Skip to main content

Posts

Showing posts from August, 2017

Babait të ardhshëm të vajzës që dua të kem! (VAZHDIM…)

Duhet të kesh dëgjuar se shpirtrat takohen para fytyrave, se kemi jetuar edhe në jetën e mëparshme bashkë e sot ja ku jemi, duke shkruar dëshira e mbledhur premtime. Të lutem ruaje! Ruaje prej ditës kur ajo të të thotë se ka frikë të të humbë, ruaj bashkë me të qindra kujtime që do tja mbushin shpirtin, jepi 100 këshilla por lavdëroje në 1000 forma! Mësoje të mos bëhet si ty por t’i trajtojë njerëzit me të njëjtën mënyrë si do t’a trajtojnë atë, ruaje prej të këqijave. Thuaji se si ti je zhgënjyer në jetë e mësoje t’i bindet vetes se jeta do t’a përballë me shumë fytyra por me pak shpirtra! Të lutem ruaje! Ruaje prej llastimeve që do t’a dëmtojnë, thuaji se gabimet janë mësimet më të vlefshme të jetës por tregoi se kur të zgjohet në mëngjes, jo gjithmonë ti do të jesh aty për t’a motivuar të bëhet e fortë dhe se ditët e saj më të rëndësishme janë ato të cilat ajo do të arrijë të marrë vendime vetë! Mësoja të gjitha, rrugët, godinat, institucionet, por mbi të gjitha mës