Skip to main content

Posts

Showing posts from February, 2016

5 shqisa + 1!

Sot realisht po mendoja se si është të jesh femër, jo fizikisht më shumë sesa një mëndje-femër. Luftë pa numër është! Sa “shpërthime” e “dëme” bëjmë ne, pa folur fare madje. Skena që marrin jetë aty për aty, ndërtohen, ngrihen personazhe, shumicën e kohës janë flluska, ose janë të lindur në imagjinatën tonë, e sigurtë kjo. Mënyra se si ne shohim botën, kam përshtypjen se është më e vështirë se të ngresh një peshë prej 200 kilogramësh. Është quajtur rëndom kudo si “shqisë e gjashtë” e femrave, intuita e pagabueshme si një shigjetë Robin Hood-i mbi mollën që qëndron mbi kokë! Për një gjë ju siguroj, kjo “forcë madhore” (dhe mos qeshni se ashtu është) që na shoqëron kudo, është e pakonceptueshme për mëndjen e një mashkulli. Të paktën me aq sa di e sa më kanë thënë! Meshkujt kanë një lloj prizmi të të shikuarit të situatave në një sy më të ftohtë emocionalisht, gjë që i bën ata të kenë një kontroll ndaj gjëndjeve të cilat ne i përjetojmë si “shock” emocional apo surpriza me

Jam shpërngulur!

Mora gjithëcfarë kisha me vete dhe u strehova këtu, në mëndjen tënde. Sepse më kërkove vetë. Erdha të bindem se po merr atë që meriton. Ti e di që unë vdes të gjykoj, pavarësisht se nuk t’a them në publik, unë vdes të të marr shpirtin me kritika ty, sidomos tani që paska një mysafire të re në mëndjen tënde. Paska zënë pluhur vëndi, dhe unë nuk jam shquar ndonjëherë për punëtore të madhe kur vjen momenti për të qënë “zonjë shtëpie” në ndotje të dukshme! Edhe kësaj rradhe mos mendo se do jetë ndryshe, këtu te ty qënka nami… Në mundet thuaj kësaj të “re-së” të pastrojë. E pse jo?! Ke hall se lodhet? Ah, ke frikë se më heq mua… pa merak, në cdo rrugë kam lënë nga një shënim, madje kam lënë dhe në ajër, e gjej domosdo zinxhirin që pa të cilin ti nuk mundesh dot. C’ke ti, nuk të lë vetëm unë ty, në copëtimin tënd dita –ditës, do jem aty! Qëndroj në cepin e kolltukut të mëndjes tënde, ca mashtruesi i lezetshëm që je, t’a kam njohur mirë këtë pjesë por të kam lënë të shijosh deri në fu

"Si të jesh single?!" E di shumë mirë...

Ose pritshmëritë e mia janë shumë të larta, ose ju që më thatë se filmi ishte WOW, nuk e dini se c’ka dashur të thotë autori realisht në filmin “Si të jesh single?” E në fakt, askush nuk ishte single aty, sepse cdo gjë vinte rrotull e një përfundimi: dhimbje të marrëdhënieve të dështuara, pasi janë vënë në provë dhe romanca novelash të dëgjuara qindra herë, asgjë e jashtëzakonshme deri këtu… Në standartin e një New York-ezeje, nuk besoj se të jesh cift ka të bëjë me të qënurit e mërzitshme apo të humbasësh fillin e dëshirave të vetes duke u ndjerë komforte me një marrëdhënie disa vjecare prej të cilës mendon të bësh një hap djathtas për “të liruar krahun” që të ndjesh se ke nevojë të rivendosësh vetëm “cantën” tënde në krah, të mbushur me histori të reja e me netë të cmëndura që kuptosh se si është të jesh single! Se praktikisht është si të ikësh prej “një prange” në tjetrën, në këndvështrimin e hapësirës së kërkuar flas (që nuk u ngopët me të…) Që unë të gjeja veten përball

13 thirrje të humbura!

M’u tret heshtja! I hodha kripë ujit të vakët e ndërsa luga bënte kërcitjen e saj, më kapi syri prej dritares një fëmijë të vogël që kënaqej me shiun që e piklonte cdo fije floku e ai mbante kokën lart e qeshte. Më dha një buzëqeshje kënaqësia e tij duke më kujtuar veten para disa vitesh kur ai fëmijë i vogël isha unë… kur nuk mërzitesha pse shiu do të më prishte krehjen, ku nuk do të mërzitesha pse rimeli derdhej si një e qarë dënese ku gjen shiun si justifikim të bëje shoqëruesen me të,  ku njollat në veshje nuk do të më kujtonin edhe njëherë se mbaja veshur ngjyrën tënde të preferuar! Dua me njëmënd të kthehem në atë ditë në fakt, sa të lehtë do e kisha pasur, nuk do të më ngopej fryma me lëmshin të mbledhur në fyt por me cdo qelizë do mbaja gojën mbyllur e do qeshja ashtu me buzët mbledhur. Ku nuk vrapoja në majën e takave të cilat lëshonin zhurmë e ankth, po do përplasja këmbët në pellgje uji për të parë sa lart shkojnë pikat e saj. Si padashje e gjeta veten nostalgjike