Skip to main content

Posts

Showing posts from May, 2026

Pjata ime speciale

Drita mbi tavolinë bëhet më e ngrohtë, buka duket më e bardhë, vera më e ëmbël. Sikur duart të mos gatuajnë ushqim, por qetësi për shpirtin e lodhur të botës. Dhe njeriu, pa e kuptuar, ndjen se po ushqehet me diçka më të madhe se buka, me ngrohtësinë e një zemre që ka mësuar të lulëzojë. Kam parë tavolina të pasura që më janë dukur të ftohta si dimri. Dhe kam parë një copë bukë, pak djathë e një buzëqeshje gruaje që e bënte gjithë mbrëmjen të dukej si festë. Sepse lumturia është përbërësi i fshehtë që nuk shkruhet në receta. Si një gjendje e brishtë harmonie, ajo zbret me ty në bisedat e ngrohta të natës ku merr formë edhe rrëfimi më i vogël, kur strukesh e mblidhesh me veten e njëkohësisht kur këmbët i shtrin mbi karrigën që ke përbri, duke thënë si nën zë, çfarë kënaqësie! Nga jashtë vjen zhurma e një shiu të lehtë dhe dritarja të kujton se kjo është melodi. Qelqi mjegullohet pak nga fryma e dhomës dhe ti mendon se sa pak i duhet njeriut për të qenë i plotë: një tavolinë, një d...