Skip to main content

Posts

Showing posts from June, 2017

Shihemi në ëndërr!

Dhimbja më shtriu dorën... se di pse ja zgjata si për ta ndihmuar, ajo më tërhoqi pas vetes! Si një viktimë e denjë u dergja rrugës së saj, si mjegull ja mbaj mend fytyrën. Më përqafoi nxirja e qiellit dhe nuk munda të ikja, po ashtu me kokën këputur prej trishtimit, lotoja në kraharohin e saj. Qaja, qaja e me atë pak forcë doja të shkëputesha. I ziu qiell  më kish zgjatur duart për të mos m'i lënë kollaj. Kërkova ngultaz të dija një të vërtetë, që ishe ti ai që më përqafoje prej lart, e dija, e dija fort mirë që vec ti kishe forcën të ma mbaje shpirtin peng. Ndër duar vec gjakut që gëlonte në vena, gurgullonte një shpresë e ethshme, me vete thoja: do të më shohë mua e do të zgjohet, vetëm unë edhe ai kishim aq fuqi ndërmjet njëri tjetrit! Tani vetëm unë dhe ai kemi forcën të bëjmë qiell e tokë bashkë sot. Sa gërma më mbetën pathënë, sa ditëlindje e sa fjalë kisha ruajtur për ty në sundukun e thesarëve që vec ty të përkasin. Më ke lënë një dekoratë jete, atë të krena

Je gati të më duash edhe njëherë?

Nuk më ka dhembur asnjëherë e djeshmja. Por jam lutur përherë mbi të njëjtën gjë, uroj që për aq fort sa jam lënduar, të gëzohem, për aq herë sa jam trishtuar të lumturohem, për aq herë sa të kam dashur, të më duan edhe mua njëherë. Në një pasdite e gjeta veten të humbur, e di kur ndodhesh thjesht ndërmjet disa ndërtesave dhe heziton për të marrë një rrugë të caktuar sepse nuk di se ku do dalësh? Por gjithsesi rrezikon. Ky cast më krisi dhe njëherë shpirtin, më ngjau njëjtë si historia jonë, humbje midis shumë ndërtesave, pa një shenje, pa një dritë! Nuk besoj se ka ditë më të trishtë sesa ajo në të cilën të thyhet zemra. Asnjë ditë nuk i përngjan asaj, asnjë ndjesi, ai çast është tmerrësisht unik. Ke një hidhësi në stomak, ose një boshllëk ose një dicka pa emër, por ti thjesht e di që të dhemb shumë. Thuhet se rrëzimi më i fortë ka ngritjen më të lartë por në fakt në atë cast vetëm ngritje nuk të del përballë. E ke vënë re sa të shëmtuar bëhen edhe njerëzit përreth, se si i z