Skip to main content

Posts

Showing posts from November, 2015

E dashur motër që nuk kam…

Do isha me ty sot, duke pirë një kafe e trazuar një lugë sheqer mbi të, me etjen e madhe për të treguar se si po më shkojnë gjërat e sesi jeta ime nuk ecën në shina treni, por e ndërton rrugën e saj vetvetiu, duke menduar se ku do ta kalonim fundjavën të dyja, nën një cati të drunjtë, oxhak, caj dhe kanellë, mbështjellë me batanijen e butë me papucet e dhjetorit të ngrohta sa e gjithë qeshura e shpirtit që mbush një ajër me jetë! Do ishe më e vogël se unë, e do të kisha ndjerë të qarat e tua të para, do të ta kisha vënë unë emrin ty, duke të të ndjekur hap pas hapi cdo cingërrimë kapricoze tënden, do të doja padiskutim, sic të dua tani që në mendim! Në një ditë si kjo me shi, do të të kisha shtrënguar fort dorën duke të të shoqëruar për shtëpi me mburojën më të fortë që do të vishja ty, dashurinë. Do të mbaja mënd shumë mirë ditën që do të të dhuroja të njëjtën unazë që unë dhe mami kemi në gisht prej 8 vitesh. Momentin kur do kërkoja në dollap fustanin tim por në fakt

Titulli perfekt.

Kam mësuar se forma më e lartë e vlerësimit është mirënjohja. Në frymën e Ditës së  Falenderimeve unë dua të ndaj  pushtetin e një fjalë të thjeshtë. FALEMINDERIT. Është një fjalë që ka fuqinë të transformojë shëndetin, lumturinë, performancën tonë dhe suksesin. Shumë statistika tregojnë se njerëzit e kënaqur janë më të lumtur dhe janë më të prirur për të patur një rreth shoqëror më të mirë. Një gjëndje e mirënjohjes, gjithashtu përmirëson funksionimin ritmik të zemrës, e cila na ndihmon për të reduktuar stresin. Kur je mirënjohës e mbush  trupin dhe trurin me emocione të mira ekzaltimi duke larguar hormonet e stresit. Nuk dua ta plotësoj këtë copëz letër me falenderime që ngjasojnë si ndërpreje publicitare për sponsorat gjeneralë… Dua ta përdor në formën e mirënjohjes e cila është një cilësi e ngjashme me energjinë elektrike: ajo duhet të prodhohet, shkarkohet dhe të përdoret në mënyrë që të ekzistojë. Kam kuptuar se gjërat e vogla, kanë një fuqi të të bëjnë të lu

Erdhe ti?!

Do të të mungoj, e di! Si dreqi e di që do të të kthehem prap në cdo hapësirë të mëndjes tënde, do të mungojë edhe aroma e flokëve të mi, ecja nëpër shtëpi, rrokullisja ime nëpër kolltuqe, vrapi që bëja për të të ikur nga ty pasi të pickoja, qeshjet e mia me shpirt, edhe sharjet që ti bëja, edhe momenti kur më urreje për vdekje e doje të më hidhje nga shkallët. Do të mungojë gjithckaja ime… Unë e di mirë si ndihesh. Këmbët e mia e ndjejnë tokën, edhe dikur e ndjenin, ashtu si të tuat e prekin sot. Pas kujt lamtumire të hidhur u ktheve? Sepse unë vetëm një të dhashë, në heshtje madje, asaj të poshtrës që largohet si në agoni e të lë më një bombardim pikëpyetjesh. A zgjohesh në 2 të mëngjesit e thua cfarë bëra dhe cfarë po mendoja? Si mundet të kthehem unë bota për ty kur unë vazhdoj rrotullohem vetëm në cakun tim?! Hajde ulemi bashkë të ndihmoj të mbledhësh copat e thyera… Kujdes! Mos e mblidh me dorë atë se të ngelen copëza nëpër gishta e të copëtojnë, ik andej ik, k

Mos u ul!

Ndodh ndonjëherë në jetë që e gjen veten në një situatë perfekte ku gjërat janë duke të shkuar çuditërisht mirë. Familja, puna, shoqëria, jeta personale, duket sikur cdo gjë është vendosur në një  formë të tillë që ti të ndihesh e plotësuar.  Gjendesh në një situatë relativisht të mirë për të bërë disa hapa pozitivë të cilët deri dje dukeshin të paarritshëm. Sigurisht këto të gjitha nuk ndodhin brënda natës, por me kalimin e kohës, gjërat për të cilat ti ke punuar dhe investuar duket sikur vijnë në moment të përshtatshëm për të të kthyer të gjithë lodhjen tënde në shpërblim...   Si ndihesh ti në këtë moment?! Komode??? UNË JO! Për shumë njerëz, rehatia është qëllimi kryesor i jetës.  Punojnë shumë në mënyrë që ata mund të të kenë një stil jete të rehatshëm. Duan të holla të mjaftueshme që më pas të mos shqetësohen për të mirat materiale që duan të kenë e të gëzojnë. Ata kalojnë kohën në rrethin e miqve të cilët ndajnë po të njëjtat kërkesa me ta që të mos detyrohen t

Të kam shkruar…

E di që është jashtë mode të shkruash letra dashurie, por kjo e imja, është ndryshe, i drejtohet DASHURISË, asaj vetë, që ka forcën të na bombardojë shpirtin me emocione e të na thyejë zemrën copash në një sekondë! Ta dija që je kaq e fortë, nuk do kisha dashur të të sfidoja kurrë, do isha ulur ballë për ballë me ty për të firmosur një marrëveshje mirëkuptimi, 50 me 50! Po ti më ke mashtruar shpesh herë, për dreq edhe më ke vrarë, po prap unë të kam përqafuar. Më ke gjetur të dobët, e poshtër, po dhe unë me të njëjtën forcë ta kam kthyer.   Tani mendoj se ka ardhur ora të bëjmë paqe! Po ta kërkoj unë, një e lodhur me ecejaket e tua! Kam kuptuar se midis nesh vetëm kështu do funksionojë, me duar të pastra! Unë do të të pranoj ashtu sic je, dhe ti të bësh të njëjtën gjë. E di cfarë?! Të kishim nënshkruar një kontratë më mirë, se ndoshta do ndjesh më shumë përgjegjësi e nuk do më “tradhëtosh” në asnjë paragraf të jetës… U mërzite?! Më fal, e di, shpesh herë e ngatërroj pro

Biletë vetëm vajtje!

Do t’ju them një gjë personale! Unë vdes të “zhdukem” herë pas here, PO, të iki nga rutina e përditshme, të gjej një qoshkë të fus kokën e mos të dëgjoj c’bëhet përtej.  Me thënë të drejtën përherë ja arrij! Doemos pas qindra aplikimesh që bëj online për trajnime të ndryshme, madje 1 në 3 nuk ka aspak lidhje me profesionin apo punën që unë bëj aktualisht, po pse jo them, ta provoj njëherë, më kënaq fare ajo adrenalina e plotësimit të formularëve, nuk më kuptoni ju e di unë… I adhuroj shëtitjet vetëm. Nuk ndjej fare një presion për të mbajtur të gjallë një bisedë. Dhe ka dicka lidhur me lëvizjen vetëm, më ndihmon shumë të mendoj pastër , për të ngarkuar ide me inerci të trupit, për të kryer një ndjenjë përmes distancës dhe pritshmërisë së asaj që dua të arrij. Këtë lloj “droge” për veten e kam kuptuar në udhëtimin tim para thuajse 6 vitesh ne Trieste, fillimisht mendova se do të cmëndesha kur pashë veten në mes të një qyteti fillikat, dhe kam fjetur aq herët sa jam zgjuar që në