Skip to main content

Posts

Showing posts from November, 2017

Të ngjaj ty!

Për pak ditë bëj 10 muaj që kam ardhur në jetë, jam ende i vogël por jam aq i madh sa të tërheq mëngën e këmishës tënde për pak vëmëndje... Mban mënd kur isha në barkun e mamit e ti më thoje se mezi më pret për të qëndruar bashkë? Po lumturimin tënd kur more lajmin se do të bëheshe me djalë e do të ishe shoku im më i mirë? Po tani cdo më thuash që premtimin nuk e ke mbajtur? Po sikur unë të qaj, ti do të vije me vrap tek unë? Mami më tha që ti as mbrëmë nuk erdhe, as shumë mbrëmë të tjera ske ardhur të më ledhatosh, as të shohësh se si unë rritem pak nga pak, as të më thërrasësh bir... Por unë i bëj të gjitha e ti nuk më sheh, unë zgjohem me mamin dhe tani e di që gjithë dashurinë e vëmëndjen e saj e kam unë. Babi, ajo qan, por unë s’ta kam thënë dot sepse ti nuk vjen të më pyesësh së cfarë më trishton... Jam shumë i vogël e di por ti ke 4 muaj që nuk më sheh, jam rritur aq sa të të tërheq mëngën e këmishës tënde për pak vëmëndje. Ajo qan, qan për mua e në përpjekjen e sa

Parfum shpirti!

Nuk kam njohur asnjë shpirt deri më sot që të mos ishte perfekt. Japin një aromë në gjithçka duan të përcjellin dhe të afektojnë në një tymnajë dashurie që zor ti rezistosh. Çdo shpirt vjen në jetë me dëshirën për të manifestuar atë çfarë përfaqëson, duke shprehur në formën më perfekte atë që ndjen së brendshmi. Ashtu sikurse bën ti... Gjithë universin m’a zbret në tokë me hyjninë e ndjelljes, kur më mëson se si të jem një qënie e drejtuar nga ty, po aq sa të mësoj unë të jesh një shpirt me mënd... Unë besoj në shpirt. Besoj që ajo që njerëzit thonë në sy e përqafime është e vetmja e vërtetë që kanë. Besoj në energjinë që njerëzit sjellin edhe kur s'janë. Unë besoj vërtet që nëse ne do arrinim të fjalëzonim shpirtin e ta jepnim ashtu pa kompromis, me gjithë rrezikun që kjo ka, e sigurt është që do ishim pak më të lirë e për pasojë edhe më të lumtur. Jemi shpirtra që gjuhën e kemi gjetur që shumë kohë përpara se të dëgjonim tingullin e zërit të njëri-tjetrit

Më jepni një përrallë...

Do të ec këmbë-zbathur në kopshtin e jetës, stolisur me gjerdanë lulesh vjollcë, do të shtrij duart të mbaj në krah një kotele dhe në stolin e shpirtit do të dremis ëndrra. Vec më jepni një përrallë... Do të ndërtoj kështjellën e zemrës me gurë të fortë e themele prej shpirti, në muzg do të luaj muzikë në piano e në ajër do të ndizen 1000 aroma, vec më jepni një përrallë. Jepmëni një hyrje, një rikthim në ditët kur ende kishin kuptim fjalët, në ditët kur pritjet ishin ankthi më i ëmbël e përqafimet bëheshin streha e sigurtë. Rikthemëni në ditët me diell ku netët bëheshin ëndërrimtare, në kohën e melodive italiane e në ekzistencën e dashurive të pastra. Lermëni një ditë aty, të prek edhe njëherë tablonë e jetës, të bëhem vizitore e të mos ja ndaj sytë ngjyrave mbetur brenda një kornize të kthyer në kujtim, kohës së lumtur. Më tregoni se si ende rrahin zemrat... ato të dobtat, që rrugës nuk u ndalën kurrë, të etura der në dhembje për të shkulur nga vetja edhe grahm