harro. Unë zgjas dorën, ti mbyll grushtin. Dhe kështu hapësira mes nesh bëhet mur, një mur që më mban larg teje, por jo larg ëndrrave të mia. Ti jeton në hije, unë jetoj në dritë, ti zgjedh të ikësh, unë zgjedh të mbetem. Unë shikoj qiellin dhe shpresoj për një moment se gjërat nuk do të jenë gjithmonë kështu, ti shikon rrugën dhe ikën nga çdo pritje. Netët e mia janë të mbushura me heshtjen e dritave të vogla të yjeve ndërsa ditët e tua kalojnë pa e kuptuar bukurinë që të rrethon. Ndjej tingujt e shpresës, ti ndjen zhurmën e boshllëkut. Sa më shumë përpiqem të të afroj, aq më shumë largohesh, dhe ndonjëherë mendoj se ndoshta kjo është mënyra jote të jesh, të ...

Edhe një herë

Ka caste kur njeriu dëshiron vetëm edhe një herë. Jo një jetë tjetër, jo një mrekulli të madhe, por një herë të vetme, një sekondë më shumë, një mundësi të vogël që duket e parëndësishme në dukje, por që për të është gjithcka. Edhe një herë të zgjohesh në mëngjes pa ngut, duke dëgjuar zhurmën e qetë të një dite që ende nuk ka filluar. Ajri i parë që mbush mushkëritë s’është thjesht frymë, por kujtim i gjallë i gjithë asaj që ka humbur dhe i gjithçkaje që ende pret të ndodhë. Edhe një herë të shohë dikë në sy, pa maska, pa fjalë të tepërta, pa frikë se koha do t’ia marrë. Një shikim që nuk ka nevojë për shpjegime, sepse kuptohet në heshtje. Edhe një herë të ndjejë aromën e kafes së freskët, ose erën e shiut në rrugët bosh. Këto gjëra të vogla, që në ngut e lodhje harrohen, janë ato që kthehen në pasuri të pamatshme kur njeriu kupton se koha nuk i jep pafund. Edhe një herë të qeshë me shpirt, ashtu sic qeshin fëmijët, pa menduar për çfarë do të thotë bota, pa ndjerë peshën e barr...