Skip to main content

Posts

Showing posts from September, 2017

Do të qeshim përsëri...

Kur jeta të të shtyjë me të dyja duart, e trotuarit të jetës shpatullat të të kërrusen, ulu e qaj, qaj në dënesë derisa dhimbja të të përqafojë në gjumë. Mos ju fshih lotëve, ato do të të gjejnë, një ditë do të ndalen edhe rrugës tënde. Do t'i lutesh vetes për të fjetur mëndjen prej zhurmave të ditës por vetja në cepin e jastëkut do të të tradhëtojë në një lot, mos u tremb, një ditë të gjithëve do të na dhëmbë e ngashërimit do ti biem në prehër. Do të ketë ditë-lumtura plot e jeta do të na buzëqeshë me bujarinë e zemrës, do të ketë jetë në shkëlqimin e syve e do të ketë shpirt edhe në një buqetë lulesh pa arsye, do të qeshim shumë e në një filxhan aromash do të dehemi në gëzim. Do të njohim të gjithë nga pak cdo ditë një libër a një histori, një trishtim a një gëzim, do të lutemi me sytë qiellit për dëshira shpirti e me kryet ulur do të lëshojmë edhe lot. Do të jetojmë, për aq sa dhimbja e gëzimi të jenë të gjalla e për aq kohë sa në kockat e forta të dëshi