Skip to main content

Babait të ardhshëm të vajzës që dua të kem!

Të lutem, duaje. Kur të kthehem pas vizitës time të parë nga gjinekologu pasi të më ketë thënë se është vajzë, të lutem gëzohu. Nëse ka ndonjë këshillë që do të ta jepja edhe në emër të tim eti, është: gëzohu pamasë se të jesh i sigurtë do jesh pika e saj e dobët.


Kur të jemi në dhomën e spitalit dhe doktori të ta japë ta mbash në krahët e tua për herë të parë, të lutem premtoi se do ta duash më shumë se unë, kjo është shpërblimi që meriton t’ja thuash pas 9 muajve që une do t’a kem mbajtur. Ajo nuk do jetë gjithmonë e vogël, kështu që jam e sigurtë që kur të rritet do t’a kujtojë mirë puthjen në dorë prej princeshe që ti do t’a bësh ritual.

Kur ajo të vijë në shtëpi nga shkolla e të bërtasë se shoqja e saj e ka sharë për modelin e ri të flokëve, edhe pse mund të të duket një muhabet gocash, më beso se pasi t’i kesh thënë se ajo duket shumë e bukur, një detaj i tillë do t’a bëje atë të mbështetet fort tek ty duke e veshur me vetëbesim.
Bëji një natë palacinkat e saj me Nutella, vizato kukullat e saj të preferuara e lëre t’a mbështesë kokën në shpatullën tënde e t’a zërë gjumi aty, a ka dashuri më të madhe?! Mësoje për të bukurën, natyrën, pikturën, muzikën, ushqeja shpirtin me art, dhe bëje të qeshë shumë. Kujtoja herë pas herë se sa e do. A do ketë gjë më të bukur se shkëlqimi që do marrë syri i saj?! 

Kur të jetë në moshën e adoleshencës, kritikoje më pak e dëgjoje më shumë, ajo ka nevojë të shprehet për të gjetur një fole. Edukoje me dashuri, është forma më efektive që thyen cdo mur, më beso, se sa e butë do të jetë edhe ajo me reagimin e saj, ti je ai që përherë do t’ja vjedhësh buzëqeshjen.


Kur të më tregojë mua se ajo ka një shok, të lutem mos u bëj protektiv, e di do e gëlltisësh mezor si lajm e atë natë nuk do të të zërë gjumi, por merre një natë në restorantin e saj të preferuar e thuaji se të jesh versioni më i mirë i vetes është zinxhiri më i fortë që mund të krijojë me rrethin e jashtëm. Thuaji se nuk të intereson nëse portofoli i atij djali është plot apo gjysëm bosh, për aq kohë sa ai të këtë zemrën plot bëje një shoqërues të një shpirti të bukur si të saj.
Thuaji se ajo nuk është një njeri i zakonshëm në jetë, por është produkt i një lumturie e të tillë e meriton cdo ditë të jetës duke mos toleruar të trajtohet ndryshe. Mësoje se të japësh shumë dashuri do të thotë edhe që ajo dashuri të kthehet cdo ditë që ajo do të hapë sytë.

Në ditën e saj të shënuar, jepi unazën time, e thuaji se aty e ka gjenezën ajo, prej dashurisë së stërgjyshes, gjyshes dhe nënës së ardhshme e gruas tënde aktuale. Bekoje me dashurinë që më ke dhënë mua e tregoi se si jeta të solli në të njëtën rrugë me mua, e shpjegoi se emrin ja zgjodha unë, duke i konfirmuar se prej dashurisë, ti më the:  si të duash ti zemër, të quhet sipas dëshirës tënde.

Sot jam unë ajo që ti ke zgjedhur si nënën e vajzës tënde të ardhshme.
Bëhu ti, babai i një vajze që të jetë kurorë dashurie e rrethuar me jetë të lumtur.
Të lutem, duaje, me shpirt…



Comments

  1. Replies
    1. Sa bukur shkruan ti !Aq bukur sa perfshihem ne nivele te larta imagjinate derisa arrij ne fund ...aty zgjohem 😊 faleminderit 😊

      Delete
    2. Faleminderit shume, me zbukurove diten. Perqafime.

      Delete
  2. E lexova tre herë, do e lexoj prap kam përshtypjen :). Mrekulli dhe dashuri.

    ReplyDelete
  3. Ska fjale per ket leter ...sapo e ruajta qe ta lexoj e rilexoj edhe ta shperndaj.

    ReplyDelete
    Replies
    1. Faleminderit shume. Dhe une e kam lexuar e rilexuar. Eshte shkrim prej shpirti. Te pershendes.

      Delete
  4. A sa bukur të mbushen sytë me lot nga të tilla shkrime.urime

    ReplyDelete
  5. A sa bukur të mbushen sytë me lot nga të tilla shkrime.urime

    ReplyDelete
  6. A sa bukur të mbushen sytë me lot nga të tilla shkrime.urime

    ReplyDelete
  7. Sa dashuri eshte ky shkrim ❤❤

    ReplyDelete
  8. Shumë e bukur seriozisht është një shkrim i buruar nga shpirti. Të përgëzoj vërtet e bukur dhe që të bën të përlotesh në cdo fjalë të saj. Të lumtë.������

    ReplyDelete
    Replies
    1. Me eshte mbushur zemra keto dite me kaq ndjeshmeri ndaj nje shkrimi prej shpirti. Te perqafoj, shume faleminderit.

      Delete
  9. un jam nje mami e re, vajza ime eshte 7 muajshe sot. teksa lexoja kte shkrim nuk munda ti permbaja lotet. e kam ndjere cdo fjale q ke shkrujt, e cdo fjale ishte me e bukur se kurre, e pamundur mos t prekesh nqs je nene e nje vajze, e je vajze e nje babai per t cilin je akoma e vogla e babit. t pergezoj vertet.

    ReplyDelete
    Replies
    1. Ne fakt tani "m'a hodhe"... M'i mbushe ti syte me lot! Uroj te kete jeten e gjate e shendet te plote princesha jote. Perqafoma.

      Delete
  10. E mrekullueshme je moj Desantila 😍😍

    ReplyDelete
  11. Unë nuk e kam njohur kurrë babain tim por duke lexuar kete shkrim m'e zgjohu dëshirën për t'a njohur edhe pse e pamundur. Shkruani shume bukur.

    ReplyDelete
    Replies
    1. Me vjen keq. Te dergoj nje perqafim te ngrohte, ashti sic me erdhen fjalet e tua. Te falenderoj.

      Delete
  12. Sa e ngrohte, sa e ndjere, sa e mrekullueshme...
    Jo gjithmone jane voluminoze kryeveprat...
    Te pergezoje...

    ReplyDelete
    Replies
    1. Faleminderit shume. Drejt e ne zemer me erdhen fjalet e ngrohta.

      Delete
  13. Shuuume bukur! Flm qe na e perkedhele zemren me keto rreshta!

    ReplyDelete
    Replies
    1. Shuuume faleminderit ty per kaq pozitivitet, perqafoj.

      Delete
  14. Nuk te njoh por jam e bindur qe ke nje shpirt te madh te bukur te paster te cilter te ndjeshem . Lum ajo vajze qe do te kete nje mama si ju.

    ReplyDelete
    Replies
    1. Me kenaqe zemren me keto fjale. Faleminderit shume. Te perqafoj.

      Delete
  15. Nuk te njoh por jam e bindur qe ke nje shpirt te madh te bukur te paster te cilter te ndjeshem . Lum ajo vajze qe do te kete nje mama si ju.

    ReplyDelete
  16. Shkrimi me i bukur qe kam lexuar deri me tani dhe qe eshte realiteti qe jetojme... Te falenderoj per emocionin qe me dhe, gjithashtu te pergezoj per shpirtin e madh qe ke.... Jam e bindur qe do jesh nje mama e mrekullueshme ����

    ReplyDelete
    Replies
    1. Faleminderit qe me kenaqe shpirtin me keto fjale :-)

      Delete
  17. kam ngelur pa fjale.....nuk di cte te them me shume ♥♥♥♥
    je thjesht fantastike....

    ReplyDelete
  18. Nje shkrim shume i ndjere .i pershkruar me detaje qe burojne nga instikti i femres e te qenit nene,imagjino kur te behesh mami ti..:)p.s uroj qe ta lexojne sa shume meshkuj .te perqafoj

    ReplyDelete
    Replies
    1. Sa e mire qe je. Ndjesi e perbashket e te gjitha femrave eshte. Te puth fort. Shume faleminderit.

      Delete
  19. Shkrimet e juaja jane nje mrekulli. Por kjo eshte perla e perlave! Jeni e mrekullueshme. Pergezimet e mia!

    ReplyDelete
    Replies
    1. Faleminderit shume! Fjalet e bukura i dua fort, te perqafoj.

      Delete
  20. Dashuria transmetohet nga prindërit, nëse dashuri nuk mer nga to? Kurrë sdo mund ti japësh dashuri një mashkulli a femre. Shkrim i saktë, fundi më pëlqeu shumë... Do të doja që të gjithë të kishin një udhëzues të tillë e ta zbatonin, por fatkeqsisht injoranca mbizotëron duke u pasuar nga dhuna 😞.
    Bravi Desantilav, të përgëzoj për shkrimin.

    ReplyDelete
  21. Des'aintila je e mrekullueshme moj vajze! Ta knaq shpirtin me cdo fjale te vetme qe na''servir''.Je talent i rralle qe ne gjera te vogla njeriu e gjen lumturine .Te perqafoj! From Jessie with love!

    ReplyDelete
  22. Mirëdita, ndërsa jeni duke e lexuar këtë, dijeni që problemet tuaja janë zgjidhur përgjysmë nëse mund të ndërmerrni veprime në lidhje me to sepse ajo është një grua e fuqishme shpirtërore atje e quajtur Dr dawn acuna, të cilën e takova duke lexuar një artikull në internet, ajo më ndihmoi me një magji që ma ktheu burrin pasi burri më la për më shumë se 8 muaj, ajo bëri një magji që më ndihmoi të mbetem shtatzënë për burrin tim dhe tani kemi 2 fëmijë të bukur, tani jeta ime në martesë po shkon mirë, çfarë mund të kërkoj më shumë .... a keni problem që dëshironi të zgjidhni?

    *Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
    *Nëse doni të pajtoheni me burrin tuaj.
    *Nëse keni nevojë për të kuruar ndonjë sëmundje.
    *Nëse doni të ndaloni abortin.
    Dhe shumë të tjera, acuna e agimit do t'ju mahnitë me Fuqitë e saj të mëdha. kontaktoni atë në whatsapp: { +2348032246310 }
    Email: { dawnacuna314@gmail.com }

    ReplyDelete
  23. Faleminderit për atë që keni bërë për mua { Dr dawn acuna }! Burri im pushoi së plotësuari letrat e divorcit pasi të kontaktova për të më ndihmuar të ndaloja divorcin me burrin tim dhe tani gjërat po shkojnë shumë më mirë tani. Siç thatë, i gjithë procesi në lidhje me divorcin është anuluar dhe gruaja e keqe që shkakton problemin në martesën time është larguar nga burri im dhe tani jemi të lumtur së bashku, nëse keni probleme në lidhje ose martesë ose ndonjë problem tjetër. , mund t'i dërgoni email atij në: ( dawnacuna314@gmail.com ) ose WhatsApp saj ( +2348032246310 ).

    Ai u specializua në magjitë e mëposhtme:

    *MAGJITË DASHURIA
    *MAGJITË MARTESORE
    *MAGJITË E PARAVE
    *MAGJITË E BUKURISË
    *MAGJITË E PASURISË
    *MAGJITË TËRHEQJES SEKSUALE
    *MAGJITË E SHËRIMIT TË HIV
    * SPELL KAZINO
    *HIQ SPELJET E MALLKIMIT
    *MAGJITË MBROJTJES
    *MAGJITË E LOTARISË
    *MAGJAT E FATIT
    *MAGJAT E Pjellorisë

    ReplyDelete
  24. Emri im është Elfrida. Kur burri im më la, isha i shokuar dhe i zemëruar dhe nuk e mbajta veten për shumë muaj. Bëra gjithçka që munda për ta kthyer atë, por pa dobi. U nisa për në një qytet tjetër me shpresën se do të mund të filloja përsëri. Takova një burrë tjetër me të cilin u përpoqa të isha me të, por nuk funksionoi sepse nuk mund ta dashuroja. E dija që ende dua dhe dua që burri im të kthehet tek unë. Kështu që fillova të kërkoja ndihmë dhe më pas gjeta MAGJIKËN E BARDHË, nga pikëpamjet e ndryshme që kisha lexuar. Ne biseduam dhe e bëra të kuptonte gjithçka që duhej të dija, besova në të dhe ndoqa procedurat. Ai punoi për mua dhe rivendosi dashurinë dhe lidhjen mes meje dhe burrit tim, dhe vetëm pas 48 orësh siç premtoi, burri im po më kërkonte dhe filluam të flisnim, dhe ai erdhi të më shihte ku jam, dhe bëmë gjëra u ngritëm dhe u bëmë përsëri të lumtur së bashku. WHITE MAGIC është i besueshëm dhe mund t'ju ndihmojë nëse e kontaktoni për ndonjë gjë. Thjesht dërgojini atij një SMS me email: findritualforlife@gmail.com
    Ose WhatsApp: { +2349046229159 }
    { +3550685677099 }

    ReplyDelete
  25. Bimët natyrore kanë shëruar kaq shumë sëmundje sa ilaçet dhe injeksionet nuk mund të shërojnë. Unë kam parë rëndësinë e madhe të bimëve natyrore dhe punën e mrekullueshme që ata kanë bërë në jetën e njerëzve. Kam lexuar dëshmitë e njerëzve në internet se si janë shëruar nga herpesi, HIV, diabetikët etj nga mjekësia bimore Dr.DAWN, ndaj vendosa të kontaktoj mjekun sepse e di që natyra ka fuqinë të shërojë çdo gjë. Unë u diagnostikova me HIV për 7 vitet e fundit, por Dr. DAWN më shëroi me barërat e tij dhe i referova menjëherë tezen time dhe burrin e saj, sepse ata të dy vuanin nga herpesi dhe u shëruan gjithashtu. E di që është e vështirë të besohet por jam një dëshmi e gjallë. Nuk është e dëmshme të provosh barëra. Ai është gjithashtu një magjistar, ai bën magji për të rivendosur martesat e prishura dhe magji për fat të mirë për të përparuar dhe shkëlqyer në jetë. Kontaktoni me emailin e Dr.DAWN: ( dawnacuna314@gmail.com )
    Whatsapp:+2349046229159/
    +3550685677099

    ReplyDelete
  26. Kam lexuar disa dëshmi për një magjistar dashurie të quajtur DR DAWN se si ai ka ndihmuar shumë njerëz për të rikthyer ish të dashuruarit e tyre brenda 48 orëve, Sinqerisht, thjesht po mendoja nëse kjo ishte e vërtetë dhe nëse ky njeri mund të ndihmonte vërtet të kthente të dashurin tim të cilin Unë dua shumë. Vendosa të kontaktoj sepse e dua shumë të dashurin tim dhe kemi nja dy muaj që jemi ndarë. Më ka marrë shumë malli për të, kam provuar të gjitha mënyrat e tjera për ta rikthyer, por nuk kam mundur. Unë kontaktova me DR DAWN dhe ai më tha se ish-i im do të kthehet tek unë në 48 orët e ardhshme.
    Për habinë time, ish i dashuri im u kthye pikërisht pas 48 orësh, e gjitha kjo falë Dr DAWN,
    Ai gjithashtu mund t'ju ndihmojë me
    *Spell për të mbetur shtatzënë.
    *Magji për t'u ribashkuar.
    *Shëroni çdo sëmundje.
    * magji për fat të mirë.
    *Magji për pasuri.
    Dhe të tjerët.
    Kontaktoni me të përmes: dawnacuna314@gmail.com
    Whatsapp: +2349046229159

    ReplyDelete
  27. Filloi me keqkuptime të vogla pas të cilave më tha se do të ishte mirë të bëja një pushim, që mendoj se u kthye në një ndarje. Ai nuk më kërkon më. Më trishtoi sepse ishim bashkë që në shkollën e mesme dhe ai ishte dashuria ime e parë dhe e vetme. Kërkova ndihmë në të gjithë internetin dhe pashë kaq shumë njerëz që postonin dëshmi për Dr DAWN, mora kontaktin e tij përmes një prej komenteve dhe fola me të për situatën time dhe ai shpjegoi procesin e pajtimit dhe se si do të më ndihmojë pajtohu me të për tri ditë. Kanë kaluar saktësisht 3 muaj që kur e kontaktova tani dhe gjithçka ishte perfekte dhe më duhej ta postoja këtë sepse ai meriton të gjitha fjalët e duhura për të më ndihmuar.
    Ai është WhatsApp: +2349046229159
    Email: dawnacuna314@gmail.com

    ReplyDelete
  28. Për mbi 13 vjet martesë nuk munda të lindja, vazhdoj të abortoj edhe nëse mbetem shtatzënë, të gjithë doktorët nuk mund të më ndihmonin, derisa motra ime më drejtoi te doktori DAWN, i cili më ndihmoi dhe mbeta shtatzënë dhe tani unë të kesh një vajzë të bukur,
    Ai gjithashtu ndihmon shumë miq të mi që i drejtova, Dr DAWN është një bekim për të gjithë ata që e kontaktojnë,
    *Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
    *Nëse doni të ndaloni abortin.
    *Nëse doni të ktheni të dashurin tuaj.
    *Nëse dëshironi që burri/gruaja juaj të kthehet.
    *Nëse dëshironi të rikuperoni pronën ose Paratë tuaja të vjedhura.
    *Nëse dëshironi të trajtoni çdo lloj sëmundjeje,
    Kontaktoni me të në WhatsApp: +2349046229159

    ReplyDelete

Post a Comment

Popular posts from this blog

Fuqia e Fjalës!

Fjalët janë të fuqishme. Pak gjëra duhen për  të ndriçuar ose për të dëmtuar dhe fjala padiskutim është si një gjuajtje në shenjë për shumë situata dhe individë. Përpiquni të mos bëni gabime me fjalën, janë si një armë vdekjeprurëse. Luftërat kanë filluar me fjalë, prej fjalës e më pas prap prej tyre kanë përfunduar. Kam njohur  njerëz të cilët janë të gatshëm të ndajnë ndjenjat e tyre më të brendshme, nevojat, frikën, shpresat dhe ëndrrat ... nëpërmjet fjalëve. Pa aftësinë për të vënë fjalët së bashku për të formuar mendimet tona, ne jemi të humbur. Mungesa e fjalëve mund të jenë shkatërruese. Shumë marrëdhënie janë humbur nga pamundësia e një partneri/e që kanë mungesë vullneti për të folur gjërat midis njëri-tjetrit, por zgjedhin rrugën e shkurtër, heshtjen. Më duket shumë interesant fakti se  kur i bërtasim fjalët tona, ato kanë tendencën të humbasin fuqinë e tyre; pak ironike kur e konsideron se duke pëshpëritur ato nuk do të jenë aq në vëmëndje të dëgjuesit. Nj

Bisedë këmbëzbathur…

Ulur në bregun e një gjiri që me siguri një emër duhet ta ketë, mbështillem me veten dhe mendoj se si koha e humbet reputacionin në një gjendje të tillë. Gjysëm diell, erë e lehtë, hije e rënë në shkëmb, një pullë e këmishës mbërthyer, këmbëzbathur! Rrëkëllej një gotë, bashkë me mendimet që më ngacmojnë me praninë e tepruar të tyre edhe pse përpiqem ti hutoj. Mendimet nuk i binden më urdhrave! Dorëzohem. Me dëshirën për të hequr qafe "gjërat" e panevojshme sa më shpejt të jetë e mundur, guxoj ti bëj dhuratë në xhepat e të tjerëve elementët e ndërgjegjes. Sa lehtë do ndihesha nëse nuk do të peshonin cdo ditë në mua. Jam në një botë që nuk sheh së jashtmi por është e brendshme, që merr formë nga mendimi i cili nuk kumbon, por përhapet si valë në vetvete. Qënia ime bart ankth si torbë e marrë në piknik. E lëshoj. Një moment paqeje që nuk luftoj me fjalët, një ritëm i heshtur i përkundur me zhurmën e valës së detit që më mbërriti deri tek gishtërinjtë. I vetmi film me ngjyra

Të të kem edhe njëherë më shume se kaq…

Ne kemi më shumë brenda vetes sesa ajo që japim, e ruajmë si më të fortën armë, si më të cmuarën vlerë, e ruajmë veten për ditët ku do të na duhet të vihemi në provë. Kur jeta na ul me këmbë në tokë e na merr në pyetje, na vendos përballë një ndjesie që në vetvete është pasqyrë të cilën kemi refuzuar ta shohim… Atëherë ne zhvishemi! Heqim dorë nga të qënurit të paralizuar dhe mbajmë në shpatull forcën e të qënurit pikërisht ne! Zgjedhim të marrim edhe shije te hidhur, provojmë lot, ndjejmë zemërim, trishtim, mblidhemi grusht në guackën e errët për aq sa na duhet e prapë brenda vetes e gjejmë rrënjën dhe dritën. Ka një magji në padijen se c'do na ndodhë më pas dhe më e bukura qëndron te forca për të mos patur me vete frikën të provosh përsëri. Të duash, të dish të duash, të duash edhe pa ditur e të jesh e plotë aty, të prekesh të gjitha, mjafton të të bëjnë të lumtur. Ne njohim veten tonë më të bukur vetëm kur jemi të aftë të duam, të ngjashme me zotërimin e gjithë botës në shpirt.