Skip to main content

Posts

Showing posts from April, 2022

Ka kohë për cdo gjë…

Ka kohë për të heshtur, ka kohë për të folur e për të thënë edhe mendimin e fundit të shterruar nga pritja. Ka kohë për të dështuar, ka kohë për tu ringritur e për të kuptuar se sa e bukur është sfida me veten. Ka kohë për të qënë i lirë, ka kohë për të qënë në turmë e për të ndarë territorin shpirtëror e fizik me mjedisin. Ka kohë për të njohur frikën, ka kohë për të qënë të guximshëm e për cliruar cdo aftësi   që është mbrujtur brenda nesh. Ka kohë për dritën, ka kohë për errësirën që na fuqizon të shquajmë cdo gjë me etjen e frikës se mos humbasim cdo objekt, fytyrë, apo shikim. Ka kohë për gëzim, ka kohë për të qënë i trishtuar e për të matur kapacitetin e zemrës në ndjesitë ekstreme të saj. Ka kohë për pritjen, ka kohë për padurimin që si hajdut i denjë na tërheq prej mënge deri sa na lëshon në brigje që nuk e dinim si do të ishin. Ka kohë për mua, ka kohë për ty, për të njohur veten, për të pranuar tjetrin. Për të lënë hapësirën e duhur që këmbët të mos cekin, që du