Skip to main content

Posts

Showing posts from September, 2016

Do të mbështetem tek ty!

Prej së largu pash ende siluetën e atij që dikur doja. Ishte njësoj si atëherë, e njëjta ecje, e njëjta energji që përhapej në ajër. Cudi se si e brëndshmja ndryshon kaq fort e nga jashtë mbetemi prap ti e unë! Si pështjellim parfumesh të ndryshëm më erdh ndjesia. U mbajta tek ty, të shpëtoja për të mos rënë... U pamë në sy! Më the se mund të mbahesha gjithmonë aty. Mund të mbështetesha pa frikë, mund të kërkoja ndihmë, mund të përqafoja... Buzeqësha, u ndjeva e mbrojtur! Kisha ende atë dorën për të shtrënguar kur të kaloja rrugën, dorën për të zgjatur kur në male do të kapërcejmë gurët që rrugën e pengojnë... Dorën, për të kryqëzuar gishta kur përballë të ulej dielli në shtratin e perëndimit... Prej larg arrija të njihja edhe njëherë kalendarin që më priste në shfletim, shihja krejt qartë se si do të ishte e nesërmja... Isha e qetë dhe heshtja më kish mbërthyer në parajsën e saj. Bënte fresk dhe fytyrës më përplasej frymë e ftohtë! Ndihesha një dritare hapur brenda shpi

Jemi të thyeshëm...

Si t'ja bëjmë të duhemi? Jo si atëherë jo, të duhemi tani, sot. Më thuaj kush e ka sekretin e kësaj dileme që m'a mundon shpirtin? Se në fund të gjithë lumturinë kërkojmë... E të gjithë në fund jemi të thyeshëm! Jemi kaq delikatë, prej ajri e prej qelqi e kemi  zemrën, lëkurë e fytyrë, jemi të dobët, na dhemb loti, derisa rrokulliset e bie si pikëz shiu në xham që kërkon pendimet e shkuara! Ka copëza që nuk bëhen bashkë, po nuk ka njerëz të tillë… Ka njerëz si ne, që dikur u grisën e copat u munduan ti arrnjonë me jetë të tjera, nuk i shkonin as ngjyrat as format, as peu që i bëri bashkë! Ka brryla të qepur bukur në xhaketa vjeshte, ka xhepa të stisur që mbajnë brenda celësa zemre, ka edhe njerëz si ne! Ne thyhemi. Na duhen jastikë të butë të na prehet shpirti, fjalë e premtime të mbajtshme, duar për një shtrëngim e krahë për një përqafim... Ne duam, duam ashtu butë e fort, herë deri në dhembje e herë na dhemb heshtja prej frikës se gabime do të themi. He

Lumturia është e thjeshtë, është ti!

Ti nuk je si gjithë të tjerët! Nuk shkruan si ata, as puthjet nuk i dërgon kështu krejt pavend derisa t’i humbë shija, as boshe nuk i ke fjalët, edhe hapin e ke ndryshe. Ti je i qetë, je indiferent, je një njeri i zakonshëm me të voglat e tua që të bëjnë të jesh unik! Derisa në jetën tënde u shfaqa unë! Në fakt nuk e di a u veshe ti në formën time apo rrugës u bëra unë ajo që mori prerjen tënde! Ti më thoje se më ke njeriun tënd e për mua do të bëheshe më i afërti, do dërgoje mesazhe mirëmëngjesi e do sillje lule në ditë të zakonshme, se do t'i doje netët mbyllur në ngrohtësinë e kolltukut, duke parë një film... se do të bëheshe monotonia ime e preferuar! U zotove të bëje gjithcka pa t’i kërkuar askush, unë nuk kisha nevojë të flisja për të më kuptuar ti, ishe i paqtë e depërtues deri në mendim. Cdo ditë prej gëzimi, e buzëqeshja emrin tënd. Sidomos kur natës i vishej errësira e kur buzëve i mungonte e qeshura, kur ajri pakësohej, të thërrisja ty dhe bota ndizej në një

Nën tantellën e lumturisë!

Kisha njohur disa lloje vjedhjesh, po si ajo e mbremshmja jo, ma shkule prej kraharorit zemrën e nuk vrapove të ikje, ngadalë hidhje hapa e unë e lumtur në dehje të ndiqja me sy ndërkohë që ti largoheshe... Në rrugë flinin heshtur gjithë zhurmat e një qyteti, vetëm unë thyeja natën me kërcitjet e hapave. Me lodhje, hidhja këmbët që mezi prisnin të ndalonin, e rruga ngjante se s'do të përfundonte kurrë! Unë ika, dhe ktheva kryet për të parë nëse arrija të dalloja hijen e ikjes tënde, ndalova dhe qesha me shpirt, ndeza drita në apertamentet përreth, u zgjuan edhe kafshët që flinin rrugës... Dogja një grusht më shkëlqim e fishekzjarre m'u ndezën në shpirt. Përqafuar kisha lumturinë, ndonëse deri dje nuk e njihja se c'formë kishte, sot e shihja të bukur, veshur kokë e këmbë në tantellë të zezë, mistike, tërheqëse, grindëse! U ndjeva plot, si një eden lulesh më gjallëronin mendimet derisa këmbët më cuan në pragun e derës së shtëpisë. Gjumi kish ikur ng

Birit tim të ardhshëm, një ditë...

Do të dal duke qarë prej vizitës time të parë, kur doktori të më thotë me gëzim se do të bëhem me djalë, do qaj, po po, do qaj me dënesë si fajtore që cdo ditë ëndërroja të ishe vajzë! Do të të dua… Do t'i pohoj duke qarë biri im, babait tënd se do të bëhet me trashëgimtar, e lotët e tij do të bëhen edhe më të forta se të miat! Do qaj me lot gëzimi kur të puth sytë shtrënguar në duar ditën që do të vish në jetë, si një pikë hëne këputur qiellit drejt e në shkëlqimin e syve të tu! Do të të dua… Kur të më zgjosh netëve se do të kesh temperaturë, kur të shohësh ëndrra e të ngutesh të hysh në gjirin tim për t’u strukur brenda asaj dashurie që merr jetë me ty! Do më mbushet kraharori plot ditën kur të kthehesh prej shkollës e me ngutje të më tregosh se yjet kanë mbuluar fletoren tënde!  Qirinjtë e cdo ditëlindje timen do mbajnë gjithë dëshirat e mia për ty!  Mbi të gjitha, bëhu njeri i mirë shpirt! Mbi cdo njeri, duaj veten, du

Të fundit fjalë!

Nuk e dija se atë natë kishim mbledhur shumë heshtje të mërive të kaluara. Një mysafir i tretë u ul në tavolinën e shtruar plot... Ishin gjithë mllefet e mia e gjithë trishtimet e tua! Darkuan bashkë me ne. Të ëmbël ma kish shijen cdo frut që instiktivisht e merrja prej pjatës e drejt e kapërdija me gjithë fjalët që nuk gjenin guxim të dilnin! Të hidhur ma kish shijen ky boshllëk!   Por zemrës sot do ti lë një kujtim, si këngën e preferuar të një cifti, si një medalion varur qafës së një historie krahë këputur, do t'ja flas të gjitha ato që sot po vdesin me ne bashkë! Do të ti gris në fytyrë gjithë buzëqeshjet e cdo fotografi tonën, do t'i hedh e të thyhen në tokë gjithë kujtimet e gjithë udhëtimet!  Do ti djeg gjithë kartolinat e lëna në buqeta lulesh, do ti fryj hirit der sa fytyrës tënde t'i bëj mjegull!  Do të të harroj, mes lotësh do qaj gjithcka shkoi, e në ngashërimin e fundit, do të heq dorë prej teje. Nuk e dua të më dhëmbë kështu zemra, n

Kam ndezur kujtimet!

E di që mungojnë arsyet, që të gjej prap edhe njëherë forcën të shëroj veten! Por unë as nuk dua ti gjej... Cmë duhen arsyet kur kam një motiv?! Unë nuk dua që askush ta zërë vendin tënd! Nuk dua të vijë asnjë deri aty ku mbërrite ti, rrugës tënde ja kam fikur dritat e i kam lënë ndezur vetëm një kujtim, atë të premtimit përgjithmonë. Askush nuk do të ulet në vendin tënd e shpirtit t'i thurë edhe njëherë vargje, të gjithë le të flasim njësoj, unë vetëm muzikës tënde i jam falur me kohë... Le të më kërkojnë, unë e di se nuk do të munden të më nxjerrin prej kopshtit tënd! Ata nuk ma njohin ende luginën, as gjurmët e tua, as lulet që ti një nga një i shndërrove në copa zemre! Në oborrin tonë, flenë e zgjohen gjithë lulet e botës, edhe tulipanët e mi... Dhe ujitja e tyre me lotët e ikjes tënde...! Nuk do të lë askënd në pragun e hështjes time të trokasë, ti ende fle aty dhe gjumin nuk dua të t'a tremb unë... Në qiellin tim, do të lëshoj tullumbacet mbledhur me nj

...për atë që mbeti!

Edhe sot njëjtë si dje, ti nuk endesh nëpër shtëpi e as aroma jote ska më jetë. Më dhëmb mungesa, der para pak orësh nuk do isha kaq e vrarë sa tani. Të më shohësh pandeh se jam e veshur me plastikën e një kukulle, nuk kam më as mimikë, as frymë as lot! Nuk jam në kërkim të boshllëkut tënd, jam ende shpirt peng i një lamtumire. Më mirë të ish fjala se heshtja kështu si gërvishtje e thatë. Me fjalën erdhëm deri këtu, doja t'i gërmonim dhe njëherë ato zanore që i morëm me kohën për t'i veshur në cdo ëndërr! Por ti ike ashtu, sdi se ku e sdi përse! Ike pa një dorë shtrënguar, pa lënë një copëz jetë në një letër grisur, pa një adresë ku të të kërkoj dhe njëherë për të thënë kaq ishte, ishte kaq pak por bënte kaq shumë vënd! Ishte gjithcka kam, mbrojtur fort deri dje, veshur me më të ëmblat mëngjese e mbrëmjeve me të vërtetën që njëri tjetrit ja njihnim vec unë e ti! Ato pak thesare që midis nesh ruheshin të shenjta, sot sdi se cili fund deti i mban… Do ndeshe

Më je bërë shpirt!

Ti ma ke pikturuar shpirtin me gjithë ngjyrat e një tavoline të crregullt të një artisti. Më ke bërë një melodi me tinguj që shkon drejt e në dhomën më të ngrohtë të zemrës. Më je bërë shpirt! Më ke trazuar cdo kafe mëngjesi që flinte ashtu e zezë në sipërfaqen e filxhanit! Më je bërë trazira e preferuar e ditëve me diell. Me ty le të bjerë edhe shi, nuk m’a trishton ditën as mundimi më i vogël i grisë së qiellit për të veshur ngjyrat që sot m’i shkruan fytyra! E ke bërë edhe hënën të qajë prej cdo ylli që ma ke ulur në duar, e ndjej se jam totalisht e mrekulluar me ty, ndjej të të them se nëse kohën do e ktheja një vit më parë, do vija të të gjeja, të fluturoja e lirë në një hapësirë që ishte shtruar me ndjesitë e tua, duke të mbajtur cdo ditë pranë... Më ke dhënë frymëmarrjen e një shtegtari që nuk lodhet dukë kërkuar vendin ku mund të jetojë, më ke veshur krahët e lirisë  me sytë puthur paqes! Më je bërë ai shpirt që deri dje nuk e dija se më mungonte. A mund t’

Bashkë jemi një botë!

Më lër të të mbyll sytë, të sinkronizojmë zemrat e të ngjisim shkallët bashkë, dua të të coj diku... Vetëm ki besim te unë, ta ndjej në shtrëngimin e dorës frikën dhe gjej rastin të qesh nën zë! Bashkë shkojmë der në fund të botës! Bashkë bëjmë një botë! Më lër të hy në shikimin tënd e të bëhëm rruga që ti di, të arrijmë me majën e gishtit gjithë kontinentet e në ndalimin e globit të themi, këtu do të shkojmë! Ti më quan të cmëndur, unë të thërras dashuri! Të tërheq e ti ndalon, unë lutem të më ndjekësh e të bind dhe njëherë, e të shpjegoj se si largohen gjithë pengesat kur me zemër i bëjmë rrugë vetëm dëshirës për të qënë në majën e një ëndrre! Bashkë jetojmë 1000 histori e me zemër u japim jetë edhe ngurimeve të heshtura deri dje! Nëse më sheh, e di mirë se ku po ecim, sepse ti më njeh, jam libri yt i preferuar dhe ti e di që unë jetën e gjëmoj me vrap, e fatit kurrë nuk i jam dorëzuar. Mua më udhëheq hëna dhe cdo ditë e re, një natë më parë i ka sh

Të lutem, shko!

Më mbeti e madhe dashuria për ty e nuk besoj se ka zemër tjetër ta nxërë.   Por ti e di, kudo qofsh në botë e në cdo cep që jeta do të të mbajë, mos harro, ti ishe vendi ku doja të jetoja dikur... Sic more me vete valixhen tënde, more me vete edhe copë të jetës time... Më ke lënë shkret, e nuk po di të mësohem pa ty...   Nuk paguhet kështu dashuria! Thuama dhe njëherë se nuk më do më në krah e të betohem do të jem unë ajo që do të gjej rrugën larg prej teje, vetëm thuama dhe njëherë se nuk e di më c'është të duash, e në djall shkoftë gjithcka! Sepse ka fjalë që dhembin, ka fjalë që gënjejnë ka edhe fjalë që japin jetë! Po mua m'i more pak nga pak të gjitha, më mbeti në duar vetëm zhurma e rrëmbimit tënd... Vetëm heshtjen nuk munde të ma shkulje duarsh... Të lutem, shko! Nuk do të shkruaj për ty as në ditën më të trishtë në jetë, m’a ke djegur durimin si ashkël e thatë ditëve të verës po prap nuk m'a skuqe shpirtin... M'i ke lënë bosh vazot me lule në p

Të paskam dashur!

Shfryva gjithë mllef thua se një botë mbaja brënda. Vesha këpucët e mora rrugën e zakonshme që dikur bëja për tek ti... Kisha mall për ty! Kisha mall të dija dhe njehëre se cdo të thotë të duash, të duash si dikur... Më ngjan se ishte dje, kur ende festonim data si përvjetore, ngrinim gota duke gëzuar atë që ishte e bërë prej nesh, e donim shumë... Më ngjan se vec atëherë  paskam ditur të të dua, se sot jam kthyer në një copëz njeri që akoma endet rrugëve duke gjëmuar pas hapave të tjerëve për të mësuar edhe një kërcim, një melodi që ende nuk është shkruar! Kam mall të gjej veten sa herë të takoj ty, me siguri më ke mbajt peng një faqe libri që e ke gris prej meje kur të kam puthur për një natën e mirë, ke marrë prej meje edhe gjurmën që lija kur ti ende flije, ke marrë nga unë ti, ndaj kisha mall për veten time sot! E dija që në atë rrugë do të të ndeshja prap, e dija se nuk do të duheshim si dikur, do urrenim kohën për të mos urryer njëri-tjetrin, do të shi

...prej andej nga bie shi!

Vrapoja e lagur der në shpirt, me rrahjet e zemrës mbi njëqind dhe në duar shtrëngoja cantën! As vetë nuk e di se c'forcë paska njeriu për t'i ardhur afër zemrës...  Lëshoja stërkala lumturie në cdo përplasje këmbësh, e në ajër puthej shiu me energjinë që lëshonin flokët. As vetë nuk e dija pse nxitoja, as vetë nuk e dija pse duhej të ishe i tillë, që zgjoje tek unë të fjeturat e harruara në ëndrra të hershme. Të ngjan se zemrës i ke veshur një shirit të zi dhe ja ke mbyllur sytë e ajo endet me vrull të gjeje strehën e të bjerë drejt e në gropëzën që zë vend! Ashtu u nis edhe e imja, drejt teje, të strukej drejt e tek ti! Me ty, nuk i dua ditët si  parajsë në diell e lugina lule plot derdhur fustanit të pambuktë! Ti je shkreptima e shpirtit, dritë bëhet nga energjia që lëshojnë vetëtimat, dritë bën fytyra jote kur më sheh! Asnjë orë më shumë nuk do e mbaja dorën krah errësirës së vakët pellgjeve të dëshirës time me ty pranë!   Le të më puthë cdo pikëz shiu, nu

Kur ti flet, edhe ëngjëjt buzëqeshin….

Gjatë udhëtimit të pyeta disa herë se për ku jemi nisur, ti vetëm buzëqeshje... Dhe me heshtjen tënde olimpike arrije të më mbaje edhe mua gojë-mbyllur! Binte një shi i lehtë. As muzikë nuk kishte, vetëm zhurmë e erës që herë herë të zinte dhe frymën. Mbështetur në cepin tim, me kryet që vështronte rrugën, u zhyta në atë mendim që zor se do të doja të dilja... Të kisha njohur me një vrull të tmerrshëm, sikur koha nuk na priste të ecnim mbi gjethe vjeshtuke lehtë, nxituam për sdi se ku dhe e gjetëm veten krejt mirë me njëri tjetrin! Nuk isha munduar të të sfidoja, ti më merrje lehtas prej dore drejt e në një pistë gare, nuk u përpoqa të të jepja mënd e as të të tregoja me finesën time se  jam femër, ti më tregoje me cdo formë se sa me fat duhet të ndihesha, ti më bëjë të të doja edhe në vendin plot me njerëz, edhe në hapësirën më të vetmuar në botë! Si nuk bëra asgjë për ty?! Dhe ti erdhe ashtu, i veshur në paqe, fytyrë-dashur, shpirt-plot!... Cfarë ndjesie ke kur të mendoj

Ti je një hajdut i denjë!

U ndez një shkëndijë mes nesh dhe unë pasqyrova frikë! Kish dicka në ajër, si ndjesi e vjetër, rikthyer fort pas një hatërmbetje! Ti flisje, unë në mëndje gjeja shtigje për të arratisur cdo grimë fantazie që ndërtohej aty për aty! - Diku jemi parë... Pohove ti, dhe shigjetë në sy ishte gjithë pamja që more. Në dukje isha e ftohtë, indiferente e ndonëse e dija fort mirë se ishte hera e parë që të takoja, luajta me gurin e fjalës, ndoshta jemi parë, ky qytet kaq është! Clirova siguri në cdo fjalë dhe ti u përpoqe të ma hidhje grimcash përtokë. - Ne njihemi, lëri këto! Fytyra të mori buzëqeshje ironike. Ti ishe kaq i bukur saqë më vure në tela me gjëmba! Flisje saktë, sytë shoqëronin cdo gërmë me një lloj efekti të tmerrshëm! Ngultas më pe kur u përpoqa të marr telefonin e të shkruaja dicka... Si në faj e lëshova me zhurmë mbi tavolinë. - Më duhet të shkoj. Fola me bindjen se një godinë e tërë po priste miratimin tim për të marrë frymë! Në fakt kurrsesi sdo të

Ti më kishe liruar prej vetes!

I ndjej në frymë sekretet e tua, e di që dicka në përtypje më fsheh... Por refuzova të të shoh në sy, e dija që do të urreja në cast, u largova në dhomën tjetër me ajrin që sa vinte e bëhej mbytës! Ti më ndoqe, gjysëm zëri më pyete nëse doja kafe, thashë një po të zbehtë... U ulëm ballë për ballë, dera e hapur në prag verandë ledhatonte perden që bënte hyrje daljet e saj si vizitore! More frymë thellë e të ndjeva se doje të hiqje drynin e sundukut që po të mundonte shpirtin. Mbrëmë, të lashë, të lashë sepse ndjeva atë të cilës i jam i druajtur përherë, nuk të dua më! Nuk të dua më me të gjitha që të doja dikur, me asnjë grimë mbetur ditëve bashkë, me të gjitha dobësitë e mia, të lashë...! Të lashë zemrën, lashë aty përbri dhe shpirtin, nuk më duhen më, mbrëmë i zhvesha prej vetes kur tjetrës ju beha në derën e shtëpisë. E ti më përndiqje në cdo cep të mendimit. Në atë sekondë, u zhvesha prej teje, nuk të desha më! Kisha kohë që mbyturazi notoja herë në dallgët e tua e herë në va

Të dyja qajmë...

- Për ku nxiton? Në vend të vëthëve mbërtheva gojën, nuk dija se c'përgjigje të lëshoja që të tingëlloja bindëse ndaj të lashë ashtu, pa një gërmë... Kuptova se biseda me veten po bëhej mbytëse, ishim ndarë në dy, unë e brëndshmja si një grua histerike llogari kërkuese dhe unë nga jashtë, e dlirë, pa një pse, nxitimthi duke mbërthyer sandalet në ashensor! Ti këmbëzbathura rrugëve të mëndjes time, unë besim plota me hapa të sigurtë! Më zhurmove njëherë me fjalën kujdes, unë ktheva kryet në kahun tjetër, diell, rrezatim! Në të dyja nuk kemi bërë kurrë luftë, sepse ti e di, unë nuk bëj kompromis, unë krijoj kompromis! Më të vështirin e pata me ty, këmbëzbathura ime, që endesh rrugëve të një qyteti duke ja ndjerë der në palcë dhimbjen... Aty ku unë dikur shkelja veshur në këpucë ti puth zbathur ecjen tënde, si për të më thënë, këtu dhëmb, mos kalo! Ndala hapin për një moment e në të pandëgjegjshmen ndjeva veten të helmuar drejt e në shpirt.

Do të zgjidhja dashurinë!

Ndoshta fati na gjen vetë edhe kur rrugët t'i marrim të ndarë, ose fati do të mbetet si një leckë hedhur pas krahëve... Do ta lë të shkoj, pa ju kapur pas si një mace tekanjoze, do ta lë të shkoj edhe sikur të më thyejë... Sepse e di që në kufirin e urrejtjes dhe dashurisë, të premtoj, do të zgjidhja dashurinë! Sa hapje mbyllje qëpallash numëron një gënjeshtër?! Më ngjau se edhe zhurma e tyre theu frikën time, e ti më ndjeve! Vesha përqafimin tënd dhe kuptova se doje të më heshtje duke bërë bashkë rrahjet e zemrës! E imja sa nuk doli prej kraharorit... Qëndro, qëndro kështu sic je! Pa më folur! Lërmë të shoh tek ty humbjen tonë të dikurshme. Je dorëzimi më i ëmbël i ditëve të vjeshtës. Je fundi im i verës, je shtatori im i preferuar! Ndërkohë që hëna është syri i vetëm që na sheh prej lart, të dy flasim ngjyrën e saj, njëmijë drita ndizen në ato që thua, ul kryet e në heshtje pohoj, do të gjehemi sërisht, në një jetë tjetër a në një dëshirë! Në esencën time, me