Skip to main content

Posts

Showing posts from October, 2021

Do doja të vuaja njësoj!

Nuk e di ende se cfarë forme mori zemra dhe kush ishin fragmentet që ndaluan rrahjet e saj por nuk do doja të ishte ndryshe. Do doja po njësoj sot në përqafim të ndjeja sesi zemrat njohin njëra tjetrën! Do doja të vuaja njësoj mungesën! Sepse me mungesën tënde, mësova durimin. Të duash përtej kohës e përtej ngjarjeve të jetës, kudo që jeta të   të diktojë udhën, të njohësh humbjen e të pranosh se njerëzit nuk janë gjithmonë aty. Të mësosh se me mungesën tënde mund të plotësosh veten. Sepse me mungesën tënde, mësova të harroj. Të mos i jap kohë asnjë figure që nuk ma dëshmon me ngjyra se vemendja vidhet edhe krejt padashje. Mësova të harroj gjithcka që nuk është ti. Mësova se si është të mos urresh por të duash, mësova të harroj e të kujtoj njerëzit që kanë më shumë rëndësi. Mësova të dua veten, me mungesën tënde! Të përsërisja cdo ditë në heshtje se të gjithë jemi të formësuar ndryshe dhe jemi të përveccëm e kjo na bën të jemi unik. Mësova të dua sic doje ti, mësova të dua vete

Do të doja...

Sa herë kam dashur të ulem në cepin e një kolltuku e të vështroj jetën time. Të shuaj cdo dritë, të jetë vetëm një vezullimë e lehtë si një kujtim i largët. Të shëtis në duar shishen e verës të lënë përgjysëm nga mbrëmë. Një herë ikën ti, një herë iki unë dhe një ditë kthehemi të dy. Kthehemi te njëri tjetri, kthehemi në vendin e zakonshëm. Kthehemi aty ku nuk dimë as vetë se cfarë është dhe ku përkasim, është e tashme apo është e shkuar që në e sjellim mbrapsht. Dua të bëhem spektatore, këtë herë jo vetëm e jotja, e jona! Të shoh si ngjaj jashtë vetes me ty, të lexoj edhe shikimet edhe heshtjen pas një puthje edhe rikthimin në cepat përkatës të dhomës. Të lexoj edhe veten. Si dukem me ty? A i ngjaj më vetes apo marr formën tënde? A mund ta fotografoj zemrën e mbi tavolinë ta lë si kujtim? Si një shënim që një pjesë të mirë të vetes, zgjedh te ta besoj ty. Sepse kur ti je aty, drita e mëngjesit ka më shumë ngjyra, sepse nuk gjej më asnjë heshtje në zhurmën e fjalëve. Sepse përt