Skip to main content

Posts

Showing posts from May, 2017

Sa peshon një premtim?

Është kaq e madhe si fjalë e në dinamikën e jetës mendoj se nga të paktat gjëra që mbetet e pandryshueshme, është ajo copëz magnet që na mban shtrënguar edhe të nesërmen. Në ato mendime të qarta e të kthjellëta mëngjeseve i shtroj vetes dilemën, po përpiqem të arrij diku apo thjesht po përmbushim një premtim? Të mbash fjalën e dhënë... të thuash një fjalë e cila pritet të formësohet në një kohë të caktuar ose në rastin më të keq, të mos marri kurrë formë. Premtimet herë herë edhe na gënjejnë për një të nesërme që as unë as ti nuk e dimë nëse do të vijë...     Por dreqin, dreqin, çfarë droge për shpirtin që janë. Njësoj si ty, edhe unë kam varësi ndaj tyre, bindshëm madje them, nuk do të hiqja kurrë dorë prej tyre, përbëjnë atë lloj shtyse që në ditë të caktuara të më shtyjnë të sfidoj edhe veten për hir të tyre...   Ka lloje të ndryshme premtimesh, nga ato më të voglat e deri tek ato që mund t'i quaj pranga, që të mbajnë mbërthyer por të shtrëngojnë e të dhëmbin, të

E ke menduar ndonjëherë si do të ishte bota pa mua, pa ty?

Unë vetë nuk e di si do ishte kjo botë po të mos ekzistoja unë, nuk e di a do isha si një pjesëz e munguar në jetën e dikujt, ndoshta edhe mundet. Por ndoshta do isha lindur në trup e në jetë tjetër, nuk do isha kjo që jam, mund edhe të kisha lindur në një kontinent tjetër e të jetoja ndryshe, mundet... Ka momente kur ndihemi krejtësisht të vegjël në botë, të zhveshur nga fuqitë për të ndryshuar dicka, megjithatë mendoj se jetët që kam prekur, njerëzit që kam njohur, emocionet, ndjesitë dhe të gjitha të voglat e patjetërsueshme, më bëjnë mua ashtu sikurse edhe ty, të shohim se në fakt e vogël është bota, jemi ne ata që i japim dimension. Ka një cast kur në heshtje e gjen veten padashje duke reflektuar në xhunglën e shumë ndodhive që ti vetë i ke trazuar. S'do të doje të kishe ndryshuar asgjë, ose do t'i bëje të gjitha ndryshe, por në cdo etapë të jetës do gjeje një përkëdhelje të sedrës duke mos e limituar aspak veten por në thjeshtësinë e cdo gjëje që të rrethon, do

Nuk kam frikë të qaj!

Lotëve nuk i druhem më, nuk është turp të ndjesh. Kam frikë vetëm prej gjërave të vogla që lehtësisht flladi i rrëmben, momenteve që shuhen, kujtimeve që zhduken, njerëzve që ikin! Ndjesitë janë të tilla, nëse të bëjnë të derdhësh lot gëzimi, të emocionojnë, të vjedhin një dridhje të buzës, lëri ashtu dhe mos u sforco të ndrydhësh atë që të përket, shpirti është vetjak, mos ki frikë nga sytë e botës, nuk është turp të ndjesh. Dikur druhesha të qaja në publik dhe ndrojtja më mvishej edhe më fort kur me ngulm përpiqesha të kontrolloja këtë ndjesi, ndërsa tani, nuk kam frikë të qaj! Nuk më bën më pak femër as nuk më tregon të dobët, në fund të gjithë qajmë... Në një moment të vetëm do të gjesh veten të veshur me petkun e rëndë të trishtimit, lëre veten të lirë e nëse të bën të mblidhen lotët në grykë, mos ki frikë t'i bindesh atyre. Askush nuk do t'a dijë se sa të fortë të bën ai moment, askush nuk do të shohë në buzëqeshjen e të nesërmes, trishtimin tënd të djeshëm

Ty, që m'a ngjyros edhe errësirën!

Ka momente nga ato vetmitaret e shumë dëshiruara kur i bej vetes shoqëri, që të gjej pranë, ty. Në ato mendime krejt intime e të vogla të pushimit, si një i paftuar lumturi-plot, vjen dhe më lëshon ca pikëza prej ndjesisë tënde. Kam emigruar ëmbël në mëndjen tënde, se di si rri aq qetë aty, dicka më thotë se kjo është ajo përgjigja e gjithë turra-vrapit tim për të prekur edhe shpirtin tënd. Padashje e kam kapur veten dy tre herë duke përfshirë fjalën "ne", aty jam stepur, i kam rrotulluar sytë e se mbaj mënd se si nuk të kam hequr më prej mëndjes. Deri diku isha liruar prej prangave të egoizmit, paskam jetuar mëndje mbyllur e me kast të paskam mbajt jashtë. Dicka kam ditur dhe unë... E kam ditur se kur të jem në tehun e trishtimit do të vish ti e me shkujdesje do më tërheqësh me vrull drejt përqafimit tënd, po nuk e kam ditur që ky do të ishte vendi im i lumtur! Jam përhumbur në atë fragment sekondi kur të gjeja drejt e në planet e mia për të ardhmen dhe për cudi nuk