Skip to main content

Posts

Showing posts from December, 2018

Gënjeshtrat nuk vishen me të kuqe!

Nëse do të vish, eja sot, mungon vetëm ti që fotoja e përvitshme të marrë formën e dashurisë, nëse do të vish, eja sot, jo në kohë tjetër. Që të të përqafoj fort e në atë shtrëngim të kuptosh se të kam falur, se nuk harroj por në thelb nuk jam më vogëlushja naive që mendon se gënjeshtrat vishen me të kuqe dhe stolisin ditët gri! Unë jam prap këtu, me dëshirat e njëjta, të jem po prap në vendin e zakonshëm, në zemrën tënde, të jesh edhe ti në dëshirat e mia si cdo vit, në vendin e zakonshëm, brenda shpirtit tim. Sepse ende të shoh me po aq adhurim, dhe ti e di, kur unë dua, dua me gjithë shpirt! Sot nuk dua të më mungosh, kam nevojë për ndjesi tjetër nga ty, jam tkurrur mjaftueshëm me mungesën tënde, duke e hidhëruar veten, ndaj nëse do të vish eja sot, që të të përqafoj fort e të kuptosh se të duash është më e fortë se aq. Nuk dua të mbetesh një mesazh i padërguar në telefonin tim, dua të ngroh zemrën me ty pranë sepse më ka marrë malli për kohën kur dashuria ishte e thjesh

Si ty, asnjë, asnjëherë!

Nuk ngjan me asnjë kalimtar të rastësishëm, as me ndonjë mik, nuk ke asnjë të përbashkët me askënd, ti je tmerrësisht ti, në gjithckanë tënde, e vetmja e përbashkët me botën është rruga që ti shkel. Edhe ata që të kalojnë përbri ti i bën të duken të gjithë njësoj, ti je ndryshe sepse të tillë të bëj unë! Me veset e mia që nuk i kam të mësuara por të lindura, të jap ty vijën ndarëse nga bota, të vesh me një tempull madhështie e me atë peshë ti endesh rrugëve duke mbajtur një sfidë të madhe për shpatulla që janë të dobëta për të tilla ditë. Shpesh herë jam përpjekur të krijoj një harmoni duke e shtyrë veten me dhunë ti jap një trajtë të qartë asaj që do të dilte në sipërfaqe e në fund të zbusja edhe veten, por në gjithë këtë gjëndje jam përkushtuar të të jap ty pushtetin e të qënurit qendra e botës time. Një nevojë e padobishme për të zbrazur veten e mbushur shpirtin tënd, të cilit i rëndojnë peshat e mia, në këtë orkestër që shpesh herë ka zhurmuar veshin tim, ti endeshe në temp