Skip to main content

Je e bekuar, je femër!

Ishte një vajzë në cepin e rrugës tjetër, veshur thjeshtë, nxitonte me frymën që lëshonte avull dhe këpucët e sheshta që as zhurmë nuk lëshonin, ishte një vajzë e thjeshtë, me siguri një bijë, ende jo një bashkëshorte, ndoshta e dashura e zemrës së dikujt! Nxitonte... në mëngjes herët!

Ishte një zonjë që lëshonte siguri në hapa jo të shpejtë, palltoja e zezë dhe shalli lidhur mbi të, jepnin siluetën e një force të butë si femra e plotësuar dhe e qetë! Me siguri bashkëshorte, nënë, madje mund të mendosh se ishte edhe gjyshe e re... Lëshontë qeliza lumturie në ajër!

Ishte një femër!Femër, në ecje, shikim, veshje. Ishte një femër me trokitjen e takës mbi trotuar që zhurmonte edhe veshin më të shurdhët, në krah mbante gjithë cantën me vlerat që ja njihte vetes më së miri. Në kurorë i ndizej krenaria. Ishte një femër tek të 30-tat, një kornizë ndjellëse e një njeriu të plotësuar...

Ishte një vajzë, ngazëllehej në të qeshura, më ngjante se ajo nuk ndjente ftohtë, se shkëndija të nxehti e rrethonin. Në ajër mbizotëronte një energji pozitive e pashoq. E veshur në të kuqe, nxitonte...Mëngjes herët!

Ishte një zonjë! Po po, zonjë flokë-shkurtër e krehur si një tipike ruse bjonde. Shtrëngonte përdore një princeshë të vogël ledhatare, me siguri mbesa! Në ecjen e tyre ngjashmëria ishte në harmoni të plotë. Koketat ma gëzuan rrugën, shiheshin sy më sy, nxitonin edhe ato!

Ishte një nënë në rrugën e ftohtë, ulur në cepin e saj, e lodhur në shpirt, akoma më e lodhur në cdo rrudhë fytyre, mbështjellë e vetëm me sytë lëna hapur, ofrohej të të shiste lule... Pa u afruar ti, nxitonte të shiste prej largu. Në mëngjes herët!

Ishte një femër, veshur në përparës e bardhe, në duar shtrëngonte një fshesë të vjetër, largonte prej trotuari cdo gjethe rënë prej peme! Ishte femër, diku tek te 50-tat, nxitonte... I dukej në veprime ankthi për të mbaruar sa më shpejt!

Ishte një grua, ulur në tryezën e një zyre! Kostumi i saj i zi dhe elokuenca në të folur e bënin jashtëzakonisht tërheqëse. Siguria që kishte veshur e bënte të nxitonte për të arritur objektiva të reja... Nxitonte, për në faza të tjera!


Ishte një femër, në maternitet, lot gëzimi rridhnin ndër faqet e saj, e lumtur... Nxitonte të mbështillte në krah vajzën e sapo sjellë në jetë... Nxitonte t'i shquante bijës:
Je femër, je e bekuar! Nxito shpirt, hapi sytë, njih botën, duaj të bukurën, dëgjo zemër, merr nga muzika cdo tingull që të bën shpirtin të të mbështillet me dashuri, merr nga cdo stinë ngjyrat që e bëjnë të vecantë, duaj zemra ime, duaji njerëzit, duaje diellin, qiellin e me sytë lart falenderoje zotin!

Zemër e imja, shpirt prej shpirti, asnjëherë mos hiq dorë nga gjërat që ti do të duash, ëndrrat janë të gjitha në dorën tënde, mjafton që të mos i mbash mbledhur, por si krahë-flutura t’i lëshosh duar hapur në ajrin e jetës tënde!
Nxito bijë, je femër! Nxito shpirt të mësosh, mos ndalo kurrë, jeta është një leksion pambarim, mbushe shpirtin cdo ditë me gjëra të reja, udhëto, nuk ka dije më të bukur për të paguar njohurinë, në cdo qytet vizito muzetë dhe prek të vecantën e cdo vendi që shkel! Nxito të njohësh veten, ti je thesari më i cmuar i fundit të një deti. Duaj bijë, prej dashurisë erdhe në jetë ti!


Comments

Popular posts from this blog

Dashuria të ngrihet në këmbë!

Po venitet dashuria. Jo ajo që përmendet në vargje të zhurmshme, por ajo që merr frymë mes njerëzve, që dridhet në heshtje kur sheh dikë të lënduar, që rri e përulur në qoshe shpirtrash të ndrojtur. Ajo dashuri e thjeshtë, e ndjerë, që nuk ka nevojë për fjalë të mëdha, po tretet si një aromë e vjetër që askush nuk e ndien më. Po shndërrohet në kujtim, në një ndjesi që njerëzit përmendin me mall, por nuk e përjetojnë më. Njerëzit janë bërë të ngurtë, sikur cdo ndjenjë t’i rëndojë. Flasin për dashurinë, por pak kush e njeh. Shumë duan të duken të dashuruar, pak duan vërtet. Zemrat janë kthyer në mjegull, të lodhura nga pritjet, nga zhgënjimet, nga mungesa e butësisë. Dhe kështu dita-ditës ndjeshmëria zbehet ndërsa shpirtrat mbeten bosh, si shtëpi pa dritë. Njerëzit nuk besojnë më në përqafime të sinqerta, sepse janë mësuar me duar që prekin, por nuk ndiejnë. Nuk besojnë më në fjalë, sepse janë lodhur nga ato që tingëllojnë bukur, por peshojnë pak. E kemi harruar gjuhën e syve, përkëd...

Ne pa ty!

Unë them e bardhë! Ti thua e zezë! Unë them po vij. Ti thua unë po iki! Dhe kështu jeta ime ka gjithmonë ngjyra ndërsa e jotja bardh e zi. Sa më shumë të kërkoj aq më larg shkon ti, dhe kështu ditët e mia mbeten peng i dëshirave, ndërsa ti një njeri që ende nuk di vlerën e një dhurate të shtrenjtë, jetës! Unë them ndjej, ti thua harro. Unë zgjas dorën, ti mbyll grushtin. Dhe kështu hapësira mes nesh bëhet mur, një mur që më mban larg teje, por jo larg ëndrrave të mia. Ti jeton në hije, unë jetoj në dritë, ti zgjedh të ikësh, unë zgjedh të mbetem. Unë shikoj qiellin dhe shpresoj për një moment se gjërat nuk do të jenë gjithmonë kështu, ti shikon rrugën dhe ikën nga çdo pritje. Netët e mia janë të mbushura me heshtjen e dritave të vogla të yjeve ndërsa ditët e tua kalojnë pa e kuptuar bukurinë që të rrethon. Ndjej tingujt e shpresës, ti ndjen zhurmën e boshllëkut. Sa më shumë përpiqem të të afroj, aq më shumë largohesh, dhe ndonjëherë mendoj se ndoshta kjo është mënyra jote të jesh, të ...

Një herë e një jetë

Thuhet se diku, në një vend që nuk gjendet në asnjë hartë, ka njerëz që jetojnë ndryshe. Ata nuk ecin me ngut, nuk rendin pas kohës, nuk mbajnë në zemër pesha që nuk janë të tyret. Ata zgjedhin të jetojnë si në përralla, jo për të shpëtuar nga realiteti, por për ta ndriçuar atë nga brenda. Në atë botë, mëngjeset nuk nisin me alarm, por me një rreze që përkëdhel qepallat. Çdo ditë është një faqe e bardhë ku nuk shkruhen detyra, por ngjyra dhe sytë e njerëzve nuk janë për të gjykuar, por për të parë thellë, atje ku fillon drita. Në këtë përrallë që duket si ëndërr apo ëndërr që duket si jetë nuk ka udhë të qarta, por ka një ndjesi që të çon gjithmonë aty ku duhet. Është zëri i butë i zemrës që të thotë “ndalu këtu, këtu je mirë”. Dhe kur ndalesh, gjithçka merr kuptim edhe gjethet që bien kanë histori, edhe erërat që fryjnë mbajnë fjalë që askush nuk i ka thënë ende. Njerëzit atje nuk janë të përkryer, por janë të vërtetë. Ata dinë të qeshin me lot, dhe të qajnë pa turp. E dinë që jeta...