Skip to main content

Posts

Showing posts from December, 2023

Të të kem edhe njëherë më shume se kaq…

Ne kemi më shumë brenda vetes sesa ajo që japim, e ruajmë si më të fortën armë, si më të cmuarën vlerë, e ruajmë veten për ditët ku do të na duhet të vihemi në provë. Kur jeta na ul me këmbë në tokë e na merr në pyetje, na vendos përballë një ndjesie që në vetvete është pasqyrë të cilën kemi refuzuar ta shohim… Atëherë ne zhvishemi! Heqim dorë nga të qënurit të paralizuar dhe mbajmë në shpatull forcën e të qënurit pikërisht ne! Zgjedhim të marrim edhe shije te hidhur, provojmë lot, ndjejmë zemërim, trishtim, mblidhemi grusht në guackën e errët për aq sa na duhet e prapë brenda vetes e gjejmë rrënjën dhe dritën. Ka një magji në padijen se c'do na ndodhë më pas dhe më e bukura qëndron te forca për të mos patur me vete frikën të provosh përsëri. Të duash, të dish të duash, të duash edhe pa ditur e të jesh e plotë aty, të prekesh të gjitha, mjafton të të bëjnë të lumtur. Ne njohim veten tonë më të bukur vetëm kur jemi të aftë të duam, të ngjashme me zotërimin e gjithë botës në shpirt.