Skip to main content

Biletë vetëm vajtje!

Do t’ju them një gjë personale!
Unë vdes të “zhdukem” herë pas here, PO, të iki nga rutina e përditshme, të gjej një qoshkë të fus kokën e mos të dëgjoj c’bëhet përtej.  Me thënë të drejtën përherë ja arrij! Doemos pas qindra aplikimesh që bëj online për trajnime të ndryshme, madje 1 në 3 nuk ka aspak lidhje me profesionin apo punën që unë bëj aktualisht, po pse jo them, ta provoj njëherë, më kënaq fare ajo adrenalina e plotësimit të formularëve, nuk më kuptoni ju e di unë…

I adhuroj shëtitjet vetëm. Nuk ndjej fare një presion për të mbajtur të gjallë një bisedë. Dhe ka dicka lidhur me lëvizjen vetëm, më ndihmon shumë të mendoj pastër , për të ngarkuar ide me inerci të trupit, për të kryer një ndjenjë përmes distancës dhe pritshmërisë së asaj që dua të arrij.
Këtë lloj “droge” për veten e kam kuptuar në udhëtimin tim para thuajse 6 vitesh ne Trieste, fillimisht mendova se do të cmëndesha kur pashë veten në mes të një qyteti fillikat, dhe kam fjetur aq herët sa jam zgjuar që në orën 5 të mëngjesit si një buf që ndodhet mes 4 mureve dhe ska asgjë për të bërë përvecse të shohë!

Ajo ditë, e cdo ditë pas saj, do ti vinte vulën asaj që realisht unë paskam kërkuar duke mos e ditur se sa shumë vlente! Kam shëtitur cdo cep rruge, kam fotografuar rrugica mbushur me motorrë tipikë, kam vjedhur me sy stilin e pastër dhe të kuruar të cdo italianeje, kam ngrënë pastat më të mira dhe kam shijuar verën në portin që shkëlqente prej dritave të jahteve! Të gjitha këto, vetëm! E shpirtin mbushur plot njëkohësisht…

Kam mësuar kush isha dhe kush dua që të jem, ajo që unë mund të guxoj të ëndërroj për botën time dhe veten time. Më fuqishëm dhe në mënyrë më bindëse se sa nga "këshillat e të gjithëve”, kam mësuar dallimin në mes të mirës dhe të keqes, të drejtës dhe të gabuarës. Një rrudhë në kohë më përshkroi edhe një gabim, por ekziston një dimension tjetër nga ajo që konsiderohet pësim, është harmonia me veten. Atje ishte zgjuar, dhe aty ishte duke fjetur, i gjithë  pasioni im për zhdukjet e vogla. Një univers në të cilin unë mund të jem një njeri i panjohur, por kurrë nuk  mund të jem një e huaj. Sepse i përkas botës time të vërtetë, ishullit tim të përsosur!

Ka momente në jetë kur të duhet të ngresh një valixhe, për ta zbrazur diku tjetër e për të mos marrë me vete mbrapsht “gjërat e konsumit”, ka ditë ku me duart kryq thua ndërkohë që mbushesh me frymë se të duhet një pushim, ku gjëja më e lehtë në ato momente është të paketosh!




Desantila

Comments

Popular posts from this blog

Dashuria të ngrihet në këmbë!

Po venitet dashuria. Jo ajo që përmendet në vargje të zhurmshme, por ajo që merr frymë mes njerëzve, që dridhet në heshtje kur sheh dikë të lënduar, që rri e përulur në qoshe shpirtrash të ndrojtur. Ajo dashuri e thjeshtë, e ndjerë, që nuk ka nevojë për fjalë të mëdha, po tretet si një aromë e vjetër që askush nuk e ndien më. Po shndërrohet në kujtim, në një ndjesi që njerëzit përmendin me mall, por nuk e përjetojnë më. Njerëzit janë bërë të ngurtë, sikur cdo ndjenjë t’i rëndojë. Flasin për dashurinë, por pak kush e njeh. Shumë duan të duken të dashuruar, pak duan vërtet. Zemrat janë kthyer në mjegull, të lodhura nga pritjet, nga zhgënjimet, nga mungesa e butësisë. Dhe kështu dita-ditës ndjeshmëria zbehet ndërsa shpirtrat mbeten bosh, si shtëpi pa dritë. Njerëzit nuk besojnë më në përqafime të sinqerta, sepse janë mësuar me duar që prekin, por nuk ndiejnë. Nuk besojnë më në fjalë, sepse janë lodhur nga ato që tingëllojnë bukur, por peshojnë pak. E kemi harruar gjuhën e syve, përkëd...

Vetes time të ardhshme!

Ka kohë që jam ulur këtu, në këtë stacion anonim të një kohe që nuk ka emër, në këtë cep të papërcaktuar të botës ku çdo gjë pret, por asgjë nuk nxiton. Jam ulur në një stol të drunjtë, me një çantë të mbushur me ëndrra të pashkruara, me fjalë të pathëna e premtime që vetëm vetes ia kam bërë. Unë jam në pritje. Në pritje të vetes time të ardhshme.   Ti je ajo që nuk kam qenë ende, por që e ndjej që jeton diku, si një qytet i humbur në hartën time personale. Ndoshta je një siluetë që endet mes mjegullës së mëngjeseve, ose je një dritë që fiket e ndizet në horizontin tim mendor. Nuk e di saktësisht kur do të vish, por e di që jam këtu. Dhe kjo është pritja ime. Ora këtu s’ka akrepa, ditët këtu nuk kanë emra. Është një vend ku koha është e sheshtë, e heshtur, gati si një kanavacë e bardhë ku ti duhet të shkruash për mua, me dorën time. Pritja ka marrë trajtën e një profesioni të heshtur. Është një vokacion pa pagesë, një zanat që s’ka mësues, vetëm nxënës. Çdo ditë, pa u ankuar bëj ...

Të kam dashur shumë

Të kam dashur shumë. Jo siç e thonë në këngët e lehta apo në filma ku gjithçka përfundon në një përqafim dhe muzikë në sfond. Të kam dashur në heshtje, në thyerje, në netët kur fjala "mirupafshim" nuk kishte garanci kthimi. Të kam dashur në çdo version të kohës. Në ato ditë naive kur gjithçka ndodhte pa u menduar gjatë, dhe në ato netë më të vona kur gjithçka analizohet kur edhe ndjenjat që dikur thjesht ndiheshin, tani shqyrtohen, vihen në peshore, kërkojnë arsye për të qëndruar. E megjithatë, ndonjë gjë tek ti mbeti e paprekshme nga logjika. Një pjesë që nuk u zhvesh kurrë nga ndjenja, një kujtim që nuk kërkonte justifikim për të qenë. Koha është mjeshtre e fshehtë. Ajo jo gjithmonë vjen e mbrapshtë, ndonjëherë rregullon gjithcka. Shkrihet ngadalë mbi kujtime dhe i formëson ndryshe. E butë dhe e ashpër njëkohësisht, ajo gdhend kujtimet me një dorë që vetëm pas shumë vitesh e kupton se çfarë ka krijuar. Ajo që dikur dukej si fundi i botës, një dhimbje që dukej se s’kishte ...