Skip to main content

Posts

Showing posts from January, 2017

Në një zemër si e jotja, si e imja, të lëna përgjysëm!

Do kisha jetuar qindra herë e njësoj do të lindte cdo dite e re, në cdo mëngjes do të bënte diell e në cdo mbrëmje do të këndohej muzikë me kitarë, do të binin ëndrrat mbi dërrasë e zhurmë e tyre do të zgjonte edhe njëherë flakë... Do të gjej prap, do të gjej edhe njëherë rrugën për te ardhur në përqafimin tënd!  Nuk jetoj dot me mëndjen lënë peng gjetkë, me mëndjen varur në ty, jam e dobët përpara kujtimit që më vesh në gëzim e trishtim njëherësh... U mësova të isha e lumtur e s'mund të shkelja dhe njëherë në atë botë ku ti nuk ishe. Të ndërtuar përpara sysh kisha ende skeletin e një shtëpize që dita ditës formësohet e bëhet e jetueshme, nën atë cati ku nuk rreshtëm për asnjë moment së njohuri njëri-tjetrin. Në atë përqafim ku bota përreth merrte fund, në një shikim ku vetëm unë edhe ti ishim të gjallë. Kam mall të shoh veten të lumtur të pasqyruar tek ti... Mbrëmë më erdhe prap në ëndërr! Ngaqë të mendoj ose ose ngaqë nuk të kam heq prej mëndjes asnjëherë, ose m