Skip to main content

Posts

Showing posts from March, 2016

Edhe njëherë!

Më pate thënë se je gati e unë nxitova të kap "ritmin". E në fakt në shpejtësinë time prap isha në kornizë të formësuar të asaj që mund të isha edhe po të mos nxitoja. Diku në ato netë të vrullshme, ku herë e gjeja veten e herë me gjente vetja mua, për asnjë moment nuk e shkëputa fijen prej teje, në balancë të plotë me të dukshmen e forcën e impaktit, u gjenda me cdo të vërtetë tënden, me ngjarje që në fakt duheshin fshirë, unë e gjeta veten të përfshirë.  E paskam merituar thashë, që të ndjehem po aq e “zhveshur” prej peshës së cdo grami të sjellë me vete prej teje. Duke e dit me bindje të plotë edhe se cfarë “përbërje” ka  forma e të vërtetës, për asnjë moment nuk ja lëshova dorën! Thashë do t’ja faturoj vetes… Por prano se në formën time, jam ajo cfare ke dashur gjithmonë! Me kosto të plota ngarkuar po prap xhepave të mi mbushur me “fatura” që në të vertëte mund të jenë borxhe të pashlyera, vetëm një gjë nuk e kisha parashikuar midis nesh, qënies njerëzo

Unë jam!

Po bëj një festë! Do t’ju ftoj të gjithëve, pa përjashtim, e di që do vini.. Do t’ju flas për dicka…!  Shumë prej jush do qeshin, të tjerë do shtrëmbërojnë fytyrën, dikush do largohet, një tjetër do më kundërshtojë, ata që më kanë dashur, do më duan edhe më shumë. Përherë e kam ditur se gjithë koha me intensive e investuar tek ata që më shumti vlerësoj, më është kthyer në formën më të lartë të mirënjohjes,  qëndrueshmërisë, të qënurit prezent, të foljes “JAM”, në kohën e tashme! Po ndonjëherë e gjej veten në dilemën se: a mund të jem një njeri më i mirë? A mund të bëj më mirë sesa vetëm kaq apo jam limituar për shkak të “gardheve” të tjerëve? Herë tjetër e gjej veten në kurthin e lumturisë “nuk dua të rritem kurrë”, në atë derën e dhomës time që më duket e përhershme e imja, pa e deformuar që ndoshta një ditë do e vizitoj më rrallë.. Por jam e shqetësuar përherë, cdo ditë, e ndoshta të shumtën e ditës e gjej veten në majë të gishtave duke ecur në cirkun e Tiranës në

Sa kushton?!

…fytyra e plakut u vrenjt! Në rrudha i dalloja hezitimin për të më dhënë një përgjigje. Mblodhi dhe buzët…unë kisha ngelur me ngarkesën ndër duar dhe mezi prisja të fliste. -           Po sa të duash ti. -           Si?! Më fal nuk ka një cmim të caktuar, se më vjen keq… -           Cmim?! A ka cmim shpirti o bijë… nuk ka, kështu që më lër sa të duash. Njollat në pardesynë time mund t’i shihje me sy të lirë, pa u vënë aspak në siklet madje që isha në mes të rrugës e mund të ndjeja sytë gjykues të ndonjërës që mbi kokë i fliste një re: “je bërë pis, goce…” I ula të gjitha përtokë, largova dhe flokët nga fytyra, që po të më filmonte ndokush, do t’i dukej sikur po xhiroja ndonjë skenë rrugëve të Parisit, shkujdesur me libra ndër duar, me syzet që putheshin me të dredhurën e flokëve, përkuljen time që më nxirrte në pah më tepër se c’duhej, dhe padiskutim 30 sy që po më vështronin. Domosdo, kush mund të dalë që në pikë të mëngjesit në majë të takës 12 cm në pllakat e shk

...jam rrugës!

I thashë PO, pa u menduar, pa analizuar, pa shtrëmbëruar buzën. E si mund t’i thoja jo xhanëm, një udhëtimi… unë vdes të udhëtoj, e kam thënë shpesh këtë, ndërmjet “ufff-puffff-eve” të mia thashë stop, do iki, mjaft më me frustrime shkresash, letrash, dreq e shejtanesh! Për herë të parë vendosa të bëj sponaten, gjë që ma besoni, për një njeri super të organizuar si unë, është tepër e vështirë, po sikundër ma kishte qejfi, e vesha dhe një herë “maskën” e trurit prej bjondjeje e konfirmova: do bësh qejf! Se fundja ctë keqe ka të shijosh pak diell e të shëtisësh betoneve të botës për të parë ndërtesa të gurta, e fytyra të reja?! Ctë keqe ka në fund të fundit t’i thuash njëherë vetes që puna jote kur e sheh nga jashtë duket më e bukur sesa kur je brënda… -           Kush është destinacioni juaj i fundit zonjë?! -           (Prapa diellit) – thashë me vete… -           Zonjë, ndjesë, më dëgjuat? -           Di vetëm që do rikthehem. Ky do jetë destinacioni im i fundit! Më

Ty, kohë!

Mezi e gjeta telefonin në malin e formuar prej 47 zgjedhjeve të mia se ”cfarë duhet të vesh”?! U lehtësova kur pashë se nuk kisha asnjë thirrje të humbur dhe e fluturova telefonin me bindjen se nuk do të më duhej më… Kuptova se koha më kish kapur prej fyti dhe më kish lëshuar të rraskapitur në këtë moment. Ndjeva se egoizmi i saj më mbajti peng një ditë plot! Psherëtiva e shfrytëzuar. Unë e dua kohën, ajo më zotëron! Më heq atë copëz që më së shumti luftoj ta kem, më shkëput prej cka më së shumti dua, është një xheloze e sëmurë. Më hoqi nga goja fjalën mirëmëngjes sot, që nuk ta thashë kur u shkëmbyem shkallëve. Më nduku me ajër të ftohtë para fjalës faleminderit. Më thau shpirtin nga dashamirësia…. Më dhëmbi më shumë nga cdo gjë ajo koha që nuk gjeta për të thënë se të dua, sot!  Se pikërisht sot e ndjej, se në momentin më të dobët timin kam nevojë të ta them, se forca ime më e madhe është pikërisht në gjërat më të trishtuara që kam shkelur, sepse aty, në atë cast gj

Unë, ti dhe Ajo!

Sa gjëra nuk shohim unë e ti! Edhe se nuk duam, edhe se shpesh herë i neglizhojmë, edhe se shumë herë ajo hesht! Unë e ti nuk e shohim kur atë e dhunojnë, se brënda murit tonë jemi rritur e ushqyer me dashuri, me atë të ngrohtën e të brishtën që na veshin me kujdesin prej femre! Unë e ti nuk e dëgjojmë kur asaj i lëshojnë “breshër” me ofendime e përbuzje nga ai që në dokumenta konsiderohet “bashkëshort” i saj, sepse në kumbimin që dëgjon veshi im dhe i yti, jemi mësuar të shoqërohemi me fjalët “mirëmëngjes, ditë të mbarë”. Unë e ti nuk e ndjejmë si ajo vuan kur ai rrëkëllen gotat e alkolit nën shoqërinë e “burrave” dhe ti vuan “burgmin” e përjetshëm brënda katër mureve, sepse ne jemi ato që pas orarit të pasdites tek parukierja, na presin për darkë në restorantin që na pëlqen aq shumë. Unë e ti… Nuk jemi si ajo! Unë e ti flasim e diskutojmë me peshën e përgjegjësisë për të vendosur nëse brënda një marrëdhënieje nuk ndihemi komode, të  braktisim të qënurit “cift”