Skip to main content

Posts

Showing posts from April, 2023

Unë kam institucion zemrën!

Mund ta quash cfarë të duash ti, mund ta zbresësh në nivele krahasimore me shumë vende, qytete, sende, ndjesi, mund të thuash që i ngjan një kafeneje buzë rruge në Paris a ndonjë parku të vogël pikniku fundjave, po mos harro, zemra është institucion. Janë grimca të vogla të lumturisë ato që i vijnë në ndihmë zemrës si instrument që të prodhojë tinguj, nga ato me vibrime të ëmbla për veshin e të dëgjueshme si strehë për veten. Janë ato frikërat që ndjell mendja për të të vënë para dilemës “e drejtë” apo e “gabuar”, dëgjo zemrën, liria e saj është e frikshme, por është aq e bukur   mungesa e burgut që na pllakos herë herë dëshirat. Nuk ka njësi matëse për gjithcka jep, nuk ka afate, nuk ka datë skandence, jeton në heshtje, në zhurmë, në kaos, frymon, të bën të ndihesh gjallë aq shumë herë sa ti harron edhe të jesh mirënjohëse për të. Ajo thyhet, prap gjen copëzat e saj dhe formohet më bukur, më plot. Ajo bën dritë, e shpërndan, lëshon diell, është më e mirë se ne, ajo i di të gjith