Skip to main content

Posts

Showing posts from January, 2016

Mbi lëkurë...

E kam të shtrenjtë mëndjen! Po ka momente që fjalët të mbeten aty, nuk e gjejnë gjëkundi rrugën të dalin në sipërfaqe e të marrin formë për t’u bërë të efektshme. Këtu kam ngecur, më është bërë një lëmsh me fjalë, si trafik pa polic, një kaos i vërtetë. U ula me veten ballë përballë, unë djathtas ajo djathtas, unë majtas ajo majtas, gjysma e të keqes, vazhdojmë të jemi në një linjë, unë ngrija dorën, ajo po ashtu. Na mbeti vetëm t’i shtrëngonim dorën njëra-tjetrës prej pasqyre e ti rreshtonim ato përshëndetje varg por në fakt më shoqëroi vetëm një fytyrë më sy picërruar e buzë-mbledhur, Ka dy momente kur fjalët humbin rrugën, ose kur je në majat e lumturisë dhe stërkalat e saj kufizojnë cdo nisje, ose kur ke prekur fundin prej trishtimit e fjalët nuk zënë më vënd! Në fakt unë jam tek hapësira e cunguar e lumturisë në shtratin bosh të bërë rrëmujë. Jam tek cdo mirëmëngjes i munguar, tek cdo fjalë që ende nuk më kishin thënë, tek cdo përqafim që ndoshta mund të ma kishin dhënë

Shihemi nesër!?

Une jam këtu sepse ka shume kilometra qe dua t’i bëj me ty. Sepse ka mesazhe te pashkruara e premtime të pathëna. Ka ende data të parrethuara në kalendar, ka përvjetore që presin t’i shuhen qirinjtë, ka netë pa gjumë që duan të na mbështjellin. Unë jam këtu sepse akoma nuk e di se si është të drekosh me ty në një ditë të dielë, në periferi, në pranverë, me diellin që puhizën e lumturisë e jep drejt e në tavolinën e shtruar Jam këtu sepse ende nuk kam provuar ankthin e pritjes së një lajmi të rëndësishëm tëndin, sepse dua të ndash me mua gëzimin dhe hidhërimin e atë castin e vogël të etjes time për të të treguar se jam promovuar në punë. Jam këtu sepse ka ende shumë filma që dua të shoh, ka pafund libra që dua të lexoj, ka këngë që dua t’i dëgjoj me ty, ka mëngjese që dua t’i zgjoj me ty, sepse ka shumë gjëra që dua t’i tregoj njerëzve për ty… Unë jam ende këtu sepse bota ka nevojë për ty! Sepse nuk kam qënë kurrë në Paris, Japoni apo Australi, sepse ka shumë cepa që jeta

Shpirti im balonë!

A ke një shkrepse?! Sa të ndez shpirtin e t’a kthej prap… Nuk m’a jep dot?!  Vetëm një fije të ka mbetur? Po ndiz tëndin njëherë se e marr prej teje pastaj. Nuk do?! Po pse? Po mirë do e ruash apo do t’a ndash me mua?! As kështu jo ë? Po cakmak ke? Ah i ka mbaruar gazi… E ke përdorur shumë më the apo e  dëgjova gabim?! Prej konsumit të tepërt të cigares apo prej uljes së temperaturave? Cigares, kuptova. Po unë e dua sa për të ndezur shpirtin, aq… Erdha rrotull hapësirës së atij vëndi e në fakt askush nuk u ofrua për një gjë kaq të vogël, cudi, jemi mësuar që t’i përdorim rëndom të gjithë së bashku e madje ta bëjmë me kortezi këtë gjë, po sot mesa duket nuk qënka dita ime. Pyeta një nënë që shiste gjëra të vogla në cepin e rrugës, po më tha se nuk mbante në kutickën e saj, e m’u drejtua: po mos pi cigare moj bijë se të bën dëm… -Jo, nëna jo, e dua për të ndezur shpirtin! I jepja ngrohtësi duarve prej frymës ndërkohë që bëra edhe disa hapa e pashë një nga këta dj

Babait të ardhshëm të vajzës që dua të kem!

Të lutem, duaje. Kur të kthehem pas vizitës time të parë nga gjinekologu pasi të më ketë thënë se është vajzë, të lutem gëzohu. Nëse ka ndonjë këshillë që do të ta jepja edhe në emër të tim eti, është: gëzohu pamasë se të jesh i sigurtë do jesh pika e saj e dobët. Kur të jemi në dhomën e spitalit dhe doktori të ta japë ta mbash në krahët e tua për herë të parë, të lutem premtoi se do ta duash më shumë se unë, kjo është shpërblimi që meriton t’ja thuash pas 9 muajve që une do t’a kem mbajtur. Ajo nuk do jetë gjithmonë e vogël, kështu që jam e sigurtë që kur të rritet do t’a kujtojë mirë puthjen në dorë prej princeshe që ti do t’a bësh ritual. Kur ajo të vijë në shtëpi nga shkolla e të bërtasë se shoqja e saj e ka sharë për modelin e ri të flokëve, edhe pse mund të të duket një muhabet gocash, më beso se pasi t’i kesh thënë se ajo duket shumë e bukur, një detaj i tillë do t’a bëje atë të mbështetet fort tek ty duke e veshur me vetëbesim. Bëji një natë palacinkat e saj m

Prej teje...

Sonte zgjodha të darkoj vetëm... e të rreshtoja para vetes të gjitha pjatat e mia të preferuara. Zgjodha edhe verën. Qirinjtë më kishin mbetur vetëm të verdhë, ata ndeza. M’u ngroh shpirti prej vetmisë, fort e paskam dashur këtë moment. Po përpiqesha të gjeja ndonjë gjë interesante ndërkohë që shtypja butonin e telekomandës por mbeta vetëm duke kërkuar pa gjetur një film për të më shoqëruar përgjatë darkës time... Ndeza kujtimet...e vura në sfond muzikën time të preferuar! M’u shfaq menjëherë një skenë e dashur shumë, që unë si capkëne nuk ta vlerësova në moment, por më vjen të qesh kur mendoj se si mund të jetë njeriu me një shpirt aq të bukur. Kanë një aromë këto raviolit që më sjellin ndërmënd drekën e fundit që kemi kaluar bashkë. E marr me vrull të madh t’a provoj po më erdhi shije e idhët... cudi në fakt, ishin të freskëta... e në moment u përmënda se kujtimet i kam lënë ndezur dhe po më pështjellojnë dhe ushqimin. Ndoshta bëra gabim që kujtova drekën tonë të fundit, pre

8 me 2

Unë dhe zemra veprojmë si dy individë të ndryshëm… po po! Nuk më pyet fare, shyqyr që na mbledh darka brënda një krevati. E kam fjalën për zemrën si organin muskulor që furnizon trupin, jo për një individ që i thua “zemra”. E cuditshme është në fakt se si shpesh herë reagojmë duke u nisur vetëm nga instiktet dhe ndjesitë, që me thënë të drejtën, unë e kam bërë shpesh, se vdes për atë dreq adrenaline. Po dje ja mblodha si gruaja burrit, po e dimë që të gjithëve jua mbledhin në fund të ditës… Dëgjo këtu i thashë, se asgjë ske “ndritur” deri më sot, i ke mbushur të gjitha kupat dhe unë nuk kam ndërmënd t’i pi, të kam dëgjuar mjaftueshëm, shpesh herë më je dukur e mirë e të kam toleruar, po c’paske qënë. Si nuk u lodhe? Sa herë je copëtuar? A nuk të vjen keq që sa herë të “operoj” e të duhet aq kohë të rimëkëmbësh ti prap ngrihesh e thyen këmbën? Nuk di si t’ja bëj me ty… Të kam blerë mbrojtëse për gjunjtë, nga ato që mbajnë disa tipa të një lloj sporti që as emrin nuk ja di

Më lër të të ndihmoj.

Ndërsa po udhëtoja, kisha një melankoli të brëndshme që gjen përherë vënd të shfryjë si e hidhur e domosdoshme për të dalë në sipërfaqe. Unë e di që ajo do jetë përherë pjesë e librit tënd në faqet e jetës, ndoshta do të duash t’i rikthehesh për t’a lexuar e do trishtohesh atëherë kur të të mungojë edhe një presje e tregimit të saj. Do shfletosh edhe në kapitujt e shkurtër ku me vrap ajo të linte ndonjë puthje e zhdukej në nxitim. Në rreshtat ku ti përpiqeshe të gjeje një nyje të fortë për t’ja veshur cdo ditë asaj fijes që po shkëputej dhe ajo nuk e shihte. Të ka thyer zemrën, e di! Por, më ler t'a ndreq unë… E di si ndihet ajo tani? Të kujton ty, pafundësisht, në cdo moment të ditës, e penduar ndoshta kujton edhe shprehinë që mund të ketë marrë fytyra jote tani, të di shumë mirë zërin kur je i trishtuar ose kur vlon lumturi, ajo po torturon veten me të gjitha fjalitë që të ka thënë duke dashur t’i formulonte ndryshe, po mendon se si do të zgjohet në mëngjes e n

Sipas meje...

Jam shprehur shumë shpesh se jam feministe kur vjen cështja tek promovimi i figurës së gruas në fusha që kanë ndikim në shoqëri pasi si element femër janë më të infiltrueshme në një format më të butë dhe ndikues kudo. I jam mirënjohëse për cdo mundësi të re krijuar dhe dedikuar gjinisë tonë… Por kur ndeshem me disa forma të tjera të konceptit “feminizëm”, jam gati të ulem nga pala kundërshtare e kësaj fjale për arsye se vërtetë jam femër, ashtu sikurse mund të jesh edhe ti, por jemi komplet të ndryshme në cdo linjë të mendimit dhe kjo më bën agresive kur më konsiderojnë një feministe e llojit anti-meshkuj.  Unë nuk kam nevojë të  kem feminizmin si mburojë sepse jam lodhur që në të shumtën e rasteve të përfaqësohem nga disa të tilla që kanë veshur plotronin dhe kanë zhveshur moralin, të tillë nuk e dua feminizmin. Unë nuk kam nevojë  për feminizmin, sepse mund të mbaj bindjet e mia personale, pa patur nevojën e mbështetjes së një ushtrie cafkash të zemëruara nga meshkujt që të më