Skip to main content

Posts

Showing posts from May, 2022

Cfarë të ndricon ty?

Si një rrjedhë e vetëdijshme ndjesish, ku nuk shquan shpirtin me trupin, ku nuk ekziston kurrfarë vështirësie për të gjetur udhën, rrekem të kuptoj cfarë të ndricon ty? Prej nga buron ajo ngjizje e qëndrueshme e asaj drite që ta mban shpirtin aq të sojshëm? Dua të ulem e ta vështroj me orë të gjata pa i thënë asnjë fjalë, duke e kundruar me endje të madhe me dëshirën të jem ëndërr e të zhytem në atë cepin emocional që vetëm ti ja njeh vetes. Cfarë të ndricon ty? Ajo derë e hapur që lëshon dritë e mbërrin drejt e tek unë, ajo përsiatje e brendshme që shpërfaqet sapo ti vjen, mungesa e qëllimshme e kornizës, epifania e përvecme e jotja! Shkëlqimi që mbart jo vetëm ajo që shoh, po përtej saj, ajo që ti me bindje jep, arena jote e pazhurmë, si një fitues i vetëm që në triumf ka shoqërues miliona yje dhe ashtu si në një skenë me përulje njeh dhe gëzon unin tënd. Shëtitjet e gjalla të gjithë mendimeve që ti i nxjerr prej vetes dhe i zbret të prekshme në tokë, dhimbjen dhe frikën që nata i bë

Gjërat nuk do të ishin njësoj…

Gjërat nuk do të ishin njësoj po të mos ishe ti. Nuk do të ishte një natë e gjatë duke bërë palë mendimet me jetën ose ndoshta duke i bërë lëmsh të dyja. Nuk do të ishin fjalët me mundësi të kufizuara si një manual për të na cunguar dëshirën. Nuk do të ishte syri i paqejf për ndryshime duke lënë pasqyrën si reflektim të asaj cka nuk jemi. Do doja ti dëgjoj ca nga ata që heshtin, me po aq shpresë e dëshirë sa do të kisha dashur që ca nga ata që flasin, të kishin heshtur, një vend ku gjërat nuk do të ishin njësoj… Një vend ku të gjesh një strehë të pamanipuluar nga arsyeja. Një vend ku të ulesh e të më tregosh pikërisht se cfarë ta ngre shpirtin peshë e cfarë ti bën të gjitha muret e thyeshme, kush janë kostot njerëzore që të mos e humbësh atë cmendurinë e brendshme, kush janë format dhe përmasa që ti ja prezanton botës e si e mban larg vetes botën për mos të ta ndotur atë dimension që të përket vec ty. Gjërat nuk do të ishin aspak njësoj, po të mos rendim turravrap pas asaj që na