Skip to main content

E gjitha tek ti!

U kërrusa nën peshën e botës, dashuri!
Të gjeta e ula shikimin poshtë si me i thënë qiellit, ka edhe tokë! Luhej një muzikë përballë dhe violinat të bëra bashkë ma ëmbëlsuan shpirtin! Në cdo tel që prekej, luhej edhe pesha e zemrës time!

Dukem e mendueshme po në fakt jam thjesht e dashuruar. Kush nuk e do të bukurën e kujt nuk ja do shpirti harmoninë. Unë e kam pikturu edhe muzikën ashtu si ma ka ënda, me ngjyra e me harqe të arta, me pauza puthjesh e me refrene të qeshurash plot!

Në gotën e tretë ndjeva nevojë edhe për më shumë, njësoj sic e kam me ty, që smundem me të ik kur je afër... Shume më shumë të du aty!




Valsi në ajër është sfondi që të shkon shumë, me shikimin se dreqi e di ku të ish përhumbur, e të merrte në vallëzim! Jam e dehur në ty, nën ritmin tënd ndjek hapa zemre. Përkulem në fundin e këngës dhe druhem se do të bie. Më duhet vetëm të mbaj shikimin shtrënguar me tëndin, duar që kapen fort nëpërmjet qerpikësh, pauza e duartrokitjes mbaron, me vrull ngrihemi, ende shikimet nuk i ndajmë.
Të kishte syri fjalë për të thënë, të betohem vec grumbuj diamantësh do mblidhja në një varg!


Unë dua... Unë di...
Unë kam mësuar të dua njësoj sic më doje ti!

Nuk do të largohem më, kthimi dhemb më shumë se një ikje, dua të qëndroj, edhe pse të tjerët lëshuan helm mbi zërin tim, nuk e dinë si ndihem unë kur ata heshtin...

U kërrusa nën peshën e botës, dashuri...
Nëse kryet e ngre ngadalë mos u mërzit, jam e gjitha tek ti, sepse unë dua... unë di...

Unë kam mësuar të dua njësoj sic më doje ti!

Comments

Popular posts from this blog

Vetes time të ardhshme!

Ka kohë që jam ulur këtu, në këtë stacion anonim të një kohe që nuk ka emër, në këtë cep të papërcaktuar të botës ku çdo gjë pret, por asgjë nuk nxiton. Jam ulur në një stol të drunjtë, me një çantë të mbushur me ëndrra të pashkruara, me fjalë të pathëna e premtime që vetëm vetes ia kam bërë. Unë jam në pritje. Në pritje të vetes time të ardhshme.   Ti je ajo që nuk kam qenë ende, por që e ndjej që jeton diku, si një qytet i humbur në hartën time personale. Ndoshta je një siluetë që endet mes mjegullës së mëngjeseve, ose je një dritë që fiket e ndizet në horizontin tim mendor. Nuk e di saktësisht kur do të vish, por e di që jam këtu. Dhe kjo është pritja ime. Ora këtu s’ka akrepa, ditët këtu nuk kanë emra. Është një vend ku koha është e sheshtë, e heshtur, gati si një kanavacë e bardhë ku ti duhet të shkruash për mua, me dorën time. Pritja ka marrë trajtën e një profesioni të heshtur. Është një vokacion pa pagesë, një zanat që s’ka mësues, vetëm nxënës. Çdo ditë, pa u ankuar bëj ...

Dashuria të ngrihet në këmbë!

Po venitet dashuria. Jo ajo që përmendet në vargje të zhurmshme, por ajo që merr frymë mes njerëzve, që dridhet në heshtje kur sheh dikë të lënduar, që rri e përulur në qoshe shpirtrash të ndrojtur. Ajo dashuri e thjeshtë, e ndjerë, që nuk ka nevojë për fjalë të mëdha, po tretet si një aromë e vjetër që askush nuk e ndien më. Po shndërrohet në kujtim, në një ndjesi që njerëzit përmendin me mall, por nuk e përjetojnë më. Njerëzit janë bërë të ngurtë, sikur cdo ndjenjë t’i rëndojë. Flasin për dashurinë, por pak kush e njeh. Shumë duan të duken të dashuruar, pak duan vërtet. Zemrat janë kthyer në mjegull, të lodhura nga pritjet, nga zhgënjimet, nga mungesa e butësisë. Dhe kështu dita-ditës ndjeshmëria zbehet ndërsa shpirtrat mbeten bosh, si shtëpi pa dritë. Njerëzit nuk besojnë më në përqafime të sinqerta, sepse janë mësuar me duar që prekin, por nuk ndiejnë. Nuk besojnë më në fjalë, sepse janë lodhur nga ato që tingëllojnë bukur, por peshojnë pak. E kemi harruar gjuhën e syve, përkëd...

Të kam dashur shumë

Të kam dashur shumë. Jo siç e thonë në këngët e lehta apo në filma ku gjithçka përfundon në një përqafim dhe muzikë në sfond. Të kam dashur në heshtje, në thyerje, në netët kur fjala "mirupafshim" nuk kishte garanci kthimi. Të kam dashur në çdo version të kohës. Në ato ditë naive kur gjithçka ndodhte pa u menduar gjatë, dhe në ato netë më të vona kur gjithçka analizohet kur edhe ndjenjat që dikur thjesht ndiheshin, tani shqyrtohen, vihen në peshore, kërkojnë arsye për të qëndruar. E megjithatë, ndonjë gjë tek ti mbeti e paprekshme nga logjika. Një pjesë që nuk u zhvesh kurrë nga ndjenja, një kujtim që nuk kërkonte justifikim për të qenë. Koha është mjeshtre e fshehtë. Ajo jo gjithmonë vjen e mbrapshtë, ndonjëherë rregullon gjithcka. Shkrihet ngadalë mbi kujtime dhe i formëson ndryshe. E butë dhe e ashpër njëkohësisht, ajo gdhend kujtimet me një dorë që vetëm pas shumë vitesh e kupton se çfarë ka krijuar. Ajo që dikur dukej si fundi i botës, një dhimbje që dukej se s’kishte ...