Skip to main content

Posts

Showing posts from August, 2021

Rroftë jeta!

  Me ëndrrat e dëshirat e shpirtit! Me të bukurën, me të shëmtuarën, me të pamundurën e me gjithë gjërat që shkojnë keq! Me fjalët që na ngrenë shpirtin peshë e me heshtjen që na dhemb. Me gëzimin, me dhimbjen, me lotin e fshehur e me grushtin mbledhur, me zhgënjimet e me të papriturat, me gjithë botën ose vetëm, rroftë jeta! Do të zgjidhja të recitoja vargje të jetës e të zgjasja dorën mbi një tastë në piano për të veshur me melodi fjalët e ditës time. Do të zgjidhja të këndoja e në shtegtimin e syve të gjeja një cicërimë që më lidh me natyrën e në duetin tonë, të jetojë dielli. Do të zgjidhja të pikturoja bukur me penelat e shpirtit e të mbyllja sytë përpara tablosë së papërfunduar duke lënë zemrën të udhëheqë dorën në letër. Do të zgjidhja të vallëzoja me yjet e të ndiqja hapat e shkëlqimit të hënës, zbathur në trotuarin e dhimbjes, ku këmbët mezi shkëputën prej toke, si vala e përtuar e detit kur puth gurët në breg. Do të zgjidhja të jetoja si e përjetshme dhuratën e botës me

Dielli lind me ty!

  Jeta. Këtë mëngjes dielli më bëri ta adhuroj. Pas pemëve që pikonin hije, kishte një shkëlqim të zjarrtë të kuqerremtë, të një qenieje të gjallë, si të një trëndafili të egër në një lëndinë ideale të një shtëpize buzë lumi. Jeta, dikur e zymtë ka përjetuar një lindje dielli, e cila mbush botën me dritë! Është pikërisht kështu, në atë orë të mëngjesit ku qyteti ende fle, vjen ti dhe botës i jep dritë! Në atë orë ku fillesa e gjithckaje ngushtohet në dy, ku përqafimi është i shenjtë, ku shpirti është i mbushur e ku zhurma e parë janë hapat që bëjmë, mirëmëngjes botë, dielli lind me ty. Mbushu me frymë thellë, vrapo, rend, ji mirënjohës, ji i lirë, dashuro dhe lër të të duan. Cdo ditë është një fillim i ri, është një film i shkurtër që jeta na jep. Cdo ditë, miliona mrekulli ndodhin kur dielli lind. Ti je lumturia që nuk gjendet duke luftuar, je ndjesia që nuk fotografohet dot, ti je muzika për dhimbjet që njerëzit nuk shëruan dot, si një dhuratë e shtrënguar fort pas shpirti, ti

Ti më peshon në shpirt!

Më kujtohet edhe dita kur një pjesëz të vetes e lashë tek ty, më kujtohet se si zgjodha pikërisht zemrën, që u mishërua aty. Më kujtohet edhe momenti kur ti zgjodhe kasafortën e gjërave të tua për ti besuar të shtrenjtat ndjesi në nji, më kujtohet edhe dita më e zakonshme e jetës që mbante vetëm një emërues të përbashkët, unë edhe ti. Nëse asnjëri nga ne, nuk e ka larguar tjetrin nga jeta dhe nuk u bëmë kurrë si cdokush tjetër por mbetëm të përveçëm, atëherë më thuaj, pse peshojmë në shpirt kaq shumë? Ndërmjet gjithë mendimeve pa asnjë dhimbje lënë peng, e shkuara ngjan si e tashme e sjellë në tryezë. Ti me bindjen se ëndrrat zhbëhen edhe me një kafshatë, unë me refuzimin për to, ulur në heshtje, me të tashmen përbri. Nuk u përpoqa asnjëherë ta mësoj veten pa ty, por nuk mësova dot se si është të harrosh dikë, të harrosh dikë që të peshon në shpirt. Nuk u mësova dot as kur ti përgjigjeshe me heshtje, nuk e mësova asnjëherë se cdo të thotë fjala: kurrë më! Po edhe sa kohë na duh

Lejoje veten të më duash!

Më shih njëherë ndryshe, ndoshta nuk jam si atëherë, ndoshta jam bërë më keq a ndoshta jam përmirësuar, por ti merr më të mirën time, nëse mundesh, më shih njëherë ndryshe. Ndoshta nuk jam më aq e bukur a ndoshta do të isha më e bukur se atëherë nëse ti do të të doje të shihje nga unë më të mirën time. Ndoshta të bëj për të qeshur a ndoshta nuk jam aspak e këndshme, po ti lejoje veten të më duash, unë jam ende këtu. Unë mund të mos jem drita e ditëve të tua, por nuk do të të lija asnjëherë në errësirë, mund të mos jem as dashuria e cmendur që ta bën zemrën të shkundet por do të të dua ty duke të të pranuar me gjithë cmenduritë që ti do zemra, sepse zgjedh të të dua ty të lirë. Mund të jetosh në ishullin tënd e të izolohem me ty nëse ti do të ishe i lumtur sepse unë zgjedh të të dua përtej të gjithave. Zgjedh të të dua në mëngjes, kur ti nuk je i kujdesshëm, kur ulesh i vecuar, kur zgjedh vetminë, kur reflekton, kur nuk do të më kesh pranë sepse lejoj veten të di që pas shkujdesje

Ne kemi nevojë për njëri -tjetrin!

Unë dua ta jetoj prap veten si dikur, kur të jetoja ty, si një ëndërr e përbashkët, si një histori e pashkruar më parë, si lot gëzimi për ditën me diell, unë dua të të jetoj ty ndryshe, përtej asaj që mbeti. Dua të të jetoj ngjyrat, emocionin, grisjet e zemrës dhe plagët e saj, për ti mbushur hapësirat e historisë me një pritje të re, të duarve për një përqafim, të një dite të re me fjalët që pëshpërisnim dikur: a e mban mënd? A e mban mënd çfarë ngjyrash kishte nata? E mban mend shpërthimin e zemrës? Fjalët, dëshirat, muzikën? Unë i mbaj gjallë ato emocione, gëzoj kur shoh lule të reja që çelin, kur jashtë bën diell, kur të përqafoj, kur pi, gëzoj për veten, për ty. Jeta ndryshon, jeta ecën kaq shpejt ndonjëherë… Asgjë nuk dhemb ose nuk thumbon më keq sesa pendimi gjërat që nuk duhet të kishim bërë ose për gjërat që duhej të kishim bërë, por nuk i bëmë. Ndaj unë i jam përqafuar e zhveshur nga dogmat kësaj jete. E kam dashur që kur fillova ta konceptoja, e dua sot, e dua tani. Un