Skip to main content

Posts

Showing posts from June, 2022

Dëshirat ndezin motorët!

Prej nga më buron mendimi e der në veprim ndodh një nyje e pasur me gjithfarë ngjarjesh që herë herë shtyjnë njëra tjetrën e herë të tjera sikur rrokin edhe veten, ashtu krejt të dlirë. Edhe në mendimet dytësore e ato më periferike ka një solidaritet i cili e sheqeros gjithë gjëndjen e kështu si në një skenë merr jetë gjithcka. Me gjasa i nënshtrohemi padashur gjithë ngjarjeve që janë vendosur stivë   si drunjtë e dimrit, e kështu në momente të zymta, zgjedhim ti përdorim edhe përtej destinacionit parësor që ato kanë. Më mjafton një piketim për ti përligjur vetes të drejtën se prej një dëshire të lindur aty këtu, të manipuloj gjithë stinën e të ndjej nevojën entuziaste për të ndezur zjarre e për ti dhënë jetë cdo mendimi.   Më mjafton të të mendoj për ti zbukuruar dyert e botës si mikpritëse që thjesht më presin ti shkel pragun. Më mjafton një faqe e një libri që ndoshta për dikë do të ishte e pakuptueshme për tu lexuar, që të mund të më ngjallte edhe njëherë atë brengën e izolomit