Skip to main content

Posts

Showing posts from December, 2021

Ti bëjmë gjërat keq, para se ti ndreqim!

Të zgjedhim të heshtim para se të flasim e në heshtje të ulërasim edhe frikën për tu përballur.  Të ngrihemi për të manifestuar gjërat që nuk na pëlqejnë e ato që shkojnë keq e në këtë hatërmbetje të hedhim sytë si për të thënë “nuk bëhet kështu”. Të ikim pa kthyer kokën e në mes të rrugës të ndjejmë atë frikën “po sikur” të kishim qëndruar? Të shesim kohën para se ti japim vetes kohë për ta njohur dëshirën që kapërcen kufinj dhe hapësirë. Të ndërtojmë mure në vend të urave e në përpjekje për të kaluar në krahun tjetër, të kthehemi mbrapsht. Të venitemi si një hije që rrugës i lë pas vetëm gjurmët, me bindjen se nuk do të kthehemi më. Ti bëjmë njëherë gjërat keq e pastaj ti ndreqim. Të zgjedhim një ditë të rëndomtë e të ulemi pa thënë kurrë “cfarë ndodhi”, të harrojmë me dëshirë se jeta është kaq e komplikuar sa ne na duhet ta thjeshtojmë e jo ti shtojmë shumë të panjohura këtij ekuacioni. Të ulemi pa folur për ne, pa i vënë një emër, një arsye, një përse. Të themi gëzuar për një