Skip to main content

Posts

Showing posts from September, 2015

Marmalatë!

Sa e vjetër tingëllon si fjalë ë? Si shtëpia gjyshes, njësoj. Po c’e do që jam vetëm 28, e asnjërën nga gjyshet nuk e kam… Këmbëkryq në kolltuk me lugën zhytur në kavanozin e mbështjellë bukur fort me letër të kuqe, duke lexuar rreshta të librit Rrëfimi të Colleen Hoover, nënvizoj me të verdhën e shëmtuar një shprehje: “Disa sekrete nuk duhet të kthehen kurrë në rrëfime…”, me sytë herë nga TV-ja e herë nga telefoni, si një vigjilente e vërtetë, me sekonda më vjedh vëmëndjen një sms:  Ku je moj? Më duhesh… E telefonoj menjëherë e shqetësuar, po nuk e heq lugën nga zhytja e ëmbël në luleshtrydhe, e ndërkohë që nga ana tjetër e telefonit dëgjoj një zë si azmatik, që flet 37 fjalë në sekondë e unë jam akoma në dilemë nëse është e gëzuar apo e stresuar apo i ka vdekur vjehrra (që nuk ka) apo e ka lënë makina në mes të rrugës… “Dëgjo, të thashë që këtë fundjavë do udhëtoja në një takim pune me Andin, arkitektin e zyrës, atë tipin me doza sarkazme të theksuara, që ti e ke inat për vdek

New York, New York!

Eshtë qytet kaq e bukur sa dhe emrin ja kanë vënë dy herë! New York, New York :-) Nëse ndonjëherë në jetë mendon se duhet t’i japësh vetes një cmim, udhëto për në New York, do mbërthehesh menjëherë nga dhurata e pacmueshme e vetmisë së dëshiruar në mesin e miliona njerëzve. Një vend i tillë ose të mbush frymëmarrjen ose të zbraz shpirtin, varet nga ajo që kërkon… New York është koncentrati i vërtetë i adrenalinës, i gjen të gjitha aty, art, tregti, ekonomi, sport, besime, financë, aktorin, tregtarin, të famshin e lypsarin. Aty gëlon edhe ajri, merr jetë prej dritave se frymëmarrja të duket e pamjaftueshme kur e gjen veten me qafën përthyer duke kumtuar pafundësinë e kateve të ndërtesave që duke e menduar, janë bërë nga ne njërëzit. Nuk e mbroj New York-un, aspak, nuk e lë pa thënë se sa i shëmtuar dukej cepi Iinjë rrugice mbushur me qese te zeza plehrash, apo shishe te thyera pafund prej dehjesh, as gropat e mëdha që të linin shije-hidhur. Por di ta shkruaj më së miri ndjesi

TROKIT!

Nëse nuk përgjigjem, futu brënda… Mos prit të të them hyr, kemi hapur zemrën shumë herë e spo na duket gjë hic hapja e derës. Mikëpritjen e gostis në formën time më të mirë që di, mirëkuptimit. Jeta ime është shumë e gjallë, ashtu sikurse e jotja. Ne thjesht kemi pikëpamje të ndryshme. Unë mbaj tulipanë, ti nuk I pëlqen lulet, unë apple, ti Samsung! Tavolina ime është plot, të ëmbla më së shumti. Pjatat i dua me ngjyra, më japin jetë, Croissant-in e pëlqej me cokollatë, në ditët e vjeshtës, cajin e shoqëroj përherë me mjaltë, ëaffles me caramel, lëngun e portokallit e shoqeroj me pak limon, luleshtrydhet dhe manaferrat i dua pak të ngrira, kafen pa sheqer dhe me qumësht. Kjo është gostia e jetës time, javës time: Të hënën përpiqem ta kënaq syrin me idenë se një javë produktive më pret në vijim, e përgatitem për të gjitha. Të martën dua pak “mëkat të ëmbël” me shije të errët. Për t’ia lëshuar gjithë bestytnitë e gojë-dhënat se e marta është ditë tersi! Të mërkurën i jap

Thuaja ish-it!

Thuaj faleminderit! Ka shumë arsye pse duhet ta bëni, më besoni! Faleminderit që ke debatuar aq herë me mua, më ke mësuar rrugën e duhur sesi të pajtohem me ty e me të tjerë në shumë biseda. Më ke shtyrë të arrij deri në pikën time të fundit , kështu që tani e di shumë mirë se nuk dua ta shoh më veten të tillë sërisht. Faleminderit që ke vënë në dyshim gjestet e mia romantike. Ti ke vënë në dyshim nëse sforcohesha për t’i bërë apo isha thjeshtë e ftohtë, ti më mësove se jam mëse e aftë të kapërcej veten e të bëhem romantike. Faleminderit që ke ndarë me mua muzikën tënde të preferuar. Që ke ndarë me mua grindjet për ekipet me tifozët e palëkundur si ti. Për miqtë besnikë dhe familjen e përsosur. Ti më mësove se unë mund të ndaj me dikë të shtrenjtë aspektet e ndërlikuara të jetës sime. Dhe se kur ato momente të përbashkëta të zgjasin më shumë se marrëdhënja jonë, është bukur të ulesh e të kujtosh cdo gjë. Faleminderit për mbrëmjet e mërzitshme të kaluara duke ndjekur

Dëshiron një kafe?!

Jam padiskutim një person mëngjesi. E pëlqej  qetësinë e paqtë që ka.  E shijoj shumë atë daljen në rrugë në mëngjes, me pak kalimtarë, më bën të ndihem për një moment sikur jam duke marrë nxitimthi rrugën për diku e më pret dicka produktive dhe them me vete, e hënë, javë e re, kismet i ri … (e keni parasysh Heidi-n që jeton me gjyshin në lëndinë, e lumtur dhe larg zhurmës së qytetit, ja fiks ashtu ndihem!) Vetëm se ndalesa ime e parë është blerja e kafesë! Unë besoj në një filxhan kafe, po po,  ndoshta kjo nuk  është aroma më e ëmbël,  apo gëzimi më i madh por është gjithcka dua në mëngjes. Ka një pafundësi shpjegimesh lidhur me kafen e mëngjesit, por unë besoj se ka dicka përtej asaj që e themi rëndom “Të pi një kafe të më dali gjumi…” Ka një mori vendimesh që mëndja jote dhe koka ime i bluan në sekondin që tundim filxhanin me dorën e djathtë. Janë qindra takime që marrin jetë në atë rrethin e pjatës së kafes, ka shumë ndarje të hidhura si vetë shija e saj e pashoqëruar

“Kam kënduar jetën time me gërmat e tij…

...por në hapësirat mospërfillëse të zemrës, gjeta këndin për të vallëzuar sërisht!” Jemi shumë të gatshëm të kritikojmë kur përballemi me “dështime” të të tjerëve. Me krenari drejtojmë menjëherë fjalinë si akuzë : “Të kisha thënë”, “E dija…Po ti nuk dëgjoje”. Nëqoftëse ka dicka që bën pjesë në gjërat që unë me besnikëri nuk do ta tradhëtoja kurrë, janë darkat e ngrohta me verë,ushqim të mirë, me ëmbëlsirat që tundojnë që në aromë, me shoqet e zemrës. Janë terapia e shpirtit… Isha mbledhur struk në kolltukun e kashmirit e po prisja që ajo të ulej nga ecejaket që bënte prej guzhinës në sallon. Verë të bardhë, luleshtrydhe, kanellë dhe shumë dashuri brënda një sekondi… “Erdha, mos u mërzit…” “Hajde ulu se më more mëndt, se di a e kam nga vera apo nga ato që dëgjova sot…” “Pse mi, ca ka ndodhur?” Si në përhumbje i tregoj historinë e një cifti që ne të dyja e njohim shumë mirë. Formulë standarte: Cift i lidhur prej 500 vjetësh, që atëherë kur nuk e dinin se cdo të t

“Vlerat e tua nuk do të ulen në bazë të paaftësisë së dikujt për ti shquar ato."

Shumë shpesh, me ose pa vetëdije ne i lejojmë opinionet e njerëzve që të kenë impakt të fortë në ndjenjën tonë të vetëvlerësimit. Vecanërisht të rinjtë, adoleshentët, të cilët po bashkëjetojnë në një botë ku më shpejt zhvlerësohesh sesa motivohesh! Kam pasur edhe unë ditë të tilla, si kushdo, e për dreq asnjëherë nuk e (mirë)kuptoja shprehjen: “Lëre, nuk ja vlen, kjo të bën më të fortë…” Po si më bën më të fortë dikush që më prish humorin, aq energji sa i duhet të shpenzojë ta bëjë këtë gjë, më mirë të mos flasë… Me kohën, u mësova se, unë nuk jam ajo cfarë thua ti! Unë jam e gjitha ajo që shoh në pasqyrë, dhe më besoni, se llogaritë më të vështira I kemi përherë me veten. Ndërkohë që bëja rrugën për të ardhur në punë, në një cep të një kryqëzimi e gjeta po prap aty, si cdo ditë “gjyshin” tek i cili blej lulet për në zyrë. “Akoma nuk janë bërë për t’u ndërruar lulet gjyshi, nesër ndoshta me luledielli.” (I thërras gjyshi, sepse atë ndjesi të jep. -   Në ditë shoh plot njerëz të

Të parës...

Me këmbënguljen e kolegeve të zyrës, të cilat më shohin e dëgjojnë përditë, duke më motivuar se “nuk më mjaftojnë katër muret e zyrës” për t’u shprehur mjaftueshëm, jam përballë ekranit më e tendosur se kurrë. Është më e vështirë të shkruash për t’u lexuar sesa të shkruash pa patur një qëllim, megjithatë jam e lumtur që pasionet e mia do ti ndaj këtu. Si një ndjekëse e rregullt e blogjeve që në përmbajtje janë kryesisht, art, muzikë, kulturë, gastronomi, shëndet, etj, dhe si nje fanatike e të shkruarit bukur, gjej “arrati” të tilla të vogla prej rutinës së përditshme, të cilës nuk kam dashur ti bie kurrë në duar. Emocionet e zhveshura nga cdo lloj forme që i pengojnë të zhvillohen, janë dobësia ime. Të shkruash bukur nuk të duhen fjalë të mëdha, më shumë sesa një strukturë e pastër mendimi dhe aftësie për ta përcjellë ashtu sic duhet një ngjarje, ndjesi, aromë, muzikë. Me falenderimin e “të parës faqe”, që i adresohet motivueseve të mia brënda “4 mureve të zyrës”, veshi pë