Skip to main content

Posts

Showing posts from October, 2015

Jo zemër, jo!

Më thuaj pak sa netë ke kauar darkave jashtë me miqtë duke pritur me sytë nga telefoni të cilin e ke vendosur përbri gotës së verës, për të të ardhur një mesazh. "Për hir të zotit, kthe një përgjigje." Ndërkohë që rreth teje diskutohet, gjithcka që ti do të bësh është të nxjerrësh një justifikim dhe të largohesh duke kërkuar ndjesë sepse nuk je fare aty fizikisht dhe mëndërisht. E ngecur në një gati-marrëdhënie me një partner që teorikisht është i mrekullueshem por që ka akoma shumë për të provuar. Ti je në një dashuri e cila është e jotja, në pritje që "Ai" të bëjë dicka e cila të tregojë se ai kujdeset për këtë... Por nuk e bën! Mjaftueshëm për të të bërë ty të mbash mbi supe përgjegjësinë por jo e plotë për të krijuar besim! Kur ti je gati t'i japësh duart, të heqësh dorë, e lodhur nga pritja, shfaqen në derën tënde me shishen e verës në dorë ose kërkojnë të të prezantojnë me një pjestar nga familja e tyre... Nuk paska vdekur e gjithë shpresa dhe ti mendon

Jepi! Më bëj të qesh!

Çfarë saktësisht do të thotë të "... kesh një sens humori"? Në përgjithësi ne femrat mendojmë se të kesh një talent për të të bërë të qeshësh është e  rëndësishme, sidomos nga një mashkull. (Por ata përgjithësisht nuk e kërkojnë në mënyrë reciproke tek femrat këtë gjë, ju duket pak e tepërt që një femër të ketë sens humori!) Kam përshtypjen se të gjithë mund të përcaktojnë se një mënyrë e këndshme e shprehur me fjalë (ose veprime, tani që e mendoj) që zgjon tek të tjerët një buzëqeshje është një aftësi të vlefshme. Në fakt është shumë e vlefshme dhe e kam vënë re sidomos kur kam marrë pjesë në takime të ndryshme ku drejtues të tavolinës kanë qënë përherë të huajt, atyre nuk ju mungon kurrë një batutë dhe sensi i humorit, gjë që e bën situatën të amplifikohet si eficente dhe të mos jetë e lodhshme për pjesëmarrësit. Po cfarë e bën kaq të vlefshëm impaktin që sjell sensi i humorit në çdo lloj marrëdhënie? Për pjesën më të madhe, unë shoh se humori ndahet përgja

Fjalët e (pa)thëna!

Çfarë nuk thatë dje? A kishte gjëra që do të dëshiroje t’i thoje, por nuk e bëre? A e mbajte veten “peng” të fjalëve që i ruajte për një mundësi tjetër? Mua më ndodh zakonisht, kur nuk reagoj në moment, me kalimin e kohës, ndryshoj mendim dhe sikur i harroj pak nga pak e ndoshta i largoj prej mëndjes përgjithmonë. Në fakt ka fjalë dhe mendime që nuk mund t’i ruash duke ndërtuar një rezervë për t’i pasur  për një datë të mëvonshme. Fuqia e tyre, efekti i tyre balsamues, shpejt zhduket me mospërdorimin e tyre. Ata kanë efekt të fortë vetëm në momentin që janë të destinuara të thuhen.  Por ka mësime në heshtjen që ke lënë. Në jetë njohim shumë njerëz, e bëjmë shumë miq, disa i kemi dhe i ruajmë fort, disa i humbasim gjatë rrugës e  disa na humbasin. Megjithatë, jo çdo mik që do të bësh në jetë do të qëndrojë përgjithmonë - një realitet i ashpër, por i vërtetë. Ka një shprehje që thotë: Ne u takuam për një arsye, ose je një bekim ose një mësim.  Ti "qëllove" të je

Ta dish ti...

Si një e panjohur gërmoj sirtareve të jetës tënde dhe madje ngul këmbë të mësoj edhe se cfarë note ka frymëmarrje jote...Ndihem e etur të di shumë mbi ty, cfarë të bën të qeshësh aq fort, cfarë të bën të qash, dobësitë e forcën tënde, uljet dhe ngritjet e tua, cfarë sheh ti tek unë e si e shoh veten tek ty.  Ufff... Kam përthithur shumë oksigjen kurioziteti. Më kthehen gërmat në art kur në këtë moment ti bëhesh zaptues i mendimeve të mia, sa që edhe një piktori di t’ja vjedh me fjalë atë cka me shumë mundim ai vizaton me penelin e drejtuar kujdesshëm, kur detajet me sy të përpiktë i mishëroj tek ty! Vetëm kënga   më robëron...Aty me vjedh ajo, e humbas krejt imunitetin dhe falem viktimë e notave të tua! Isha zotuar se do të isha një këngë, por mbeta në letra e pentagrame të pashkruar. Diku më ke hedhur, jam e sigurtë, si ato cd-të e vjetra që i mbajmë po nuk është nevoja ti dëgjojmë... Instrumentët nuk i njoh mirë, por kitarës ja njoh cdo tingull. Një herë e kam taku

Lumturisht e pamartuar!

Kohët e fundit më është bërë shpesh pyetja "Pse nuk je martuar?" Me guxim të madh madje shtojnë  "Nuk ke shumë kohë, vajte 28", thua  ti se etaloni matës për këto gjëra është mosha… Edhe nëse ti ke një të dashur, që nuk ka rëndësi sesi  është, nga vjen dhe cfarë përfaqëson, rëndësi ka “kur do martohesh me të?!” Ka dhe disa pyetje interesante nga shumëllojshmëri individësh që duke u treguar të përfshirë në bisedë të pyesin: "A e sheh veten ndonjëherë të martuar?" " A do të jesh e gatshme për të blerë një shtëpi me vete pa qenë e martuar? " "A ka ai ndonjëherë ndërmënd të të flasi për martesën? " "A ke folur ti ndonjëherë me të për martesën?" " A e di ai se çfarë lloji unaze të pëlqen ty". Një hetuesi e jashtëzakonshme! Kam vendosur të shpjegoj dhe të flas për shoqet, miket, koleget, familjarët, të dashuruar e të pamartuar! Dashuria nuk është gjithcka që ju nevojitet. Dashuria është pjesa më e lehtë e një marr

Përgjithmonë!

Marrëdhënia njerëzore më e mirë që kam pasur ndonjëherë në jetë me një mashkull, është ajo me babain tim! Është ai njeri që ka hyrë në jetën time dhe është zotuar për të mos u larguar asnjëherë prej saj. Ose më saktë, kam hyrë unë në jetën e tij… Dhe ndryshe nga djemtë e tjerë, shok, miq,  që kanë ecur me ne në jetën tonë, babai  kurrë nuk të ka braktisur dhe kurrë nuk do ta bëjë.  Ai për asnjë arsye në botë nuk heq dorë nga mua, nga ty, nga të gjitha ne vajzat e babit që edhe pse shpesh herë me reagime adoleshente jemi treguar hakmarrëse me fjalë të forta. Babi im dhe unë, kemi një sens  humori kaq të çuditshëm, të vështirë, dhe ndoshta edhe të papërshtatshëm ndonjëherë kur e shoqërojmë me ironi, por kjo është mënyra  jonë. Dhe pavarësisht nga kohët e vështira që mund të këmi kaluar e situatave që jemi përballur, prap ndjenja e humorit (që është e jona)  ka ndërtuar  kështjellën e saj në aureolën e marrëdhënies tonë. Lidhja jonë është e fortë  që nga fillimi. Edhe pse shu

Rikthehu...

Me ardhjen e vjeshtës, duket sikur gjërat fillojnë të zënë vëndin e vet, caji i ngrohtë në frymën e ftohtë të mëngjesit, një shall të mbështjellë, një drithërime e lehtë rrugës për punë,  një kek të ngrohtë për ta shoqëruar  ditën ëmbël, të gjitha ma bëjnë më të këndshme këtë stinë, e sidomos koha që kaloj më shumë me njerëzit që ma ngrohin shpirtin, në cdo ditë e cdo stinë! Duke filluar një kapitull të ri me një vizion të ri kupton se ardhmja përbëhet edhe me gjëra të papritura, se e tillë është ndërtuar…: Jeta është një përzierje e vazhdueshme duke ndeshur komoditetin e vjetër me prekjen e të resë, dhe asnjëra nuk është opsion! Shpesh e gjej veten duke kërcyer në situata të ndryshme sepse vetem me logjikën time e di se ky është pikërisht drejtimi që realisht dua të marr. Por e sheh veten në atë minutë duke u përballur edhe me dyer të mbyllura…. Është pikërisht në këto momente që unë kam kërkuar atë pjesë të rehatisë dhe nostalgjisë që mund të më ndihmojë të zgjoj  dëshirën

Fuqia e Fjalës!

Fjalët janë të fuqishme. Pak gjëra duhen për  të ndriçuar ose për të dëmtuar dhe fjala padiskutim është si një gjuajtje në shenjë për shumë situata dhe individë. Përpiquni të mos bëni gabime me fjalën, janë si një armë vdekjeprurëse. Luftërat kanë filluar me fjalë, prej fjalës e më pas prap prej tyre kanë përfunduar. Kam njohur  njerëz të cilët janë të gatshëm të ndajnë ndjenjat e tyre më të brendshme, nevojat, frikën, shpresat dhe ëndrrat ... nëpërmjet fjalëve. Pa aftësinë për të vënë fjalët së bashku për të formuar mendimet tona, ne jemi të humbur. Mungesa e fjalëve mund të jenë shkatërruese. Shumë marrëdhënie janë humbur nga pamundësia e një partneri/e që kanë mungesë vullneti për të folur gjërat midis njëri-tjetrit, por zgjedhin rrugën e shkurtër, heshtjen. Më duket shumë interesant fakti se  kur i bërtasim fjalët tona, ato kanë tendencën të humbasin fuqinë e tyre; pak ironike kur e konsideron se duke pëshpëritur ato nuk do të jenë aq në vëmëndje të dëgjuesit. Nj