Skip to main content

13 thirrje të humbura!

M’u tret heshtja!
I hodha kripë ujit të vakët e ndërsa luga bënte kërcitjen e saj, më kapi syri prej dritares një fëmijë të vogël që kënaqej me shiun që e piklonte cdo fije floku e ai mbante kokën lart e qeshte. Më dha një buzëqeshje kënaqësia e tij duke më kujtuar veten para disa vitesh kur ai fëmijë i vogël isha unë… kur nuk mërzitesha pse shiu do të më prishte krehjen, ku nuk do të mërzitesha pse rimeli derdhej si një e qarë dënese ku gjen shiun si justifikim të bëje shoqëruesen me të,  ku njollat në veshje nuk do të më kujtonin edhe njëherë se mbaja veshur ngjyrën tënde të preferuar!

Dua me njëmënd të kthehem në atë ditë në fakt, sa të lehtë do e kisha pasur, nuk do të më ngopej fryma me lëmshin të mbledhur në fyt por me cdo qelizë do mbaja gojën mbyllur e do qeshja ashtu me buzët mbledhur.
Ku nuk vrapoja në majën e takave të cilat lëshonin zhurmë e ankth, po do përplasja këmbët në pellgje uji për të parë sa lart shkojnë pikat e saj.
Si padashje e gjeta veten nostalgjike të dëshpëruar. Dreqi e mori thashë me vete, kohë me shi, edhe një copëz nostalgji më duhej për ta veshur sot. E hoqa dhe këtë pelerinë. Nuk më shkonte me dëshirën.

Vura buzëkuqin, stampën time, e dola rrëmbimthi. Kur tërhoqa cantën, ndjeva sa e rëndë ishte e si përherë duke murmuritur: femra shkretë, 100 gjëra mban me vete. E në fakt në cantën time cfarë nuk gjen. Nëse të ka humbur ndonjë kujtim, pa merak, e kam unë, mos ma kërko se vështirë ta gjej në cilin xhep e kam futur, kam filluar i koleksionoj. Cadër, letra të lagura, letra të thata, celësa, celsësa, celësa (një plak thoshte se sa më shumë celësa shtohen, aq më shumë po plakem) e nejse, buzëkuqë, pafund, cdo ngjyrë, i kam shpëtimtare për cdo rast, thonë se sa më e fortë të jetë ngjyra e  tij, aq e dëshpëruar është një femër, po smë bën sens mendova, tani është në modë vishnja, një bllok i zi, një i kuq, një në cep i verdhë i vogël, sa peshon tmerr, portofoli, që ska hajmali që nuk mban brënda, mbledhur nëpër vënde të ndryshme, letra pafund, fatura, edhe ëndrra…

Po po, në cantën time i gjen të gjitha, sidomos ëndrrat. Ato i marr gjithmonë me vete, kam qejf t’i kem kudo, që të më duhet t’i zgjoj atëherë kur dua e t’i fle kur më pak shoh se kanë një derë të hapur për të ecur. Ndërkohë që i kërkoja sot, nuk po i gjeja gjëkundi, e ke parasysh kur fut dorën kuturu në cantë sepse e di që me një prekje arrin të dallosh atë që po kërkon. Mua më mbeti dora në kërkim.


… kur acarohem, marr e i nxjerr të gjitha një nga një!
Po sot prej nervash zbutur nga shiu, tërhoqa telefonin, me cudi pashë thirrje të humbura, shumë!

Ti më kërkoje të dilja jashtë…

Aty e kuptova se pse nuk po i gjeja ëndrrat. Vesha një buzëqeshje dhe dola pa cadër….

Desantila

Comments

Popular posts from this blog

Dashuria të ngrihet në këmbë!

Po venitet dashuria. Jo ajo që përmendet në vargje të zhurmshme, por ajo që merr frymë mes njerëzve, që dridhet në heshtje kur sheh dikë të lënduar, që rri e përulur në qoshe shpirtrash të ndrojtur. Ajo dashuri e thjeshtë, e ndjerë, që nuk ka nevojë për fjalë të mëdha, po tretet si një aromë e vjetër që askush nuk e ndien më. Po shndërrohet në kujtim, në një ndjesi që njerëzit përmendin me mall, por nuk e përjetojnë më. Njerëzit janë bërë të ngurtë, sikur cdo ndjenjë t’i rëndojë. Flasin për dashurinë, por pak kush e njeh. Shumë duan të duken të dashuruar, pak duan vërtet. Zemrat janë kthyer në mjegull, të lodhura nga pritjet, nga zhgënjimet, nga mungesa e butësisë. Dhe kështu dita-ditës ndjeshmëria zbehet ndërsa shpirtrat mbeten bosh, si shtëpi pa dritë. Njerëzit nuk besojnë më në përqafime të sinqerta, sepse janë mësuar me duar që prekin, por nuk ndiejnë. Nuk besojnë më në fjalë, sepse janë lodhur nga ato që tingëllojnë bukur, por peshojnë pak. E kemi harruar gjuhën e syve, përkëd...

Babait të ardhshëm të vajzës që dua të kem!

Të lutem, duaje. Kur të kthehem pas vizitës time të parë nga gjinekologu pasi të më ketë thënë se është vajzë, të lutem gëzohu. Nëse ka ndonjë këshillë që do të ta jepja edhe në emër të tim eti, është: gëzohu pamasë se të jesh i sigurtë do jesh pika e saj e dobët. Kur të jemi në dhomën e spitalit dhe doktori të ta japë ta mbash në krahët e tua për herë të parë, të lutem premtoi se do ta duash më shumë se unë, kjo është shpërblimi që meriton t’ja thuash pas 9 muajve që une do t’a kem mbajtur. Ajo nuk do jetë gjithmonë e vogël, kështu që jam e sigurtë që kur të rritet do t’a kujtojë mirë puthjen në dorë prej princeshe që ti do t’a bësh ritual. Kur ajo të vijë në shtëpi nga shkolla e të bërtasë se shoqja e saj e ka sharë për modelin e ri të flokëve, edhe pse mund të të duket një muhabet gocash, më beso se pasi t’i kesh thënë se ajo duket shumë e bukur, një detaj i tillë do t’a bëje atë të mbështetet fort tek ty duke e veshur me vetëbesim. Bëji një natë palacinkat e saj m...

Edhe një herë

Ka caste kur njeriu dëshiron vetëm edhe një herë. Jo një jetë tjetër, jo një mrekulli të madhe, por një herë të vetme, një sekondë më shumë, një mundësi të vogël që duket e parëndësishme në dukje, por që për të është gjithcka. Edhe një herë të zgjohesh në mëngjes pa ngut, duke dëgjuar zhurmën e qetë të një dite që ende nuk ka filluar. Ajri i parë që mbush mushkëritë s’është thjesht frymë, por kujtim i gjallë i gjithë asaj që ka humbur dhe i gjithçkaje që ende pret të ndodhë. Edhe një herë të shohë dikë në sy, pa maska, pa fjalë të tepërta, pa frikë se koha do t’ia marrë. Një shikim që nuk ka nevojë për shpjegime, sepse kuptohet në heshtje. Edhe një herë të ndjejë aromën e kafes së freskët, ose erën e shiut në rrugët bosh. Këto gjëra të vogla, që në ngut e lodhje harrohen, janë ato që kthehen në pasuri të pamatshme kur njeriu kupton se koha nuk i jep pafund. Edhe një herë të qeshë me shpirt, ashtu sic qeshin fëmijët, pa menduar për çfarë do të thotë bota, pa ndjerë peshën e barr...