Skip to main content

Posts

Showing posts from September, 2021

Më fol pak për veten!

Të lutem mos më trego vetëm gjërat e bukura, më rrëfe dhe ato të vrazhdat, të shëmtuarat, të vërtetat. Mos më trego vetëm atë që të bën të lumtur, më trego si e kalon trishtimin, a të dhemb zemra? Mos më trego vetëm atë që bënë të tjerët për ty, më thuaj sa i gatshëm je ti të bësh gjithcka për këdo, sa të peshon kurajoja, sa guxim ke të hidhesh pa e ditur se si do shkojë. Mos më trego vetëm për ngjarjet e një dite të rëndomtë, më thuaj kush janë ëndrrat e tua të mëdha, kush janë frikërat e tua dhe cfarë ti do më së shumti? Mos më fol për qetësinë e shpirtit, më trego për ekstazën e zemrës, për kërcimet në shi, për vetëtimat syve, për tërmetet që ta shkundin qënien. Më trego për zhgënjimet, më mëso si të dal në bregun tjetër e të ulëras me zë shpotitës “ja dola”. Më trego a je i gatshëm të qëndrosh edhe nëse të gjithë ikin, më fol për zjarrin që të afrohet në këmbë e fuqinë tënde për të shpëtuar veten, mua. Më trego mënyrën tënde për ti thënë botës jo. Më mëso edhe mua se si t