Skip to main content

Jepi! Më bëj të qesh!


Çfarë saktësisht do të thotë të "... kesh një sens humori"?

Në përgjithësi ne femrat mendojmë se të kesh një talent për të të bërë të qeshësh është e  rëndësishme, sidomos nga një mashkull. (Por ata përgjithësisht nuk e kërkojnë në mënyrë reciproke tek femrat këtë gjë, ju duket pak e tepërt që një femër të ketë sens humori!)

Kam përshtypjen se të gjithë mund të përcaktojnë se një mënyrë e këndshme e shprehur me fjalë (ose veprime, tani që e mendoj) që zgjon tek të tjerët një buzëqeshje është një aftësi të vlefshme. Në fakt është shumë e vlefshme dhe e kam vënë re sidomos kur kam marrë pjesë në takime të ndryshme ku drejtues të tavolinës kanë qënë përherë të huajt, atyre nuk ju mungon kurrë një batutë dhe sensi i humorit, gjë që e bën situatën të amplifikohet si eficente dhe të mos jetë e lodhshme për pjesëmarrësit. Po cfarë e bën kaq të vlefshëm impaktin që sjell sensi i humorit në çdo lloj marrëdhënie?

Për pjesën më të madhe, unë shoh se humori ndahet përgjatë dy linjave. Ka njerëz që ndjekin humorin "qen", i cili fokusohet në anën sipërfaqësore; sende, mënyra, reagime nga një veprim, batuta të shpejta, të cilat automatikisht të japin një foto konkrete të një humori aty për aty, të “egër”!

Në anën tjetër të spektrit shohim humoristët-macok. Këta njerëz janë të aftë në fjalë, kanë  harkim dhe delikatesë në mënyrën se si e shprehin një situatë; ata bëjnë lojra fjalësh, dhe kanë një pikë strategjike: e bëjnë publikun të ndihen se ata janë të zgjuar!

Duke e soditur pamjen e ulur nga vëndi ku ndodhesh e kupton lehtësisht se në cilën “fushë aksioni” bëni pjesë... është  aq e lehtë sa zgjedhja midis maces ose qenit. Unë vë bast se në çdo takim të parë, ju arrini në përfundim se cfarë janë gjërat që ju bëjnë të qeshni ose të bëni "sikur"... Fshehja e humorit është e pamundur…Ta vjedh ëmbël pasqyrimin e dhëmbëve!

Vlera e gjetjes së sensit të humorit është shumë e qartë, apo jo? Së pari kur nuk është i plotë, humori ka tendencën të japë mesazhe të gabuara, si një përzierje midis shtrëmbërimit të buzës dhe pohimit të vakët. E dyta është mënyra sesi humori përafron perspektivën tonë, për të marrë largpamësinë e një situate e cila kërkon një motorr ta vërë në lëvizjen e dëshiruar. Ajo zgjeron vizionin tonë, dhe na jep lirinë për të larguar sadopak një problem të vogël
duke i parë gjërat me syrin optimist.
Ka dy gjëra që na duhen fort, të gjithëve, një sens humori dhe aftësia për të qeshur kur “shkatërrohemi” shpirtërisht.

Dhe për ta mbyllur në “mënyrën time”, them se njerëzit janë sexy, kur ata kanë sensin e humorit, kur janë të zgjuar, kur kanë stil, kur janë të sjellshëm, kur shprehin mendimet e tyre, kur janë krijues dhe kur kanë karakter.
Humori është atje ku e gjeni, e nëse nuk e gjeni aty ku jeni, ndërtojeni!

Mos më shikoni mua, kam qënë alamet “humoriste” dikur…


Desantila 

Comments

Popular posts from this blog

Dashuria të ngrihet në këmbë!

Po venitet dashuria. Jo ajo që përmendet në vargje të zhurmshme, por ajo që merr frymë mes njerëzve, që dridhet në heshtje kur sheh dikë të lënduar, që rri e përulur në qoshe shpirtrash të ndrojtur. Ajo dashuri e thjeshtë, e ndjerë, që nuk ka nevojë për fjalë të mëdha, po tretet si një aromë e vjetër që askush nuk e ndien më. Po shndërrohet në kujtim, në një ndjesi që njerëzit përmendin me mall, por nuk e përjetojnë më. Njerëzit janë bërë të ngurtë, sikur cdo ndjenjë t’i rëndojë. Flasin për dashurinë, por pak kush e njeh. Shumë duan të duken të dashuruar, pak duan vërtet. Zemrat janë kthyer në mjegull, të lodhura nga pritjet, nga zhgënjimet, nga mungesa e butësisë. Dhe kështu dita-ditës ndjeshmëria zbehet ndërsa shpirtrat mbeten bosh, si shtëpi pa dritë. Njerëzit nuk besojnë më në përqafime të sinqerta, sepse janë mësuar me duar që prekin, por nuk ndiejnë. Nuk besojnë më në fjalë, sepse janë lodhur nga ato që tingëllojnë bukur, por peshojnë pak. E kemi harruar gjuhën e syve, përkëd...

Babait të ardhshëm të vajzës që dua të kem!

Të lutem, duaje. Kur të kthehem pas vizitës time të parë nga gjinekologu pasi të më ketë thënë se është vajzë, të lutem gëzohu. Nëse ka ndonjë këshillë që do të ta jepja edhe në emër të tim eti, është: gëzohu pamasë se të jesh i sigurtë do jesh pika e saj e dobët. Kur të jemi në dhomën e spitalit dhe doktori të ta japë ta mbash në krahët e tua për herë të parë, të lutem premtoi se do ta duash më shumë se unë, kjo është shpërblimi që meriton t’ja thuash pas 9 muajve që une do t’a kem mbajtur. Ajo nuk do jetë gjithmonë e vogël, kështu që jam e sigurtë që kur të rritet do t’a kujtojë mirë puthjen në dorë prej princeshe që ti do t’a bësh ritual. Kur ajo të vijë në shtëpi nga shkolla e të bërtasë se shoqja e saj e ka sharë për modelin e ri të flokëve, edhe pse mund të të duket një muhabet gocash, më beso se pasi t’i kesh thënë se ajo duket shumë e bukur, një detaj i tillë do t’a bëje atë të mbështetet fort tek ty duke e veshur me vetëbesim. Bëji një natë palacinkat e saj m...

Edhe një herë

Ka caste kur njeriu dëshiron vetëm edhe një herë. Jo një jetë tjetër, jo një mrekulli të madhe, por një herë të vetme, një sekondë më shumë, një mundësi të vogël që duket e parëndësishme në dukje, por që për të është gjithcka. Edhe një herë të zgjohesh në mëngjes pa ngut, duke dëgjuar zhurmën e qetë të një dite që ende nuk ka filluar. Ajri i parë që mbush mushkëritë s’është thjesht frymë, por kujtim i gjallë i gjithë asaj që ka humbur dhe i gjithçkaje që ende pret të ndodhë. Edhe një herë të shohë dikë në sy, pa maska, pa fjalë të tepërta, pa frikë se koha do t’ia marrë. Një shikim që nuk ka nevojë për shpjegime, sepse kuptohet në heshtje. Edhe një herë të ndjejë aromën e kafes së freskët, ose erën e shiut në rrugët bosh. Këto gjëra të vogla, që në ngut e lodhje harrohen, janë ato që kthehen në pasuri të pamatshme kur njeriu kupton se koha nuk i jep pafund. Edhe një herë të qeshë me shpirt, ashtu sic qeshin fëmijët, pa menduar për çfarë do të thotë bota, pa ndjerë peshën e barr...