Skip to main content

Nuk kam frikë të qaj!


Lotëve nuk i druhem më, nuk është turp të ndjesh. Kam frikë vetëm prej gjërave të vogla që lehtësisht flladi i rrëmben, momenteve që shuhen, kujtimeve që zhduken, njerëzve që ikin! Ndjesitë janë të tilla, nëse të bëjnë të derdhësh lot gëzimi, të emocionojnë, të vjedhin një dridhje të buzës, lëri ashtu dhe mos u sforco të ndrydhësh atë që të përket, shpirti është vetjak, mos ki frikë nga sytë e botës, nuk është turp të ndjesh.

Dikur druhesha të qaja në publik dhe ndrojtja më mvishej edhe më fort kur me ngulm përpiqesha të kontrolloja këtë ndjesi, ndërsa tani, nuk kam frikë të qaj! Nuk më bën më pak femër as nuk më tregon të dobët, në fund të gjithë qajmë...

Në një moment të vetëm do të gjesh veten të veshur me petkun e rëndë të trishtimit, lëre veten të lirë e nëse të bën të mblidhen lotët në grykë, mos ki frikë t'i bindesh atyre. Askush nuk do t'a dijë se sa të fortë të bën ai moment, askush nuk do të shohë në buzëqeshjen e të nesërmes, trishtimin tënd të djeshëm, sepse ti ke kaluar një urë, është ritmi i zemrës që sapo ka pranuar se ti je një njeri plot ndjesi.


Është një stuhi për shpirtin dhe ajri bëhet më i freskët, mendimet janë të rrëshkitura ndër faqe dhe faji ka rënë përtokë, lotët sapo të kanë sjellë ndryshimin, si një shi vere, kanë pastruar dhimbjen. Lotëve nuk i druhem më, nuk është turp të ndjesh. Kam frikë vetëm prej gjërave të vogla që lehtësisht flladi i rrëmben, momenteve që shuhen, kujtimeve që zhduken, njerëzve që ikin! Unë jam yjet netëve, më gjen në dëshira të pashuara dhe në ëndrra që presin të zgjohen, jam dielli pas shiut, sepse ndjesitë janë të tilla kurse shpirti është vetjak, mos ki frikë nga sytë e botës, nuk është turp të ndjesh.

Comments

Popular posts from this blog

Dashuria të ngrihet në këmbë!

Po venitet dashuria. Jo ajo që përmendet në vargje të zhurmshme, por ajo që merr frymë mes njerëzve, që dridhet në heshtje kur sheh dikë të lënduar, që rri e përulur në qoshe shpirtrash të ndrojtur. Ajo dashuri e thjeshtë, e ndjerë, që nuk ka nevojë për fjalë të mëdha, po tretet si një aromë e vjetër që askush nuk e ndien më. Po shndërrohet në kujtim, në një ndjesi që njerëzit përmendin me mall, por nuk e përjetojnë më. Njerëzit janë bërë të ngurtë, sikur cdo ndjenjë t’i rëndojë. Flasin për dashurinë, por pak kush e njeh. Shumë duan të duken të dashuruar, pak duan vërtet. Zemrat janë kthyer në mjegull, të lodhura nga pritjet, nga zhgënjimet, nga mungesa e butësisë. Dhe kështu dita-ditës ndjeshmëria zbehet ndërsa shpirtrat mbeten bosh, si shtëpi pa dritë. Njerëzit nuk besojnë më në përqafime të sinqerta, sepse janë mësuar me duar që prekin, por nuk ndiejnë. Nuk besojnë më në fjalë, sepse janë lodhur nga ato që tingëllojnë bukur, por peshojnë pak. E kemi harruar gjuhën e syve, përkëd...

Babait të ardhshëm të vajzës që dua të kem!

Të lutem, duaje. Kur të kthehem pas vizitës time të parë nga gjinekologu pasi të më ketë thënë se është vajzë, të lutem gëzohu. Nëse ka ndonjë këshillë që do të ta jepja edhe në emër të tim eti, është: gëzohu pamasë se të jesh i sigurtë do jesh pika e saj e dobët. Kur të jemi në dhomën e spitalit dhe doktori të ta japë ta mbash në krahët e tua për herë të parë, të lutem premtoi se do ta duash më shumë se unë, kjo është shpërblimi që meriton t’ja thuash pas 9 muajve që une do t’a kem mbajtur. Ajo nuk do jetë gjithmonë e vogël, kështu që jam e sigurtë që kur të rritet do t’a kujtojë mirë puthjen në dorë prej princeshe që ti do t’a bësh ritual. Kur ajo të vijë në shtëpi nga shkolla e të bërtasë se shoqja e saj e ka sharë për modelin e ri të flokëve, edhe pse mund të të duket një muhabet gocash, më beso se pasi t’i kesh thënë se ajo duket shumë e bukur, një detaj i tillë do t’a bëje atë të mbështetet fort tek ty duke e veshur me vetëbesim. Bëji një natë palacinkat e saj m...

Edhe një herë

Ka caste kur njeriu dëshiron vetëm edhe një herë. Jo një jetë tjetër, jo një mrekulli të madhe, por një herë të vetme, një sekondë më shumë, një mundësi të vogël që duket e parëndësishme në dukje, por që për të është gjithcka. Edhe një herë të zgjohesh në mëngjes pa ngut, duke dëgjuar zhurmën e qetë të një dite që ende nuk ka filluar. Ajri i parë që mbush mushkëritë s’është thjesht frymë, por kujtim i gjallë i gjithë asaj që ka humbur dhe i gjithçkaje që ende pret të ndodhë. Edhe një herë të shohë dikë në sy, pa maska, pa fjalë të tepërta, pa frikë se koha do t’ia marrë. Një shikim që nuk ka nevojë për shpjegime, sepse kuptohet në heshtje. Edhe një herë të ndjejë aromën e kafes së freskët, ose erën e shiut në rrugët bosh. Këto gjëra të vogla, që në ngut e lodhje harrohen, janë ato që kthehen në pasuri të pamatshme kur njeriu kupton se koha nuk i jep pafund. Edhe një herë të qeshë me shpirt, ashtu sic qeshin fëmijët, pa menduar për çfarë do të thotë bota, pa ndjerë peshën e barr...