Skip to main content

Posts

“Do një kafe?”

  Është fjalia më e pafajshme në botë. Thuhet lehtë, pothuajse kot, si të mos mbajë asgjë brenda saj. Por njerëzit e dinë fare mirë sa gjëra janë nisur nga një kafe. Dashuri që kanë hyrë në jetë pa trokitur. Lamtumira që janë thënë duke trazuar sheqerin ngadalë. Heshtje që kanë shpëtuar njerëz nga vetmia. Ka njerëz që të ftojnë për kafe dhe në të vërtetë duan të të shohin sytë. Të dëgjojnë mënyrën si qesh. Të kuptojnë nëse je ende i lodhur nga jeta apo ke filluar të shërohesh sadopak. Mua më pëlqejnë kafenetë e verës. Ato ku tavolinat nxirren jashtë dhe mbrëmja ulet mes njerëzve si një grua e bukur që nuk ka ngut. Filxhanët mbajnë ende nxehtësi, por ajri është i butë. Dikush kalon me biçikletë. Një radio e largët luan një këngë italiane. Dhe qyteti duket sikur ka hequr për pak orë barrën e vet. Në ato çaste, kafja nuk pihet. Shoqërohet. Rri aty mes dy njerëzve si një sekret i vogël i zi që nxjerr avull. Dhe bisedat bëhen ndryshe. Flitet për gjëra të parëndësishme me një serio...
Recent posts

Pjata ime speciale

Drita mbi tavolinë bëhet më e ngrohtë, buka duket më e bardhë, vera më e ëmbël. Sikur duart të mos gatuajnë ushqim, por qetësi për shpirtin e lodhur të botës. Dhe njeriu, pa e kuptuar, ndjen se po ushqehet me diçka më të madhe se buka, me ngrohtësinë e një zemre që ka mësuar të lulëzojë. Kam parë tavolina të pasura që më janë dukur të ftohta si dimri. Dhe kam parë një copë bukë, pak djathë e një buzëqeshje gruaje që e bënte gjithë mbrëmjen të dukej si festë. Sepse lumturia është përbërësi i fshehtë që nuk shkruhet në receta. Si një gjendje e brishtë harmonie, ajo zbret me ty në bisedat e ngrohta të natës ku merr formë edhe rrëfimi më i vogël, kur strukesh e mblidhesh me veten e njëkohësisht kur këmbët i shtrin mbi karrigën që ke përbri, duke thënë si nën zë, çfarë kënaqësie! Nga jashtë vjen zhurma e një shiu të lehtë dhe dritarja të kujton se kjo është melodi. Qelqi mjegullohet pak nga fryma e dhomës dhe ti mendon se sa pak i duhet njeriut për të qenë i plotë: një tavolinë, një d...

Edhe një herë

Ka caste kur njeriu dëshiron vetëm edhe një herë. Jo një jetë tjetër, jo një mrekulli të madhe, por një herë të vetme, një sekondë më shumë, një mundësi të vogël që duket e parëndësishme në dukje, por që për të është gjithcka. Edhe një herë të zgjohesh në mëngjes pa ngut, duke dëgjuar zhurmën e qetë të një dite që ende nuk ka filluar. Ajri i parë që mbush mushkëritë s’është thjesht frymë, por kujtim i gjallë i gjithë asaj që ka humbur dhe i gjithçkaje që ende pret të ndodhë. Edhe një herë të shohë dikë në sy, pa maska, pa fjalë të tepërta, pa frikë se koha do t’ia marrë. Një shikim që nuk ka nevojë për shpjegime, sepse kuptohet në heshtje. Edhe një herë të ndjejë aromën e kafes së freskët, ose erën e shiut në rrugët bosh. Këto gjëra të vogla, që në ngut e lodhje harrohen, janë ato që kthehen në pasuri të pamatshme kur njeriu kupton se koha nuk i jep pafund. Edhe një herë të qeshë me shpirt, ashtu sic qeshin fëmijët, pa menduar për çfarë do të thotë bota, pa ndjerë peshën e barr...

Dashuria të ngrihet në këmbë!

Po venitet dashuria. Jo ajo që përmendet në vargje të zhurmshme, por ajo që merr frymë mes njerëzve, që dridhet në heshtje kur sheh dikë të lënduar, që rri e përulur në qoshe shpirtrash të ndrojtur. Ajo dashuri e thjeshtë, e ndjerë, që nuk ka nevojë për fjalë të mëdha, po tretet si një aromë e vjetër që askush nuk e ndien më. Po shndërrohet në kujtim, në një ndjesi që njerëzit përmendin me mall, por nuk e përjetojnë më. Njerëzit janë bërë të ngurtë, sikur cdo ndjenjë t’i rëndojë. Flasin për dashurinë, por pak kush e njeh. Shumë duan të duken të dashuruar, pak duan vërtet. Zemrat janë kthyer në mjegull, të lodhura nga pritjet, nga zhgënjimet, nga mungesa e butësisë. Dhe kështu dita-ditës ndjeshmëria zbehet ndërsa shpirtrat mbeten bosh, si shtëpi pa dritë. Njerëzit nuk besojnë më në përqafime të sinqerta, sepse janë mësuar me duar që prekin, por nuk ndiejnë. Nuk besojnë më në fjalë, sepse janë lodhur nga ato që tingëllojnë bukur, por peshojnë pak. E kemi harruar gjuhën e syve, përkëd...

Ditë me shije dimri

Qielli i ngrirë rri pezull si një mantel i heshtur, ndërsa fryma e erës lëviz ngadalë, si dorë e padukshme që shkund kujtime të fshehura. Cdo hap tingëllon si melodi e brishtë, dhe diku thellë brenda meje ndizet një ndjenjë e pazakontë, një mall i ëmbël që lidhet me emrin tënd. Se di a e sjell ti dimrin apo dimri vjen me ty? Në çdo frymë, ajri më duket i përzier me ditët e tua. Aroma e druve të djegur ngrihet si përkëdhelje mbi kujtesë, duke më sjellë pranë oxhakut të ngrohtë, aty ku shikimi yt ndizte dritë më të fortë se cdo flakë. Edhe kur shikoj xhamat e mjegulluar, shoh portretin tënd të vizatuar aty, sikur dimri vetë kërkon të më kujtojë sa ftohtë bëje ti, duke mundur cdo acar të jetës time. Si një ulërimë mbetur në thellësinë e një gryke që ska fuqinë të dalë me fjalë. Si një heshtje ardhur prej mungesës së frymës sa përballem me një akullnajë. I ngrirë, i ngrirë deri në palcë, me ditë të brengosura si pamja që ti merr sapo fundi i vjeshtës vjen, kështu është shija e kujtimit...

Ne pa ty!

Unë them e bardhë! Ti thua e zezë! Unë them po vij. Ti thua unë po iki! Dhe kështu jeta ime ka gjithmonë ngjyra ndërsa e jotja bardh e zi. Sa më shumë të kërkoj aq më larg shkon ti, dhe kështu ditët e mia mbeten peng i dëshirave, ndërsa ti një njeri që ende nuk di vlerën e një dhurate të shtrenjtë, jetës! Unë them ndjej, ti thua harro. Unë zgjas dorën, ti mbyll grushtin. Dhe kështu hapësira mes nesh bëhet mur, një mur që më mban larg teje, por jo larg ëndrrave të mia. Ti jeton në hije, unë jetoj në dritë, ti zgjedh të ikësh, unë zgjedh të mbetem. Unë shikoj qiellin dhe shpresoj për një moment se gjërat nuk do të jenë gjithmonë kështu, ti shikon rrugën dhe ikën nga çdo pritje. Netët e mia janë të mbushura me heshtjen e dritave të vogla të yjeve ndërsa ditët e tua kalojnë pa e kuptuar bukurinë që të rrethon. Ndjej tingujt e shpresës, ti ndjen zhurmën e boshllëkut. Sa më shumë përpiqem të të afroj, aq më shumë largohesh, dhe ndonjëherë mendoj se ndoshta kjo është mënyra jote të jesh, të ...

Kam zhvendosur kufij

Kam ecur gjatë rrugëve të jetës sime, duke bartur mbi supe peshën e ditëve që u bënë vite e viteve që u bënë kujtime. Dikur, kufijtë e mi ishin të ngurtë, të ngushtë, të rrethuar me mure të padukshme, por të larta. I ruaja me fanatizëm, si një kopshtar që mbron lulet e tij nga çdo erë e huaj. Më dukej se ajo ishte mënyra e vetme për të mbetur e paprekur. Por koha, ajo mjeshtre e heshtur, nuk pyet, filloi t’i trazojë gurët e fortë të kështjellës. Ngjarjet erdhën si dallgë të një deti të largët, duke u përplasur me bregun që besoja se ishte i pathyeshëm. Njerëz hynë e dolën nga jeta ime, disa me hapa të lehtë si vesë në mëngjes, të tjerë me stuhi që rrëzuan pemët. Një fjalë e thënë nga dikush në një çast të papritur, një humbje që nuk e prisje, një fytyrë e panjohur që të ngroh me një buzëqeshje të sinqertë të gjitha këto u bënë çekiçë të vegjël që goditën muret e mia. Kam zhvendosur kufij të padukshëm, kufirin e durimit, kur mësova të dëgjoj pa u mbrojtur, kufirin e faljes, kur kupt...

Aty ku nis rruga...

Ka një pikë në jetën e njeriut ku logjika hesht, ku llogaritjet shkërmoqen, ku fjalët e të tjerëve bëhen pluhur mbi supet e vullnetit. Aty fillon guximi. Ai nuk lind në siguri, por në tronditje. Është drithma e parë përpara një vendimi që të tejkalon, një hap që nuk të premton kthim, një shikim drejt së panjohurës që nuk kërkon garanci, por përkushtim.  Guximi nuk është armaturë, është zhveshje. Nuk është të nisesh i sigurt, por të ecësh edhe kur nuk e di se ku po shkon. Dhe në mënyra që nuk mund t’i shpjegojmë kurrë me logjikën e botës , fati pikas zemrat që rrahin ndryshe . Ai rrallë ndihmon të përgatiturit. Më shpesh ulet në tavolinë me të cmendurit që guxuan të ngrenë një gotë në ajër dhe të thonë: “Pse jo?” Guximi është virtyti që s’ka nevojë të bëjë zhurmë. Ai nuk shpallet, nuk vishet me parrulla, nuk kërkon duartrokitje. Është si rrënja që depërton tokën, në heshtje, duke kërkuar dritën. Nuk shfaqet gjithmonë në beteja të mëdha, por shpesh në veprime të vogla me peshë të j...

Një herë e një jetë

Thuhet se diku, në një vend që nuk gjendet në asnjë hartë, ka njerëz që jetojnë ndryshe. Ata nuk ecin me ngut, nuk rendin pas kohës, nuk mbajnë në zemër pesha që nuk janë të tyret. Ata zgjedhin të jetojnë si në përralla, jo për të shpëtuar nga realiteti, por për ta ndriçuar atë nga brenda. Në atë botë, mëngjeset nuk nisin me alarm, por me një rreze që përkëdhel qepallat. Çdo ditë është një faqe e bardhë ku nuk shkruhen detyra, por ngjyra dhe sytë e njerëzve nuk janë për të gjykuar, por për të parë thellë, atje ku fillon drita. Në këtë përrallë që duket si ëndërr apo ëndërr që duket si jetë nuk ka udhë të qarta, por ka një ndjesi që të çon gjithmonë aty ku duhet. Është zëri i butë i zemrës që të thotë “ndalu këtu, këtu je mirë”. Dhe kur ndalesh, gjithçka merr kuptim edhe gjethet që bien kanë histori, edhe erërat që fryjnë mbajnë fjalë që askush nuk i ka thënë ende. Njerëzit atje nuk janë të përkryer, por janë të vërtetë. Ata dinë të qeshin me lot, dhe të qajnë pa turp. E dinë që jeta...

Të kam dashur shumë

Të kam dashur shumë. Jo siç e thonë në këngët e lehta apo në filma ku gjithçka përfundon në një përqafim dhe muzikë në sfond. Të kam dashur në heshtje, në thyerje, në netët kur fjala "mirupafshim" nuk kishte garanci kthimi. Të kam dashur në çdo version të kohës. Në ato ditë naive kur gjithçka ndodhte pa u menduar gjatë, dhe në ato netë më të vona kur gjithçka analizohet kur edhe ndjenjat që dikur thjesht ndiheshin, tani shqyrtohen, vihen në peshore, kërkojnë arsye për të qëndruar. E megjithatë, ndonjë gjë tek ti mbeti e paprekshme nga logjika. Një pjesë që nuk u zhvesh kurrë nga ndjenja, një kujtim që nuk kërkonte justifikim për të qenë. Koha është mjeshtre e fshehtë. Ajo jo gjithmonë vjen e mbrapshtë, ndonjëherë rregullon gjithcka. Shkrihet ngadalë mbi kujtime dhe i formëson ndryshe. E butë dhe e ashpër njëkohësisht, ajo gdhend kujtimet me një dorë që vetëm pas shumë vitesh e kupton se çfarë ka krijuar. Ajo që dikur dukej si fundi i botës, një dhimbje që dukej se s’kishte ...