Skip to main content

Posts

Showing posts from October, 2016

...bën mirë të shkosh!

Më trego pak pse je rikthyer? Ku u ndeshe dhe njëherë me kujtimin tim? Në fakt të kisha harruar... Nuk mbaj mënd si dukem me ty, por kur jam vetëm e di fare mirë si jam! Tjetri m'a dobëson përherë qënien, jam si në të ftohtë nëse e rikthej dhe njëherë mendimin tek ty! Bën ngrohtë në unin tim. Në ato të vogla detaje të padukshme për ty, esenciale për gjithcka jam unë! Është bukur kur në dukje më shfaqesh krejt indiferent por të bren pak nga pak ai i vogli detaj që ti hiqesh se është një grimë për syrin tënd! Ku ndodhi dhe njëherë shkëndija e rikthimit tënd? Ti e di mirë se si të gërryhet shpirti kur unë vij rreth e qark teje si zjarr i ndezur, ti e di si përvëlon e hidhura ime kur në ftyrë të përplaset një e qeshur e stisur duke të pohuar "të pata thënë..."! Të pata thënë, unë e di, ti do të duash të rikthehesh dhe njëherë aty ku të bën dëm, aty ku ty të shkrihet shpirti copash, aty ku ti ndizesh nervash, aty ku qënia ime t'i shemb të gjitha! Nuk t&#

Unë të kam jetuar ty!

Po qeshja duke i treguar mikeshës sime se si  në mëngjes ti më sillje një filxhan të madh kafe duke e emëruar si thesin tim të magjive! Ajo heshti, mjaft më, ngele duke bëlbëzuar emrin e tij, mu hakërrye prerazi, mjaft më balonave, ule mendjen dhe merre përdore e tregoi nga lind dielli, mos u kthe më... Dhe nuk më la kohë të përgjigjesha, më dha një shuplakë tjetër ajo, atë që kish kohë që ma ruante si të fundit! Lotë nuk kisha por arrita të cirrja një fjalë të dobët, unë të kisha jetuar ty! Ti kishe qënë ajo botë ku isha arratisur pa një biletë, pa nje fluturim e pakohë! Unë të kam jetuar ty, dhembje e imja sot, dje ishim dashuria e një shpirti të palodhur, sot ende kërkohemi në një kujtim e në fjalë të fashitura mureve të kohës! Sa më mungon kur të kujtoj, ende të pathëna mbeten edhe njëherë premtimet e një dere lënë hapur... Unë të kam jetuar ty, e shkuar ende e pafshirë e lipsur të më përndjekësh në cdo fjalë që zemra djeg kur e thotë, në cdo mungesë netëve të ftoh

Dorëzohuni sy, atje jashtë bën errësirë...

Shuaj të gjitha dritat, ka mjaftueshëm shkëlqim në sytë e tu, është burim i pasosur për të parë shpirtin! Fik gjithcka lëshon dritë, asgjë ska verbimin tënd! Fike ëndrrën, fik zemrën, ndal edhe rrahjet e saj, ti je gjithë shpirt... Si hapje mbyllje e shpejtë qepallash më rreh pulsi... U bë kohë pa u ndjerë kështu! T'a dija se ti përbën gjithë këtë turbullim në stomak, do isha gostitur më herët me emocionin tënd. Ti je shpejtësia deri në djegie në asfaltin e netëve të mia, me ty rrezikoj deri në thepisjen më të mprehtë, der aty ku pandeh  se fryma bëhet mbytëse! Ti nuk bën romancë, nuk shkruan bukur, nuk flet për yje, as ëndrrat nuk i shquan netëve të vona, por je magjepsës der në dehje! Nuk do të lija asnjëherë të shkoje ose do të rikthehesha dhjetra herë prap tek ti, ti më ndez shpirtin edhe 100 ëndrra, kështu që shuaj të gjitha dritat, jashtë le të jetë errësirë...   Në muret përreth më ngjante se cdo hapësirë ish zënë me gërma dhe ditë të gdhendura, ndërsa ti, m

Në jetë do të vinte dashuria...

Në c'ëndërr m'u veshën sytë kaq keq në ty që as vetes nuk po ja ndjej më dhimbjet? I kisha lënë mbi shtrat kujtimet e me këmbët tërhequr me përtesë ndala pranë dritares. Filxhani i cajit lëshonte avull e me bulëzën e gishtit tregues formova një zemër! Në jetë do të vinte dashuria... Ti rrotullove celësin e me duar plot dhe i veshur në buzëqeshje më pe me një mimikë lozonjare. Nuk të lashë të shkoje më tej, u spërdrodha si një mace rrëzë dielli dhe u struka në përqafimin tënd. Unë gati sa nuk shpërtheja prej gëzimi, ndërsa ti, ti ishe po njësoj, ende nuk e dije se frymë prej frymës do merrja shumë shpejt! E lexova në fytyrën tënde sesi dukesha unë në atë moment. Isha e veshur në lumturi! Më duhej vetëm të të thoja se ti nuk do ishe i vetmi, se zemrës i erdhi një zemër tjetër, se ritmet e saj tani janë muzika ime, të të thoja se në jetë do të vinte dashuria... Ishte aq e madhe për ty sa do të shtohej tek një ëngjëll... Ne nuk ditëm të duhemi  e as zotit nuk mundemi t

Koha është besnikja ime!

E di cfarë kam mësuar me kohën?! Se cdo gjë shkon në vendin e vet... Ka një fije të fortë shpjegimi për atë që ne presim e atë që jeta na ofron, është arsyeja! Gjithcka ndodh për një arsye! Ndodh që njerëz të ikin e furishëm të tjerë të vijnë në rrugëtimin që zgjedhim të bëjmë, ka dhe nga ata që janë gjithnjë aty, ata që t'i do zemra, ata të përhershmit, që në shtrëngim të një përqafimi prej malli harrojmë tjua themi zemër për zemër sa i duam! Jam e veshur në të lumturën e zotimit të fjalës: ti do të jesh gjithmonë! Në cdo ditë e në cdo vit do t'i qendroja besnike vetes duke dashur ata që në fund të ditës do gjejnë kohën për të më thënë, më ka marrë malli, si je?! Koha është besnikja ime! Më ka dhënë aq shumë orë të rënda leksionesh e më ka paqëtuar nën shprehjen, koha do ta tregojë. E në fakt ajo m'i ka treguar të gjitha, më ka thënë në heshtje pse ti ike, pse dikush tjetër zgjodhi të qëndrojë, pse të tjerë nuk janë më ata që ishin e pse unë do të mbetem

Je një cmenduri e ëmbël!

Më numëro gjithë gjërat që dashuron në jetë, të gjitha ato që të bëjnë të zgjohesh cdo ditë me një motiv... Mos harro të numërosh veten në fillim, ti je të gjitha! Ti je një stinë e hidhët, je vjeshtë, je i artë, je qiell i mprehtë gri gati ne shkrepëtimë! T'i dua detajet, ato të voglat e mëdha që vec ti ke aftësinë të mi shquash. Ti je i grithët me një copëz të vogël qiell e det në sy, ti të përpin në gjithësinë tënde. Bota nuk na përket, as nuk është e jona, as ne nuk jemi të saj, por unë e di se cfarë bote ka një zemër brenda! E di se po të mos ishe pjesë e saj, gjysëm e vrarë do të jetoja në heshtje. Nuk e di nëse do të zgjohemi nesër në shtretër të tjerë e fytyra të tjera do të duam, di vetëm që sot, në këtë moment, dua të të dua! Le të ketë dallgë e stuhi, do të notoja tek ty edhe sikur t'a di se do të jem notare e vetme. Ti m'a cliron shpirtin, si e dlirë zhvishem në ajrin tënd, nuk jam ajo që kam qënë para se të të njihja ty! T'i dua detajet, at

Një biletë për udhëtim hark!

Ka aq shumë shkëlqime dritash e zhurmë të qeshurash këtu sa edhe sytë më ndizen dritë prej gëzimi! Në karosel të kuajve rrotullohen gjithë ngjyrat e zemrës, e gjithë bota rreth dashurisë! I mbaj sytë tek një kolovarëse që bën ecejake para e pas, më afrohet fytyra e një vajze të vogël flokë artë veshur në të kaltër, buzëqesh pas saj, ja fiks këtë pamje ka lumturia! Me frikë shoh trenin me ulje ngritje si thepisje në zemër, një djalosh i vogël qerpikë gjatë shtrënguar duart fort në mbajtëse, njësoj kështu e ka pamjen siguria... Me kokën ulur bëj hedhje hapash për të mos u penguar ndër lodra fëmijësh e në cast rrethohem me flluska sapuni të mëdha... Një zonjushë e veshur në borëbardhë fryn prej saj tullumbacë që në sekondë shpërbëhen në ajër, diku vetë e diku nga gishtat e vegjël të fëmijëve, e në cast më ngjan njësoj si frika e largimit, aq duhet, vec një fragment sekondi... Kapem pas cdo lodre të vogël e rrotullohem nën ajrin e një melodie të ëmbël në sfond. Fytyrë-qeshurit

Vendi yt është bosh!

I thashë të ulej pak më larg, sepse aty në krahun tim, ishte ende vendi yt. Më vështroi cuditshëm, aq sa më bëri të ndihem në faj... Ishte thjesht një i panjohur dhe unë nuk duhej të shfryja mbi të inatin e botës. Por më rritej brenda vetes urrejtja për këdo që nuk ishte ti... S'di se kur ishte hera e fundit që në fytyrë përplasëm fjalën, harromë, mos më kërko më... Dhe cdoherë ktheheshim tek njëri-tjetri! ...në mëndje të përkisja akoma ty! Ende nuk e di pse e mundoja veten në torturën e asaj që as nuk ekzistonte më. Duhej të lija veten të duhej nga dikush që nuk është ti! Këmbëkryq ishin ulur gjithë të shkuarat e mia ndërkohë që ti flisje... Mbahesha varur në një grep me qiellin e në hekurudhën e mendimit, treni im zgjatej drejt rrugës tënde! E di si më vjen ti? Si shi... Drejt e në lëkurë, si pikëza shiu vere në qiell të pastër, që le dhe një aromë të këndshme pas. Erë toke... Se cmë përcjell ti! Është vendi yt bosh prap, përballë meje! Marr hije agresive kur dikus

Unë jam jetë! Unë jap jetë!

Jam njëjtë me ty, jam rozë, jam zemër, jam lot, jam femër! Jam motër, jam shoqe, jam bijë, jam mbesë, jam dashuri! Jam nervoze, jam e paduruar, jam uragan, jam det, qiell, stuhi, jam gjithcka që përbën një jetë! Jam krijuar për të qënë e tillë, të kem zë, një qëndrim, një mendim, dhe në dreq të shkojnë shenjtoret, kur dicka më përket, deri në fund do ta mbroja me shpirt! Jam një ylber, jam ngjyra, jam bojë, jam art! Nuk kam kufij, nuk jam ishull, nuk jam as luftë! Jam njëjtë me këdo, nuk bëhem më e fortë nëse përpiqem të të dobësoj ty, nuk bëhem më e dobët nëse të jap atë që realisht ti meriton! Jam mëngjesi me vrull, jam letra pafund, jam krahu yt, mbështetja, kurajoja, jam shpirt! Jam poezi, vargje pafund, pasion, dëshirë, frikë e ndjesi! Unë jam jetë! Unë jap jetë! Përbëhem nga një zemër e madhe, jam glob i shpirtit tënd, jam shtrëngimi i duarve atëherë kur më së shumti të duhem! Jam nata pa gjumë e dehjeve të tua! Jam rrotullimi i mendjes, lëmshi i ditës, e qeshura

...edhe njëqind herë prap unë edhe ti!

Le t'jua lëmë të tjerëve petkun e mërzisë për ne, ata do të trishtohen më shumë... Do të thurin mbi ne rrjeta të vogla intrigash e do vënë në gojën tonë fjalë që ne kurrë nuk i thamë për njëri tjetrin. Do na bëjnë të urrehemi, e di, fjalë për fjalë do na zhveshin edhe dinjitetin, në helmin e tyre gjithsesi një ditë do të na dalë zemra në sipërfaqe e prap botës nuk do tja vëmë veshin, butazi do t'i pikturojmë fytyrës së në thelb ishim vetëm ne të dy! Ata nuk na duan, e rast nuk do të lënë pa e ulëritur, por mos i dëgjo, nuk do mundesha kurrsesi të hidhëroja shpirtin kur dikur flija në të. Do t'i prisja vetes shiritin e ëmbël të kuq në prag krishtlindje... Fjongos tonë i humbi forma, por ajo është ende aty, ne thjesht e braktisëm në mesin e rrugës, e lamë në shi, në diell, në ajër, e ajo ende ka ngjyrën e saj, ka të njëjtin efekt për syrin, asaj i mungon përkulja jonë për ta lëvizur prej aty, një rrotullim gishtash e një vallëzim dysh që ti japim dhe njëherë jetë...

Në të ëmblën vjeshtë!

Unë e di, ti do kthehesh, e bashkë me ty do vijë në jetë edhe njëherë jeta ime! Ti do kthehesh, unë e di, kemi lënë në ajër edhe ditë të pangopura me diell e netë të heshtura në numërim yjesh! Gjithmonë më thoje se unë i ngjaj mëngjesit me diell ditën e shtunë! Plot jetë, ngopur me gjumë e gati për një udhëtim...I ngjaj të shtunës, e veshur në lulëkuqe të fushës, muzikës që lëshon përtej një kitarë e braktisur në trung peme, lëvizjes së dallëndysheve për në diell, unë i ngjaj fiks asaj që ti do të shohësh tek unë! Ndaj unë e di qe ti do kthehesh, sepse vetëm tek unë do gjesh prap atë qe dikur ta mbushte shpirtin me një përqafim! Unë të ngjaj ty, kur thua më fal, kur qesh e në një grusht lule më dhuron gjithë botën! Ku mund të gjesh tjetër një shpirt që gjendet i shfaqur në formën e shikimit tënd, ku mund të humbësh i lumtur pa mbajtur në shpatulla peshën e dhimbjes?! Nuk i përkas më as vetes që kur jam dehur në ty! Ti ma zbut shpirtin. Më ëmbëlson vjeshtën. I ngj

Zemra u nis e para...

Ke ndezur tek unë në formë fishekzjarresh edhe njëherë gjithë vrullin e heshtur të kohës. Më ndjen edhe ti prej kudo që ndodhesh. Vlojnë në ajër gjithë protonet dhe marrin siluetën e zemrës. Kapem fort pas litarit në balonën e dëshirave  që sapo e lëshoi puthjen me tokën. Pasagjerë nuk ka më në stacionin e nisjes, hije zbrazur është edhe mburoja e ulëseve në pritje. Rrotulloj në duar dy medaljonë që dikur na përkisnin. Puthja e tyre lë shenjë... Shi nuk bie po unë vazhdoj të jem e bindur se koha është si unë, e ndryshueshme, fiks atëherë kur nuk e pret, në sekondë qiell i kaltër, e në tjetrin gri e stuhi. Më vjen të zhytem drejt e në thellësitë e shikimit tënd, prej këtu ku ndodhem, edhe deti ta ka zili qartësinë e tyre. Duart i kam plot fjalë mbledhur në heshtje, dhjetori po vjen prap… Nuk prita më gjatë, u nisa rrugës për tek ti! Ti ke gjithë gjërat që unë pëlqej, e me gjithë ngjyrat m'a ke marrë duarsh mëndjen! Të dua kur qesh e kur mërzitesh, kur lëndohesh

Vec ti më bën me dashtë!

A duhet të jem ndryshe unë që të ulem në pragun e portës së cdokujt e të bëhem e lakmueshme prej cdo fytyrë njeriu? Cilën zemër duhet të vesh që të buzëqeshin edhe yjet? A e ke vënë re sesi në teori cdo gjë shkon perfekt e vështirë se njëjtë shkon me praktikën? E kam mendjen top se një nga këto ditë do shpërngulem të jetoj krejt në teori, me i rradhit të gjitha në rend kronologjik, me i rreshtu të bukurat ndodhi si të mi dojë zemra e në fund të ditës krah oxhaku me djeg drunjë e me gëlltit verë... Ja pra të gjitha këto mi bën qënia jote mua. Vec ti ke fuqinë me ma ngrit mendjen peshë prej aty ku ndjej rehati. Vec ti më bën të lëviz prej aty ku jam e turr e vrap me u nis për tek ti, ti pra ti, ma bën ditën minutë e jetën dakikë... Të të kërkoj, të të gjëmoj e të gjej në cdo cep qyteti, të gris me force cdo letër që përpiqet me më bind se ti nuk je ai që duhet të gjurmoj... Vec ti, më bën me dashtë! Në atë formë sa as veten mos ta njoh nëse më imitojnë në një skenë filmi

Gjurmime shpirti!

Nën diell do jemi gjithmone unë dhe ti... Vecanërisht të dielave! Ka një energji në cdo hap që bëj. Edhe qielli është ndryshe sot! Bëj ecejake lart e poshtë rrugës tënde dhe një lëmsh kam shtrënguar në duar dhe në shpirt! Dua të të dal përballë, të ta mbyll gojën me një puthje e të tërhiqem vetëm kur të të them: nuk po të kërkoj falje, unë thjesht të dua... Por ti nuk po zbret. Ti nuk zbret dhe mua më ha ankthi shpirtin. Po sikur ti të dalësh tani e unë të mos kem guxim të t'i them të gjitha? Po nëse t'i them të gjitha e ti ikën nga sytë këmbët? Po sikur...?! Po sikur t'i marr gjithë këto gjëmime shpirti e ti zhduk në koshin më të afërt të mbeturinave sepse asgjë ska më shumë vlerë se ajo që ndjej për ty? Nuk kam mbajtur kurrë pranga për fjalën, e asnjëherë nuk ja kisha lidhur gojën zemrës... Erdha të të shoh edhe njëherë, të marr frymë bollshëm prej botës e te shfryj cdo peng jashtë shpirti. Me ty mund të ndaloj kohën e të mos dal kurrë prej andej, të

E gjitha tek ti!

U kërrusa nën peshën e botës, dashuri! Të gjeta e ula shikimin poshtë si me i thënë qiellit, ka edhe tokë! Luhej një muzikë përballë dhe violinat të bëra bashkë ma ëmbëlsuan shpirtin! Në cdo tel që prekej, luhej edhe pesha e zemrës time! Dukem e mendueshme po në fakt jam thjesht e dashuruar. Kush nuk e do të bukurën e kujt nuk ja do shpirti harmoninë. Unë e kam pikturu edhe muzikën ashtu si ma ka ënda, me ngjyra e me harqe të arta, me pauza puthjesh e me refrene të qeshurash plot! Në gotën e tretë ndjeva nevojë edhe për më shumë, njësoj sic e kam me ty, që smundem me të ik kur je afër... Shume më shumë të du aty! Valsi në ajër është sfondi që të shkon shumë, me shikimin se dreqi e di ku të ish përhumbur, e të merrte në vallëzim! Jam e dehur në ty, nën ritmin tënd ndjek hapa zemre. Përkulem në fundin e këngës dhe druhem se do të bie. Më duhet vetëm të mbaj shikimin shtrënguar me tëndin, duar që kapen fort nëpërmjet qerpikësh, pauza e duartrokitjes mbaron, me vru