Skip to main content

Posts

Showing posts from December, 2016

Njëmijë e një nyje të dhimbshme!

Më ka dërrmuar kjo histori, më kap si fëmijë që tërheq nënën prej këmbe me ngulmimin për pak vëmëndje! Bie në mendime, më ngjajnë aq të buta si jastëk ku përnatë vë kryet! Heshtja fitoi, më mundi në këtë raund dhe e lashë të hapur mbi tavolinë zemërimin që më mbante shpirti. Sa e sa herë i kisha përsëritur vetes se trishtimi është i keq kur shfaqet në publik, është armik i imi... Fillova të mendohesha përsëri, ndonëse e shqetësuar nuk e sulmova më veten si fajtore, fundja ishe ti që zotëroje aftësinë t'i ktheje gabimet në mister! Se si ma gërryjnë kraharorin ato pikëpyetje vetëm unë e di... Nuk bëra më asnjë shenjë për t'u dhënë kënaqësi syve të atyre që më rrethonin, se ende në sipërfaqe nuk kishte dalë e vërteta jote e përbërë nga njëmijë e një nyje të dhimbshme që m'a kishin këputur mëndjen! Tek unë, ende jetonin të gjitha thurjet e një kohe të lumtur. U ngrita prej aty e ndesha shikimin në ty, nuk fola, mbyta në det dhe njëherë vërshimin që nuk trembej

Lamtumirën dot s'e mbaj...

Ti hyre aty ku nuk guxoi askush ta bënte, gjete rrugën më të thjeshtë të mundshme dhe zbute cdo hendek ndërmjet, ti e zhveshe botën nga kotësirat e një maske që mbulon fytyrën e vërtetë, ti i veshur me një guxim që rëndom thuhej "prej të cmenduri", erdhe në shpirtin tim... Ashtu sic ti dije, me zë të lartë e me zhurmë, me të vërteta, të zhveshurat që i trembin sot të gjallët, vetëm ti munde, ti nuk do dështoje kurrë, ti i veshuri në zemër e shpirt me njëmijë ndjesi! Ti erdhe... Erdhe për të mos ikur asnjëherë! Nuk solle me vete asnjë shabllon të sfilitur prej premtimeve boshe, nuk u zotove për të ndryshuar, ti erdhe i tillë sic je edhe tani, me një vrull të pashoq për jetën, emocionin, të bukurën, në një kohë të shkurtër por që shpirtin të mban plot për gjithë jetën! Do të lexosh tek unë gjithë jetën, veten! Do të gjesh pak nga pak në cdo rresht të fshehur diku një pulsim që të përket, do të gjesh edhe njëherë në rrugët që dikur bëje, një kujtim të mbetur peng.

Mjerisht, misteret u zhdukën bashkë me ty...

Vështirë e kam ta pranoj në sytë e botës, por vetes ja fsheh si një lodër që fëmijës ja heq sysh! Nuk isha asnjëherë në kërkim të përgjigjeve, mendja fliste në emrin tënd cdo justifikim. Të kujtoj dhe njëherë sa premtime mbetën aty të shkreta si një libër i vjetër botuar herët... Të të rikujtoj dhe njëherë si fjalët kishin kuptim, e si u tret domethënia e tyre me heshtjen e pashoq. Mbetën rrugët pa një kujtim, ato të shkreta vende ku ishin veshur me kurorën "në strehën tonë", i lanë dhe të tjerët gojë-mbyllur, si një kuti pa një fije shkrepse mbetur sa për të ndezur një qiri në emër të së shkuarës, varrosur pa lule mbi krye... Ditëve të lumtura nuk kam kohë të të kujtoj, por në orën boshe, me kryet mbështetur e syte ngulur në akrepat e orës, më vjen ndërmend dhe njëherë aroma e ditëve plot, ku edhe syve të botës u vishej një mantel lumturie, si drita që lëshonte shpirti ynë i bërë bashkë! Se di a na deshën apo nga dashuria e tepërt u velën e na braktisën dhe ata...

Je e bekuar, je femër!

Ishte një vajzë në cepin e rrugës tjetër, veshur thjeshtë, nxitonte me frymën që lëshonte avull dhe këpucët e sheshta që as zhurmë nuk lëshonin, ishte një vajzë e thjeshtë, me siguri një bijë, ende jo një bashkëshorte, ndoshta e dashura e zemrës së dikujt! Nxitonte... në mëngjes herët! Ishte një zonjë që lëshonte siguri në hapa jo të shpejtë, palltoja e zezë dhe shalli lidhur mbi të, jepnin siluetën e një force të butë si femra e plotësuar dhe e qetë! Me siguri bashkëshorte, nënë, madje mund të mendosh se ishte edhe gjyshe e re... Lëshontë qeliza lumturie në ajër! Ishte një femër!Femër, në ecje, shikim, veshje. Ishte një femër me trokitjen e takës mbi trotuar që zhurmonte edhe veshin më të shurdhët, në krah mbante gjithë cantën me vlerat që ja njihte vetes më së miri. Në kurorë i ndizej krenaria. Ishte një femër tek të 30-tat, një kornizë ndjellëse e një njeriu të plotësuar... Ishte një vajzë, ngazëllehej në të qeshura, më ngjante se ajo nuk ndjente ftohtë, se shkëndija të

Dritat shuhen kur zemrat ndizen!

Ndoqëm cdo  trishtim, heshtje e dhimbje, në cdo hap u tretëm ngadalë! I lamë pas të gjitha, mirëkuptimin, dashamirësinë. Rendëm turr e vrap të urrehemi e pak nga pak t'ja helmojmë ditët vitit! Sa shpejt u venit dëshira! Si një zemër e mjerë u tulat për të fundit herë në gjurmët tona... Sa ftohtë bën në ëndrrat e mia. Sa pak gjumë për lodhje të shkuara! Si u dogj kështu  një qiri i kuq, ende pa ardhur një trokitje në derë për një përqafim… Shuaj  të gjitha dritat, e stolisjet prej peme hiqi një nga një, mësomë në të njëjtën formë si ta zhbëj dashurinë. Mi fshij ditët e më zhduk kujtimet e digj bashkë me to cdo frymëmarrje të marrë bashkë. Provo të jetosh edhe njëherë emocionet e ëmbla të një historie krahë-këputur, vetëm, pa mua aty! Sa i shkretë ngjan sirtari bosh pa të voglat e tua! Një laps mbetur braktisur pa lënë shenjë në ditë me zgjim e me zgjime ndjesish të reja. Një shtëpi pa zemër mbeti! Një zemër lodhur në cepin e një dhome veshur me zbrazëtirën tonë! Rrëzuam c

Bëje botën ende një vend të banueshëm!

Përtej vetes, të duash dikë fort, ti japësh  zemër prej zemrës e me përqafim ti thuash,  je botë! Përtej kohës, të qëndrosh aty, në ditët e ngrohta të verës e në trishtimin e ditëve gri e në përvjetore të cdo viti plot gojë të shquash, ti ishe aty, je edhe tani! Pas një fluturimi, të zbresësh me zemrën plot ankth, të ndjesh se dikush aty jashtë të pret, e duke derdhur një lot ta puthësh e në sy ti thuash, larg nuk të jetoj dot! Përtej dhimbjes që dikush të ka shkaktuar, fale, jepi mundesinë të ndjejë peshën e fajit, jepi dhe një dorë për ti thënë, unë nuk jam si ti! Unë jam e përbërë me molekula të një ajri me dashuri, nuk jetoj dot në hapësira si e jotja... Përtej një bisede me një fëmijë tre vjecar,nga ato të sinqertat, me pyetjet më naive në botë, me përqafimet më të ngrohta, ndjej se sa vlerë ka një shpirt i lumtur, i derdhur në globin e mëndjes së tij... Pas një dite të lodhshme, ruaj një kujtim të mirë, jo të gjitha frymët janë kundër erës tënde, mendo se është vlerë

Qyteti ynë, i vetmi i mbetur i përbashkët!

Në prag krishtlindjesh, kur aroma e ngrohtë e festës të ketë rrafshuar vendin, kur në cepin e një rruge të shohësh një cift të përqafuar, kur të njohësh fytyrën e vogël të një fëmijë duke soditur ëmbëlsira prej vitrine, kur të dëgjosh tavolinave plot miq duke brohoritur gëzuar, atëherë më kujto mua! Më kujto dhe trishtohu, e pak nga pak le të ndjesh dhimbjen dhe ti njësoj si unë dikur... Në natën e vonë e të ngrohtë kur të gjithë kanë dikë për të përqafuar, ndjej se sa bosh është të të mungoj... Në udhëtimet e të tjerëvë, në ngazëllimin e të qënurit në shtëpi, nën ritme të buta kitare e në netët verë-kuqe pranë oxhakut, më kujto dhe ndjej dhe njëherë atë që dikur vuaja unë... Në netët e fundit të vitit, në bilancet e vetes dhe ato të jetës, në ato numra të papërfillshëm në dukje por që në fund të ditës na bënin të ishim një. Në shpërthimin e cdo fishekzjarreje, në zhurmë, në ndjesinë e dickaje të re, më kujto! Më kujto dhe trishtohu, njësoj ashtu sic unë bëja pa ty...

Duaj, formo një zemër!

Edhe kur ti më jep të gjitha arsyet e botës për të ikur, mos më lësho dorën, shtrëngomë e rrotullomë aty ku dritat mbulojnë qytetin, aty ku bën ftohtë dhe avuj lëshojmë kur flasim, aty ku bën më shumë dhjetor se në zemrën tënde! Duaj dhe sytë do të marrin formën e yjeve, në të gjitha netët e zhurmshme ku mbi një fotografi të vjetër do të derdh lot të rinj... E pranoj, jam një udhëtare pa biletë, por jam një skllave e dëshirave të mia, më këputen këmbët kur në heshtje gërmat renditen vetvetiu në kokë e formojnë adresën tënde! Gjithmonë një dhe i  vetëm më mbeti një premtim i pa-mbajtur, në sytë e njëri-tjetrit të flisnim jetë, të gjallë, nga ajo shpërthyesja që ndodh një herë dhe aq… kjo rrugë vrazhdësie që prek shpirtrat tanë nuk ka më buzëqeshje, i janë tretur të gjitha molekulat e lumturisë, vec unë përpiqem t’i jap jetë edhe njëherë! Zëri im ngjan lutës, sikur thotë, duro edhe pak, koha është dorë për dore me mua dhe ty, ajo na do, qëndroji afër dhe mos e lër të ikë pa

...u përpoqa të bëhesha një njeri më i mirë!

Nuk erdha deri në këtë ditë për t'i treguar të tjerëve se jam një njeri i pamposhtur  dhe se nuk bëj kompromise, mos i dëgjo, jam këtu, vetëm sepse e dija që një ditë, gjërat e mira do të bëhen rrugëtare me mua! Zgjodha të njihja veten, të pranoja gabimet, veset, të metat, madje edhe të sprovoja veten nëse mundesha të ndryshoja... E tani jam e lumtur që përpos të gjithave, u përpoqa të bëhesha një njeri më i mirë! Kam rënë në paqe me idenë se asgjë nuk është e pandreqshme në jetë dhe se cdo ditë në zgjim, mund ti bëj gjërat ndryshe! Ndaj të lutem, mos ki frikë nga unë!Jam e butë, jam e drejtë, jam e thyeshme, jam lunatike, kam një muzikë në mendje, bëj zhurmë atëherë kur duhet, por mbi të gjitha, në cdo grimcë të asaj që përbëhem , jam një përqafim i ngrohtë në orën e vonë të natës, ku ndoshta askush sdo dijë të jetë aty. Mua më bën më të fortë ti, më bën më të fortë koha jote! Me tjetrin merr formë dhe jeton gjithë qënia ime, ndaj mos u druaj të më qëndrosh pranë. Me