Skip to main content

Ti bëjmë gjërat keq, para se ti ndreqim!

Të zgjedhim të heshtim para se të flasim e në heshtje të ulërasim edhe frikën për tu përballur. Të ngrihemi për të manifestuar gjërat që nuk na pëlqejnë e ato që shkojnë keq e në këtë hatërmbetje të hedhim sytë si për të thënë “nuk bëhet kështu”.

Të ikim pa kthyer kokën e në mes të rrugës të ndjejmë atë frikën “po sikur” të kishim qëndruar?

Të shesim kohën para se ti japim vetes kohë për ta njohur dëshirën që kapërcen kufinj dhe hapësirë.

Të ndërtojmë mure në vend të urave e në përpjekje për të kaluar në krahun tjetër, të kthehemi mbrapsht.

Të venitemi si një hije që rrugës i lë pas vetëm gjurmët, me bindjen se nuk do të kthehemi më.

Ti bëjmë njëherë gjërat keq e pastaj ti ndreqim.





Të zgjedhim një ditë të rëndomtë e të ulemi pa thënë kurrë “cfarë ndodhi”, të harrojmë me dëshirë se jeta është kaq e komplikuar sa ne na duhet ta thjeshtojmë e jo ti shtojmë shumë të panjohura këtij ekuacioni.
Të ulemi pa folur për ne, pa i vënë një emër, një arsye, një përse. Të themi gëzuar për një ditë tjetër, që zgjodhëm ti japim një ngjyrë, një përqafim, një të qeshur duke thënë “bëhet mirë”.

Të flasim a të heshtim, rëndësi ka që tani që jemi këtu, nuk kam më vend për fjalët e panevojshme të kënduara në këngë që mbeten vetëm aty. 


A do të qëndroje nëse do të mundeshe? Ti bëjmë gjërat keq para se ti ndreqim. Ndoshta kështu duhej.


Për shumë fjalë “përgjithmonë” të shkruara në mure, në mesazhe a në premtime, të qëndrojmë jashtë, të zgjedhim të tashmen, kështu sic është, me disa drita të ndezura e disa të djegura, me duar të ftohta e me zemrën që ndoshta ende nuk ka njohur të ngjashmen e saj.

Për të gjitha herët që zgjodhëm të largohemi para se të afroheshim e në këtë rrugëtim mbyllëm sytë duke i mohuar vetes shikimin!

Për të gjitha dëshirat që me duar i mbytëm e nuk i lamë kurrë të bëheshin rrëfyes.

Për të gjitha herët që zgjodhëm heshtjen, jo fjalët, heshtjen, jo puthjet, heshtjen, jo përqafimet.

Për të gjitha gjërat që bëmë keq, eja ti ndreqim!

Comments

  1. Dëshmi

    Isha ​​plotësisht e shkatërruar kur marrëdhënia ime mbaroi. Besoja vërtet se kisha humbur dashurinë e jetës sime përgjithmonë. Pastaj gjeta Dr. Dawn dhe gjithçka ndryshoi.
    Me mirësi, mençuri dhe udhëzim të fuqishëm, ajo më solli përsëri dashurinë që mendoja se ishte zhdukur. Sot, jemi më të lumtur se kurrë!
    Dr. Dawn vërtet i shndërroi lotët e mi në gëzim.

    Dr. Dawn Mund t'ju Ndihmojë me:

    ✅ Magji Dashurie
    ✅ Magji Shtatzënie
    ✅ Rivendosjen e Martesës / Marrëdhënies
    ✅ Kura Bimore për HIV, Sëmundje të Veshkave, Probleme me Zemrën, Infeksione dhe më shumë

    📧 Email: dawnacuna314@gmail.com
    Telefon/WhatsApp: +2349046229159

    Mos vuani në heshtje. Dr. Dawn mund t'ju sjellë lumturinë përsëri në jetën tuaj!

    ReplyDelete

Post a Comment

Popular posts from this blog

Dashuria të ngrihet në këmbë!

Po venitet dashuria. Jo ajo që përmendet në vargje të zhurmshme, por ajo që merr frymë mes njerëzve, që dridhet në heshtje kur sheh dikë të lënduar, që rri e përulur në qoshe shpirtrash të ndrojtur. Ajo dashuri e thjeshtë, e ndjerë, që nuk ka nevojë për fjalë të mëdha, po tretet si një aromë e vjetër që askush nuk e ndien më. Po shndërrohet në kujtim, në një ndjesi që njerëzit përmendin me mall, por nuk e përjetojnë më. Njerëzit janë bërë të ngurtë, sikur cdo ndjenjë t’i rëndojë. Flasin për dashurinë, por pak kush e njeh. Shumë duan të duken të dashuruar, pak duan vërtet. Zemrat janë kthyer në mjegull, të lodhura nga pritjet, nga zhgënjimet, nga mungesa e butësisë. Dhe kështu dita-ditës ndjeshmëria zbehet ndërsa shpirtrat mbeten bosh, si shtëpi pa dritë. Njerëzit nuk besojnë më në përqafime të sinqerta, sepse janë mësuar me duar që prekin, por nuk ndiejnë. Nuk besojnë më në fjalë, sepse janë lodhur nga ato që tingëllojnë bukur, por peshojnë pak. E kemi harruar gjuhën e syve, përkëd...

Edhe një herë

Ka caste kur njeriu dëshiron vetëm edhe një herë. Jo një jetë tjetër, jo një mrekulli të madhe, por një herë të vetme, një sekondë më shumë, një mundësi të vogël që duket e parëndësishme në dukje, por që për të është gjithcka. Edhe një herë të zgjohesh në mëngjes pa ngut, duke dëgjuar zhurmën e qetë të një dite që ende nuk ka filluar. Ajri i parë që mbush mushkëritë s’është thjesht frymë, por kujtim i gjallë i gjithë asaj që ka humbur dhe i gjithçkaje që ende pret të ndodhë. Edhe një herë të shohë dikë në sy, pa maska, pa fjalë të tepërta, pa frikë se koha do t’ia marrë. Një shikim që nuk ka nevojë për shpjegime, sepse kuptohet në heshtje. Edhe një herë të ndjejë aromën e kafes së freskët, ose erën e shiut në rrugët bosh. Këto gjëra të vogla, që në ngut e lodhje harrohen, janë ato që kthehen në pasuri të pamatshme kur njeriu kupton se koha nuk i jep pafund. Edhe një herë të qeshë me shpirt, ashtu sic qeshin fëmijët, pa menduar për çfarë do të thotë bota, pa ndjerë peshën e barr...

Babait të ardhshëm të vajzës që dua të kem!

Të lutem, duaje. Kur të kthehem pas vizitës time të parë nga gjinekologu pasi të më ketë thënë se është vajzë, të lutem gëzohu. Nëse ka ndonjë këshillë që do të ta jepja edhe në emër të tim eti, është: gëzohu pamasë se të jesh i sigurtë do jesh pika e saj e dobët. Kur të jemi në dhomën e spitalit dhe doktori të ta japë ta mbash në krahët e tua për herë të parë, të lutem premtoi se do ta duash më shumë se unë, kjo është shpërblimi që meriton t’ja thuash pas 9 muajve që une do t’a kem mbajtur. Ajo nuk do jetë gjithmonë e vogël, kështu që jam e sigurtë që kur të rritet do t’a kujtojë mirë puthjen në dorë prej princeshe që ti do t’a bësh ritual. Kur ajo të vijë në shtëpi nga shkolla e të bërtasë se shoqja e saj e ka sharë për modelin e ri të flokëve, edhe pse mund të të duket një muhabet gocash, më beso se pasi t’i kesh thënë se ajo duket shumë e bukur, një detaj i tillë do t’a bëje atë të mbështetet fort tek ty duke e veshur me vetëbesim. Bëji një natë palacinkat e saj m...