Skip to main content

Kur ti flet, edhe ëngjëjt buzëqeshin….

Gjatë udhëtimit të pyeta disa herë se për ku jemi nisur, ti vetëm buzëqeshje...
Dhe me heshtjen tënde olimpike arrije të më mbaje edhe mua gojë-mbyllur! Binte një shi i lehtë. As muzikë nuk kishte, vetëm zhurmë e erës që herë herë të zinte dhe frymën.
Mbështetur në cepin tim, me kryet që vështronte rrugën, u zhyta në atë mendim që zor se do të doja të dilja...

Të kisha njohur me një vrull të tmerrshëm, sikur koha nuk na priste të ecnim mbi gjethe vjeshtuke lehtë, nxituam për sdi se ku dhe e gjetëm veten krejt mirë me njëri tjetrin! Nuk isha munduar të të sfidoja, ti më merrje lehtas prej dore drejt e në një pistë gare, nuk u përpoqa të të jepja mënd e as të të tregoja me finesën time se  jam femër, ti më tregoje me cdo formë se sa me fat duhet të ndihesha, ti më bëjë të të doja edhe në vendin plot me njerëz, edhe në hapësirën më të vetmuar në botë! Si nuk bëra asgjë për ty?! Dhe ti erdhe ashtu, i veshur në paqe, fytyrë-dashur, shpirt-plot!...

Cfarë ndjesie ke kur të mendoj unë? A nuk ndjen se bie shi në cdo pikë gëzimi? A bën freskët në shpirtin tënd kur të kaloj pranë? Mendoja parreshtur me vete….
Në ndalësen e parë një hutim më veshi shikimin e më pas i shtrëngova dhëmbët për të mos folur! E dija që do të të ankohesha... Por ti nuk me le të flisja....



"Ti ke qënë përherë e fshehur diku thellë në cdo cep të dëshirës time, ti je në sipërfaqe për të më dhënë duart në ecje të tjera, ti do të jesh shtysa për cdo ndalesë që do të zverdhë shikimin tënd si sot. Ti je e shkuara, ti je e tashmja, ti do të jesh cdo ditë e ardhmja..."

Dhe unë heshta...
Para fjalëve të tua, heshta me një zemër plot, gati duke shpërthyer prej gëzimi, heshta sepse pa e ditur se ku po shkonim, u gjendëm në luginën e zemrës, aty ku përkulen premtimet, aty ku ëndrrat flasin gërmat e tua  dhe qielli nuk qan më!

Aty ku ti flet edhe ëngjëjt buzëqeshin….

Comments

Popular posts from this blog

Dashuria të ngrihet në këmbë!

Po venitet dashuria. Jo ajo që përmendet në vargje të zhurmshme, por ajo që merr frymë mes njerëzve, që dridhet në heshtje kur sheh dikë të lënduar, që rri e përulur në qoshe shpirtrash të ndrojtur. Ajo dashuri e thjeshtë, e ndjerë, që nuk ka nevojë për fjalë të mëdha, po tretet si një aromë e vjetër që askush nuk e ndien më. Po shndërrohet në kujtim, në një ndjesi që njerëzit përmendin me mall, por nuk e përjetojnë më. Njerëzit janë bërë të ngurtë, sikur cdo ndjenjë t’i rëndojë. Flasin për dashurinë, por pak kush e njeh. Shumë duan të duken të dashuruar, pak duan vërtet. Zemrat janë kthyer në mjegull, të lodhura nga pritjet, nga zhgënjimet, nga mungesa e butësisë. Dhe kështu dita-ditës ndjeshmëria zbehet ndërsa shpirtrat mbeten bosh, si shtëpi pa dritë. Njerëzit nuk besojnë më në përqafime të sinqerta, sepse janë mësuar me duar që prekin, por nuk ndiejnë. Nuk besojnë më në fjalë, sepse janë lodhur nga ato që tingëllojnë bukur, por peshojnë pak. E kemi harruar gjuhën e syve, përkëd...

Të kam dashur shumë

Të kam dashur shumë. Jo siç e thonë në këngët e lehta apo në filma ku gjithçka përfundon në një përqafim dhe muzikë në sfond. Të kam dashur në heshtje, në thyerje, në netët kur fjala "mirupafshim" nuk kishte garanci kthimi. Të kam dashur në çdo version të kohës. Në ato ditë naive kur gjithçka ndodhte pa u menduar gjatë, dhe në ato netë më të vona kur gjithçka analizohet kur edhe ndjenjat që dikur thjesht ndiheshin, tani shqyrtohen, vihen në peshore, kërkojnë arsye për të qëndruar. E megjithatë, ndonjë gjë tek ti mbeti e paprekshme nga logjika. Një pjesë që nuk u zhvesh kurrë nga ndjenja, një kujtim që nuk kërkonte justifikim për të qenë. Koha është mjeshtre e fshehtë. Ajo jo gjithmonë vjen e mbrapshtë, ndonjëherë rregullon gjithcka. Shkrihet ngadalë mbi kujtime dhe i formëson ndryshe. E butë dhe e ashpër njëkohësisht, ajo gdhend kujtimet me një dorë që vetëm pas shumë vitesh e kupton se çfarë ka krijuar. Ajo që dikur dukej si fundi i botës, një dhimbje që dukej se s’kishte ...

Ne pa ty!

Unë them e bardhë! Ti thua e zezë! Unë them po vij. Ti thua unë po iki! Dhe kështu jeta ime ka gjithmonë ngjyra ndërsa e jotja bardh e zi. Sa më shumë të kërkoj aq më larg shkon ti, dhe kështu ditët e mia mbeten peng i dëshirave, ndërsa ti një njeri që ende nuk di vlerën e një dhurate të shtrenjtë, jetës! Unë them ndjej, ti thua harro. Unë zgjas dorën, ti mbyll grushtin. Dhe kështu hapësira mes nesh bëhet mur, një mur që më mban larg teje, por jo larg ëndrrave të mia. Ti jeton në hije, unë jetoj në dritë, ti zgjedh të ikësh, unë zgjedh të mbetem. Unë shikoj qiellin dhe shpresoj për një moment se gjërat nuk do të jenë gjithmonë kështu, ti shikon rrugën dhe ikën nga çdo pritje. Netët e mia janë të mbushura me heshtjen e dritave të vogla të yjeve ndërsa ditët e tua kalojnë pa e kuptuar bukurinë që të rrethon. Ndjej tingujt e shpresës, ti ndjen zhurmën e boshllëkut. Sa më shumë përpiqem të të afroj, aq më shumë largohesh, dhe ndonjëherë mendoj se ndoshta kjo është mënyra jote të jesh, të ...