Skip to main content

Posts

Showing posts from November, 2018

Dukesh kaq bukur!

Kur ti dorëzohesh në atë përqafim, kur në atë prehje gjen strehën më të butë, në atë cast, ti dukesh kaq bukur. Kur e gjen me sy mbyllur rrugën për atë shtrëngim, kur një pjesë të shpirtit e lë në atë përqafim, dukesh kaq bukur. Më thuaj nëse je i lumtur, më thuaj nëse nuk je, do të gjej një mënyrë të të jap nga vetja pjesën time më të dobët, zemrën, vetëm mos më thuaj që është e vështirë, ti mbajmë larg gërmat që ajrin e tymosin sepse rrugët do të na bashkojnë prap në një përqafim! Mund të gënjesh dukjen por shpirtin si e ngushëllon? Në orën më të pafajshme të natës, më thuaj, a mendon se ndonjëherë edhe gabon? Nëse trishtohesh, nxito dhe eja në vendin e zakonshëm, nëse nuk do të jem aty, më kërko sepse një zemër e gjen gjithmonë rrugën. Do të të kujtoj se asnjë ndjesi nuk fle përgjithmonë duke u shuar, do të të zgjoj edhe njëherë një shpirt të vjetër e në këtë ritakim do të të përqafoj fort, për të të thënë me gjithë zemër, jam me ty, kam qënë gjithmonë. Kur të s

Unë kam frikë ti fshij kujtimet!

Ndonjëherë harrojmë se i përkasim vetes duke kërkuar të gjejmë veten në një zemër tjetër. Ndonjëherë harroj që i përkas vetes, aq shumë jam zhytur në shpirtin tënd sa nuk më kujtohet më se si është të jesh pa ty... Mos më bëj të humb tek ty nëse ti ke verbuar shpirtin e nuk di të kërcesh këngën time të preferuar, të lutem mos më pëshpërit fjalë të cilat një ditë do ti qaj si kujtime. Nëse nuk mundesh të qëndrosh sic dua unë, më mirë të shkosh pa lënë ende kujtime. Sepse nuk mundem të gëzoj më me vuajtjet e mia e as të vuaj më për disa caste të vogla lumturie, sepse nuk kam më asnjë minutë të tepërt të shkruaj përralla e as të fantazoj për personazhe të cilat unë vetë i kam idealizuar si perfekte, po munde eja ashtu sic je, po munde më kurse edhe një tjetër gabim! Të dy e dimë se sa frikë ke ti nga vetja kur bëhet fjalë për të hapur dyert e zemrës... Por shiko përreth, në një botë si e jona është vështirë të njohësh tjetrin të vërtetë... jashtë një kornize e cila na ngurtëso

Në fund të fundit jam njeri!

Kam vizatuar në ajër gjithë dëshirat e mia, që mbi krye ndërtuan një fole me ditë të bukura. Kam ecur në rrugë të vogla duke numëruar hapa për të afruar largësinë. Jam ndalur e kam qëndruar në këmbë edhe kur era ka qënë e fortë e më ka shkundur, kam qëndruar aty edhe pas shiut, kam patur ftohtë por kam arritur ti buzëqesh një kalimtari të huaj, sepse përballë të gjithë shikimeve më i forti do të ishte i imi! Kam pritur ditë, netë, muaj dhe në asnjë rast nuk kam mbyllur dritaret e shpirtit sepse e dija që në një rast aty në qiell do ta gjeja prap hapësirën të vizatoja dëshira. Në fund të fundit jam njeri, që mendoj se ëndrrat i bashkojnë largësitë! Kudo qofsh, për një cast të vetëm, ndalo dhe mendo, se sa herë do të ishe lumturuar nëse do ti kishe bërë gjërat me zemër, se sa herë ke dashur të ndryshosh veten por në fund je bindur se ai që mbetet i njëjtë je po prap ti duke i mohuar vetes atë përqafimin pas hatërmbetjes që vjen më i ëmbël sesa ai i një dite të zakonshme.