Skip to main content

Në fund të fundit jam njeri!


Kam vizatuar në ajër gjithë dëshirat e mia, që mbi krye ndërtuan një fole me ditë të bukura. Kam ecur në rrugë të vogla duke numëruar hapa për të afruar largësinë. Jam ndalur e kam qëndruar në këmbë edhe kur era ka qënë e fortë e më ka shkundur, kam qëndruar aty edhe pas shiut, kam patur ftohtë por kam arritur ti buzëqesh një kalimtari të huaj, sepse përballë të gjithë shikimeve më i forti do të ishte i imi!

Kam pritur ditë, netë, muaj dhe në asnjë rast nuk kam mbyllur dritaret e shpirtit sepse e dija që në një rast aty në qiell do ta gjeja prap hapësirën të vizatoja dëshira. Në fund të fundit jam njeri, që mendoj se ëndrrat i bashkojnë largësitë!

Kudo qofsh, për një cast të vetëm, ndalo dhe mendo, se sa herë do të ishe lumturuar nëse do ti kishe bërë gjërat me zemër, se sa herë ke dashur të ndryshosh veten por në fund je bindur se ai që mbetet i njëjtë je po prap ti duke i mohuar vetes atë përqafimin pas hatërmbetjes që vjen më i ëmbël sesa ai i një dite të zakonshme.

Do të doja të më dëgjoje, të heshtje njëherë e në atë cast të shikoje brenda vetes. Zgjeroje zemrën, jeta është kaq e shkurtër për të mbajtur mbi shpinë ndjesi të tulatura, mos hiq dorë nga vetja por përqafo ata që rrugën zgjedhin ta bëjnë me ty, që në cdo ditë do të të zgjidhnin ty pa e venitur aspak veten e tyre.


Shpresoj që një ditë të ulemi si dikur, duke qeshur me gabimet e shkuara, në netët që dikur na përkisnin, të tregojmë sesi në heshtje kemi kujtuar njëri tjetrin pa guximin për të shkruar asnjë fjalë, sesi jemi shkëmbyer në rrugë pa folur, duke ndarë edhe njëherë fjalën: po sikur...?

Ti nuk e di se sa herë të kujtoj, as nuk i di arsyet që të bëjnë të jesh pjesë e një mendimi, as këngët që të rikthejnë ty tek unë, sepse po ta dije ti me siguri do të vije edhe njëherë si atëherë. Të pandryshuar në këtë botë do të mbetemi ata që ishim, se ndoshta sot nuk do duam ta njohim njëri tjetrin si të tjetërsuar por duke ruajtuar kujtimin e dikurshëm, sepse unë e di, në fund jam njeri që mendoj se ëndrrat i bashkojnë largësitë…

Kudo qofsh, shpresoj që një ditë të ulemi dhe të qeshim me njëri tjetrin, për gjithë gjërat që bëmë dikur, duke ia veshur fajin kohës dhe për ti kujtuar njëri tjetrit se në këtë vend nuk do të jemi asnjëherë vetëm, për aq kohë sa kur të kthejmë kokën pas do të qeshim e në atë përqafim do të fshijmë gjithcka kemi bërë gabim.

Comments

Popular posts from this blog

Dashuria të ngrihet në këmbë!

Po venitet dashuria. Jo ajo që përmendet në vargje të zhurmshme, por ajo që merr frymë mes njerëzve, që dridhet në heshtje kur sheh dikë të lënduar, që rri e përulur në qoshe shpirtrash të ndrojtur. Ajo dashuri e thjeshtë, e ndjerë, që nuk ka nevojë për fjalë të mëdha, po tretet si një aromë e vjetër që askush nuk e ndien më. Po shndërrohet në kujtim, në një ndjesi që njerëzit përmendin me mall, por nuk e përjetojnë më. Njerëzit janë bërë të ngurtë, sikur cdo ndjenjë t’i rëndojë. Flasin për dashurinë, por pak kush e njeh. Shumë duan të duken të dashuruar, pak duan vërtet. Zemrat janë kthyer në mjegull, të lodhura nga pritjet, nga zhgënjimet, nga mungesa e butësisë. Dhe kështu dita-ditës ndjeshmëria zbehet ndërsa shpirtrat mbeten bosh, si shtëpi pa dritë. Njerëzit nuk besojnë më në përqafime të sinqerta, sepse janë mësuar me duar që prekin, por nuk ndiejnë. Nuk besojnë më në fjalë, sepse janë lodhur nga ato që tingëllojnë bukur, por peshojnë pak. E kemi harruar gjuhën e syve, përkëd...

Edhe një herë

Ka caste kur njeriu dëshiron vetëm edhe një herë. Jo një jetë tjetër, jo një mrekulli të madhe, por një herë të vetme, një sekondë më shumë, një mundësi të vogël që duket e parëndësishme në dukje, por që për të është gjithcka. Edhe një herë të zgjohesh në mëngjes pa ngut, duke dëgjuar zhurmën e qetë të një dite që ende nuk ka filluar. Ajri i parë që mbush mushkëritë s’është thjesht frymë, por kujtim i gjallë i gjithë asaj që ka humbur dhe i gjithçkaje që ende pret të ndodhë. Edhe një herë të shohë dikë në sy, pa maska, pa fjalë të tepërta, pa frikë se koha do t’ia marrë. Një shikim që nuk ka nevojë për shpjegime, sepse kuptohet në heshtje. Edhe një herë të ndjejë aromën e kafes së freskët, ose erën e shiut në rrugët bosh. Këto gjëra të vogla, që në ngut e lodhje harrohen, janë ato që kthehen në pasuri të pamatshme kur njeriu kupton se koha nuk i jep pafund. Edhe një herë të qeshë me shpirt, ashtu sic qeshin fëmijët, pa menduar për çfarë do të thotë bota, pa ndjerë peshën e barr...

Babait të ardhshëm të vajzës që dua të kem!

Të lutem, duaje. Kur të kthehem pas vizitës time të parë nga gjinekologu pasi të më ketë thënë se është vajzë, të lutem gëzohu. Nëse ka ndonjë këshillë që do të ta jepja edhe në emër të tim eti, është: gëzohu pamasë se të jesh i sigurtë do jesh pika e saj e dobët. Kur të jemi në dhomën e spitalit dhe doktori të ta japë ta mbash në krahët e tua për herë të parë, të lutem premtoi se do ta duash më shumë se unë, kjo është shpërblimi që meriton t’ja thuash pas 9 muajve që une do t’a kem mbajtur. Ajo nuk do jetë gjithmonë e vogël, kështu që jam e sigurtë që kur të rritet do t’a kujtojë mirë puthjen në dorë prej princeshe që ti do t’a bësh ritual. Kur ajo të vijë në shtëpi nga shkolla e të bërtasë se shoqja e saj e ka sharë për modelin e ri të flokëve, edhe pse mund të të duket një muhabet gocash, më beso se pasi t’i kesh thënë se ajo duket shumë e bukur, një detaj i tillë do t’a bëje atë të mbështetet fort tek ty duke e veshur me vetëbesim. Bëji një natë palacinkat e saj m...